LAJMI I FUNDIT:

Shtrenjtimi që ngulfat ekonominë

Shtrenjtimi që ngulfat ekonominë

Shtrenjtimi i rrymës do të rëndojë edhe më shumë situatën ekonomike e sociale të kosovarëve. Rritja e tarifave të energjisë elektrike do të ketë ndikime të mëdha edhe te zhvillimi dhe rritja e bizneseve, pasi rrit koston e prodhimit. Përveç që do t’u vështirësojë gjendjen bizneseve, ky shtrenjtim do të jetë edhe një sinjal i fortë se Kosova është e pafavorshme për investitorët e jashtëm për të investuar kapitalin e tyre.

Shtrenjtimi i energjisë elektrike që ka ndodhur në muajt e fundit do të ketë efekte tjera zinxhirore – në shumë fusha. Efektet do të ndihen që nga shtrenjtimi i produkteve ushqimore, e po ashtu edhe i gjërave të tjera të cilat janë të domosdoshme për t’u prodhuar me rrymë.

Ky shtrenjtim, i cili po arsyetohet me shpërthimin e 6 qershorit në Termocentralin “Kosova A” të KEK-ut, nuk është i bazuar në situatën reale, pasi që është e pandershme dhe e papranueshme që konsumatorët të ngarkohen me një çmim shtesë pa qenë faji i tyre.


Në KEK ka ndodhur një shpërthim, ku kanë humbur dy jetë njerëzish dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, e për të cilën gjë asnjë person në KEK së paku publikisht nuk është thirrur apo ndëshkuar.

Një shtrenjtim prej 4.11 për qind ka ndodhur në muajin prill e shtrenjtimi tjetër prej 5.18 për qind që ka ndodhur në shtator dhe i miratuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), nuk janë shtrenjtimi i vetëm. Konsumatorët, të cilët si opsion e kanë vetëm furnizimin nga KEK-KEDS do të kenë edhe një shtrenjtim tjetër – atë nga data 1 tetor i këtij viti. Nga fillimi i tetorit aplikohen tarifat dimërore të llogaritjes dhe faturimit të energjisë elektrike, e që janë më të shtrenjta se tarifat verore.

Shtrenjtimi mund të jetë edhe një sinjal se Qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj nuk kanë një strategji të menduar mirë për të tërhequr sa më shumë investitorë nga jashtë. Edhe pa këtë shtrenjtim të energjisë elektrike dhe procedurat e tjera burokratike, investimet nga jashtë ka kohë që kanë shënuar rënie në vazhdimësi.

Kush e di se cila do të jetë strategjia e Qeverisë dhe me çka do t’i ftojë investitorët e huaj që të investojnë kapitalin e tyre në Kosovë, kur kemi parasysh gati të gjitha vendet fqinje në rajon, që janë konkurrentë të fortë, qoftë me politika fiskale dhe kushte të tjera që u ofrojnë investitorëve të huajë, e po ashtu edhe lehtësira të shumta për ta.

Përveç korrupsionit dhe haraçit që u vihet të huajve në vendin tonë, tash ata do të ngarkohen edhe me çmim të ri të energjisë eklektike, i cili nuk është i leverdishëm për amvisëritë e lëre më për investitorët e huaj dhe bizneset në përgjithësi.

Shtrenjtimi i energjisë elektrike do t’i rrezikojë seriozisht bizneset që kanë veprimtari prodhuese, sidomos të punësuarit e tyre. Në kompanitë prodhuese ku produktet prodhohen me ndihmën e energjisë elektrike, do të jenë në vështirësi pasi që do të ketë shtrenjtim të tyre për shkak të kostos.

Shembull konkret është ndërmarrja Ferronikeli, e cila për çdo muaj paguan shpenzime të energjisë elektrike prej 2-2.5 milionë euro dhe kjo tregon se tash pas shtrenjtimit të rrymës do t’u ndodhin shpenzime të paplanifikuara, pasi kostoja vetëm për faturat e rrymës do të shkojë deri në tre milionë euro në muaj, mos më shumë.

Sipas bizneseve, një shtrenjtim i tillë i energjisë elektrike ka një kosto të papërballueshme për ta, si dhe është një gotitje për shumë nga ta, pasi që shumë biznese ende nuk i kanë tejkaluar efektet e krizës globale financiare e cila ka qenë para tre viteve.

Sa për ilustrim, në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian kompanitë që merren me prodhim paguajnë energji elektrike për 50 për qind më të lirë sesa ata të cilët e përdorin për amvisëri. Krejt kjo bëhet që këto kompani të funksionojë dhe të kenë sa më shumë të punësuar, ndërsa te ne energjia elektrike është e njëjtë si për atë që shpenzon 10 euro në muaj e si për ata që shpenzojnë me mijëra euro.

Por, nëse e shohim situatën në këtë aspekt, vërehet se në Kosovë edhe sistemi tarifor i faturave të energjisë elektrike është tejet i komplikuar dhe shumë i pafavorshëm për konsumatorët. Konsumatori, i cili shpenzon më shumë se 200, 300 ose edhe 600 kilovatë orë energji elektrike, brenda një muaji paguan më shtrenjtë për kilovatët e shpenzuar pothuajse dyfishin pasi kalon në tarifën tjetër.

Në trend

Më shumë
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën

Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën

Magazina

"Babait i ra pika, më tha nuk ke përkrahje prej familjes", Arbër Bytyqi tregon se nuk ia miratuan dëshirën për t'u bërë grimer dhe u detyrua të studionte diçka tjetër

Magazina
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Kronika e Zezë
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Evropa
Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori