LAJMI I FUNDIT:

Shteti sërish në kërkim të Millan Radoiçiq (Dokument)

Shteti sërish në kërkim të Millan Radoiçiq (Dokument)

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka lëshuar letërrreshtim vendor kundër të pandehurit Millan Radoiçiq, i njohur me nofkën ‘Mica’, i lindur më 21.02.1978 në Gjakovë dhe me vendbanim rruga ‘Vllado Çetkoviq’, në veri të Mitrovicës.

Në dokumentin të cilin e ka siguruar KosovaPress, konfirmohet urdhërimi i lëshimit të Letërrreshtimit vendor ndaj Millan Radoiçiq, në bazë të kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili dyshohet për shkak të veprës penale ‘pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal’ nga neni 283, paragrafi 3.

Emri i Millan Radojçiqit, i njohur më shumë për opinionin kosovar si nënkryetar i Listës serbe, ndërsa për popullatën në veri si sinonim i nëntokës, dhunës, kërcënimeve distribuimit të derivateve e narkotikëve, përmes të cilave ka arritur pasuri marramendëse, ndërlidhet edhe vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.


Prokuroria Speciale e Kosovës kishte lëshuar fletarrest për të pandehurin edhe në janar të këtij viti, si të dyshuar për përfshirje në rastin e Oliver Ivanoviqit, mirëpo Njësia Speciale e Policisë së Kosovës kishte dështuar ta arrestojë Radojçiqin në veri të Mitrovicës, aksion në të cilin ishin arrestuar 4 persona tjerë, përfshirë edhe pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori