Në pjesën e vjetër të qytetit të Dibrës, por jo vetëm aty, vërehen shumë shtëpi të boshatisura, të cilat janë në fazën e rrënimit. Bëhet fjalë për shtëpi të ndërtuara para shumë dekadave, në të cilët kanë jetuar kryesisht dibran që sot kanë emigruar dhe jetojnë në SHBA dhe vende tjera të botës.
Këto objekte të cilët janë drejt rrënimit shqetësojnë qytetarët meqë janë rrezik serioz për kalimtarët e rastit.
Faktin se në qytet ka objekte të tilla e pohon edhe inspektorja komunale e ndërtimit, Hana Alizoti, e cila thekson se pas regjistrimit të këtyre objekteve gati të rrënuara, për aktivitetet e mëtutjeshme vendos një Komision pranë sektorit të urbanizmit në Komunën e Dibrës. Ajo thekson se pjesa më e madhe e këtyre objekteve problematike gjenden në pjesën e vjetër të qytetit.
“Pronarët e këtyre shtëpive që janë në fazë të rrënimit, kryesisht jetojnë në Amerikë dhe është një procedurë problematike kur sillet vendim për rrënimin e tyre”, thonë në sektorin për urbanizëm. Në bisedën që patëm me banorë të rrugëve “Hamdi Lleshi”, “Drini i Zi”, si dhe të lagjeve Varoshi, Ndërmalla… u informuam se ata kanë probleme të shumta me këto objekte. Sipas tyre, askush nuk interesohet për shtëpitë gati të rrënuara dhe si të tilla, ato pengojnë drejtpërdrejt frekuentimin e banorëve të lagjeve, por edhe banorëve të tjerë.
Shpeshherë ka ndodhur që objektet tërësisht të rrënohen vet dhe të shkaktojnë probleme tek fqinjët duke dëmtuar përçuesit e rrymës elektrike, por edhe kanë bllokuar rrugët. Komuna Dibër në të kaluarën ka intervenuar dhe ka pastruar këto rrënoja. Por për fat të keq, problemi me shtëpitë e boshatisura vazhdon të mbetet shqetësues meqë vazhdon të ketë shumë të tilla. Popullata kërkon zgjidhjen e problemit, edhe pse janë të vetëdijshëm se bëhet fjalë për procedura të zgjatura ligjore.
Pikërisht në objektet në fjalë shpesh formohen deponi të egra me mbeturina, të cilët ndotin mjedisin jetësor. Në ish-objektin e Agjencisë për Punësim në Dibër, respektivisht në bodrumet e saj vazhdojnë të hidhen mbeturina. Këto hapësira nëpër bodrumet e kësaj ndërtese shpesh shfrytëzohen edhe nga personat që konsumojnë narkotikë të ndryshëm. Kjo situatë me të drejt u jep qytetarëve të kërkojnë nga institucionet kompetente të bëhet pastrimi i patjetërsueshëm i objekteve që janë në fazë të rrënimit.
Në afërsi të këtyre objekteve që sot janë përplot me mbeturina të dëmshme, jo vetëm që kalojnë qytetarët, por luajnë edhe fëmijët të cilët mbartin rrezikun e sëmundjeve infektive. Këto vende, ankohen dibranët, janë një burim i rrezikshëm i sëmundjeve, por edhe i aktiviteteve kriminogjene. Problemi në fjalë është debatuar shpeshherë edhe në shoqatat qytetare, të cilat thonë se institucionet kompetente patjetër duhet të ndërmarrin aktivitetet për pastrimin e tërësishëm të shtëpive të boshatisura që janë gati të rrënuara./Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHaradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet
Inaugurimi i presidentit Trump, Haradinaj takohet me Grenellin në SHBA
Reagon familja e policit Azbi Spahiu: Të respektohet privatësia, mos spekuloni
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Balje: Jam kundër LGBTQ sepse boshnjakët që më votuan janë kundër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet