LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet “Gërdeci”, mungojnë të pandehurit

Shtyhet “Gërdeci”, mungojnë të pandehurit

Procesi për tragjedinë e Gërdecit nuk ka mundur të zhvillohet sërish këtë të mërkurë në gjykatën e Tiranës.

Shkak është bërë mungesa e 24 avokatëve, të cilët jo vetëm që nuk ishin prezentë, por nuk i kishin bërë të ditur trupit gjykues as arsyet përkatëse. Në seancë mungonin edhe të pandehurit Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe të pandehur të tjerë. Në këto kushte kryetari Hado vendosi shtyrjen e seancës për në datën 24 qershor.

Sipas gjyqtarit Ridvan Hado, personat e lartpërmendur kanë dijeni për datën, orën dhe zhvillimin e gjyqit, por ata sërish nuk janë paraqitur në seancë.

Seanca pritej të vijonte me dëshminë e Mihal Delijorgjit, në cilësinë e administratorit të “Albademil”. Por vetë Delijorgji ashtu si dhe tre të akuzuarit e tjerë kryesorë për tragjedinë, nuk ishin prezentë në sallën e gjyqit. Për pasojë trupi gjykues vendosi të pezullojë afatet e paraburgimit për këta të pandehur që tashmë janë në gjendje të lirë./Telegrafi/