LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet fillimi i Superligës

Shtyhet fillimi i Superligës

Sezoni pranveror i Raiffeisen Sueprligë së Kosovës në futboll është shtyrë për një javë dhe do të fillojë më 10 mars.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi për media, duke përmendur si shkas motin e keq që po mbizotëron në vend.

Iniciativa në të vërtetë ka ardhur nga vetë klubet, të cilat kanë kërkuar shtyrjen e afatit me qëllim që të përgatisin fushat e tyre ndeshjet. /Telegrafi/