Shtylla: Konica duhet të dalë në gjyqin e popullit!
Shqiptaro-amerikani Gani Perolli nga Kruma e Shqipërisë, familja e të cilit kishte migruar nga Shqipëria në vitin 1948, për shkak se ishte rreshtuar në krahun e rezistencës antikomuniste, tetë vjet më parë e vizitoi Kosovën dhe familjen time në Prishtinë. Gjatë bisedës me të, ai m’i ofroi shënimet e intelektualit Qerim Panariti, që ishte mik dhe bashkëkohës i Nolit dhe Konicës. Ai më dha hollësi edhe për dialogun midis Fan Nolit dhe Behar Shtyllës, ky i fundit ish-ministër i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë, i cili ishte në krye të një delegacioni të Shqipërisë komuniste në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në vitin 1964.
Gani Perolli, duke iu dedikuar shënimeve të Qerim Panaritit, thekson se “Fan Noli çdo vit e kalonte dimrin në Florida.
Ishte viti 1964 kur Fan Noli bashkë me Qerim Panaritin po vinin nga Bostoni për të shkuar në pushime dimërore dhe ata u ndalën në stacionin e trenit në Pensilvania të Nju-Jorkut. Aty u takuan me Behar Shtyllën dhe pas përshëndetjeve në një restorant të stacionit të trenit në Pensilvania, biseda u zhvillua kështu:
Fan Noli: Shkëlqesi, si janë punët?
Behar Shtylla: Shumë mirë, Hirësi!
Fan Noli: Si e kemi Komandarin?! (është fjala për Enver Hoxhën).
Behar Shtylla: Mirë është dhe ju bën të fala!
Fan Noli: Faleminderit! A mund t’ua bëj një kërkesë?
Behar Shtylla: Fjalë janë këto Hirësi! Urdhëroni…
Fan Noli: Është fjala për Faik Konicën. Ai e ka lënë amanet që eshtrat e tij të dërgohen në Shqipëri për rivarrim. E pranon Governa (Qeveria) juaj këtë gjë?
Behar Shtylla: Ai mund të kthehet në Shqipëri, por duhet të dalë në gjyqin e popullit dhe sipas dënimit të gjyqit të popullit, eshtrat e tij duhet të rivarrosen në varret e të dënuarve për aq kohë sa e dënon gjyqi. Pas mbarimit të gjyqit, eshtrat e Konicës mund të rivarrosen në varrezat e zakonshme!
Fan Noli: Pse të shkoj në gjyq Faik Konica? (Noli fillon të flas për të gjitha veprat dhe meritat e mëdha të Konicës duke filluar nga zbulimi i Flamurit Kombëtar në Muzeun e Londrës dhe për vepra të tjera të Konicës). Noli gjatë bisedës me Shtyllën, Konicën e quan “Ustai”.
Behar Shtylla: Më vjen keq, por ai duhet të dal në gjyqin e popullit dhe që të gjitha varen nga vendimi i gjyqit të popullit.
Gani Perolli thekson se Qerim Panariti i ka thënë atij se Noli qe habitur nga përgjigja e Behar Shtyllës rreth rivarrimit të eshtrave të Konicës. Ishte hera e parë që Noli filloi të dyshonte në Qeverinë komuniste të Tiranës. Perolli thekson se është për t’u habitur se Nolit iu deshën plot njëzet vjet, përkatësisht nga viti 1944 deri në vitin 1964, që ta kuptonte të vërtetën e regjimit komunist në Shqipëri.
“Kur erdhëm në Amerikë në nëntor të vitit 1956 ne u strehuam në Boston. Babai im Hamit Perolli shoqërohej nga z. Robis, i cili e kryesonte Shoqatën e Veteranëve Shqiptaro-Amerikan të Luftës së Dytë Botërore. Një ditë babai shkoi me z. Robis te ‘Vatra’ dhe u takua me Qerim Panaritin. ‘Shoqata e Veteranëve’ botonte gazetën ‘Albanian-American’ dhe në numrin e dytë që u botua në nëntor të vitit 1956, në faqen e parë të saj botoi fotografinë e familjes Perolli, foto të cilën e kishte marrë nga gazeta prestigjioze amerikane ‘Christian Science Monitor’. Atëbotë ‘Shoqata e Veteranëve’ dhe ‘Vatra’ kishin qëndrime të ndryshme politike, por që e ruanin një miqësi të brishtë midis tyre. ‘Shoqata e Veteranëve’ kishte qëndrim antikomunist dhe proamerikan, derisa ‘Vatra’ mbante qëndrim pozitiv ndaj regjimit komunist të Tiranës zyrtare dhe qëndrim kritikues nga politikës së jashtme të SHBA-ve”.
Në kujtimet e tij, Perolli thekson: “Më vonë së bashku me Qerim Panaritin dy herë e kemi vizituar Nolin në banesën e tij modeste në Boston. Një ditë Noli zhvilloi një bisedë interesante me babain tim Hamit Perolli rreth largimit tonë nga Shqipëria. Fan Nolin e kemi parë edhe shumë herë duke mbajtur meshë në kishën e Shën Gjergjit në Boston dhe në Nju-Jork, ndërsa pas meshës jemi ndalur disa herë që të përshëndeteshim me të”.
Gani Perolli jep edhe një fakt interesant për babain e tij Hamit Perolli, i cili i përkiste klerit mysliman dhe respekti i tij për Nolin dëshmon më së miri për tolerancën fetare midis shqiptarëve.
Pas dialogut midis ish-kryeministrit të Shqipërisë dhe kryepeshkopit Noli dhe Behar Shtyllës, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë komuniste, u deshën edhe njëzet vjet të tjera që të plotësohej amaneti i Nolit, që eshtrat e Konicës të preheshin në Shqipëri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri