LAJMI I FUNDIT:

Shtatë të arrestuar për kontrabandim me migrantë

Shtatë të arrestuar për kontrabandim me migrantë

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve disa mujore të zhvilluara të hënën ka realizuar një operacion policor të koduar me emrin “Gryka”, i cili ka rezultuar me arrestimin e një grupi të strukturuar mirë në përbërje prej shtatë personave.

Dyshohet se të njëjtit në vazhdimësi kanë kryer veprat penale kontrabandim me migrantë dhe krim i organizuar.

Sipas policisë, janë arrestuar Mehdi. B., Azem. B., Sefedin. B., Bekim. N., Nysret. B., Berat. B. dhe Agim. B, që të gjithë shtetas të Kosovës.

Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës dhe Pejës, ku me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, janë kontrolluar shtëpitë dhe lokalet përcjellëse.


Gjatë kontrollit të shtëpive dhe lokaleve tjera tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar disa gjësende që ndihmojnë kryerjen e kësaj vepre penale si: dy pasaporta të falsifikuara, një pushkë gjuetie një sprej lotsjellës, dhjetë telefona mobil, tri palë dane të dedikuara për ndërrimin e kapëseve të fotografive nëpër pasaporta, disa kartela bankare, tri komplete kapëse metalike për ndërrimin e fotografive.

Hetimet lidhur me ketë rast janë udhëhequr nga prokurori i Prokurorisë Special të Kosovës, ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake është gjyqtar nga EULEX-i.

Me autorizimin e prokurorit të dyshuarit janë ndaluar në ndalim policor dhe janë dërguar në lokalet e qendrës së mbajtjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Sociale
Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Lajme
Osmani dërgon një delegacion në inaugurimin e Presidentit Trump

Osmani dërgon një delegacion në inaugurimin e Presidentit Trump

Lajme
Bedri Hamza në Llap: PDK është e ardhmja! – Isak Shabani me nr. 32 ngjall entuziazëm në tubimin qendror

Bedri Hamza në Llap: PDK është e ardhmja! – Isak Shabani me nr. 32 ngjall entuziazëm në tubimin qendror

Politikë
​Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi

​Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi

Lugina
Kalo në kategori