LAJMI I FUNDIT:

Shtatzënat me stil

Shtatzënat me stil

Përveç mirëqenies së foshnjës, nënat moderne gjatë shtatzënisë i kushtojnë vëmendje të madhe stilit dhe modës. Ato kanë në dispozicion trende të reja, duke filluar nga fustanet e gjata e deri te pantallonat përkatëse që në pjesën e barkut janë të gjera.

Një nga femrat më të famshme që ishte shtatzënë deri para disa ditësh, është Victoria Beckham (këto ditë ka lindur një vajzë, pas tre djemve). Ajo ka arritur që në mënyrë të suksesshme ta fshehë barkun, ndërsa deri në një shkallë të vonshme të shtatzënisë ka veshur pantallona të ngushta, të cilat ia nxirrnin në pah këmbët e holla. Victoria, njëkohësit është angazhuar edhe për makijazhin saj, pasi që thuajse asnjëherë nuk del e pa rregulluar.


Një shtatzënë tjetër me stil është Selma Blair, e cila një periudhë ka bartur pantallona të zeza të lëkurës. Ajo duket bukur edhe me fustanet e gjera dhe të gjata, ose me fustanet të që ia vizatojnë linjën trupore. Pantallonat e ngushta të kombinuara me bluza të gjata janë një tjetër preferencë e aktores së bukur.

Një stil të shkëlqyer në shtazani ka edhe aktorja January Jones. Përkundër shtatzënisë ajo nuk ka hequr dorë nga fustanet glamuroze nëpër evenimentet e rëndësishme. Ajo duket bukur edhe me pantallona të ngushta të kombinuara me bluza të mëdha duke veshur edhe çizme, ndërkaq edhe fustanet e shkurta që ia tregojnë barkun duken bukur në të.

Shtatzëna e cila zë një vend të lartë në listën e femrave të bukura, është edhe manekinia e dikurshme, Carla Bruni. Nuk është çudi që Zonja e Parë e Francës di të vë në pah cilësitë e saj, ndërsa ajo duket jashtëzakonisht mirë edhe me fustanet luksoze për dama ose me fustane të qepura në mënyrë të thjeshtë, përmes së cilëve nuk heziton të tregojë këmbët e saj.

Një tjetër shtatzënë e bukur është edhe Jessica Alba, e cila me krenari ka treguar barkun e saj duke veshur bikini, kurse për dalje të zakonshme ajo zgjedh fustane të gjera, ndërsa është dukur bukur edhe nëpër parakalimet në tepihun e kuq.

Edhe Kate Hudson (e cila ka lindur djalë) ka ditur të mbetet joshëse edhe në shtazani. Fustanet ‘maksi’ kanë qenë edhe preferencat e saj duke vënë në pah po ashtu këmbët, ndërsa nuk i ka lënë anash edhe fustanet e ngushta që ia tregonin trupin dhe barkun. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Moda
Këto janë arsyet pse fëmijët tuaj janë të fshehtë dhe refuzojnë të ndajnë informacione nga jeta e tyre

Këto janë arsyet pse fëmijët tuaj janë të fshehtë dhe refuzojnë të ndajnë informacione nga jeta e tyre

Fëmija juaj
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

Këshilla dhe arsye
Jennifer Lopez sjell një trend të rehatshëm dhe të lehtë për t'u veshur

Jennifer Lopez sjell një trend të rehatshëm dhe të lehtë për t'u veshur

Moda
Ky është zëvendësuesi ideal i retinolit për vajzat me lëkurë të ndjeshme

Ky është zëvendësuesi ideal i retinolit për vajzat me lëkurë të ndjeshme

Këshilla Estetike
Kalo në kategori