Më e dëshiruara nga punët, natyrisht është “roje ishujsh tropikalë”. Por, sipas disa studimeve, ka një punë edhe më të mirë. Por, vështirë se ju shkon mendja se cila është!?
• Disa vite më parë, Ben Southall, nga Petersfieldi në Britaninë e Madhe, fitoi përballë pothuaj 35 mijë kandidatëve të ardhur nga e gjithë bota, për t’u punësuar si “roje” i Ishullit Hamilton, në Barrierën e Madhe të Koraleve. Paga shumë e mire, mbi 110 mijë dollarë australianë (pothuaj 75 mijë euro) për gjashtë muaj punë. Mes aftësive që kërkoheshin, ishte ajo që të dinte të notonte dhe dëshira për të eksploruar ishullin. Si vendbanim iu ofrua për gjashtë muaj një vilë me tre dhoma, me pishinë. Punëdhënësi ishte departamenti i turizmit i shtetit të Quuensland në Australi, të cilit i duhej një rojë, por mbi të gjitha reklamë: në fakt lajmërimi u publikua për ta mësuar e gjithë bota, përmes një fushate të jashtëzakonshme, magjepsja e verilindjes së Queensland.
• Gruaja në fotografi quhet Rhiannon Taylor, dhe është 29 vjeçe. Disa vite më parë, krijoi “Në shtrat me mua”, një faqe interneti ku vlerëson hotelet me 5 yje, duke udhëtuar nëpër botë për të provuar shtretërit, pishinat dhe shërbimin në dhomë. Falë recensioneve të saj ironike dhe pa dorashka, faqja është shndërruar në një sukses të madh dhe shumëkush i beson asaj për të programuar një udhëtim. Reklama e kompanive që shesin produkte udhëtimi, si për shembull valixhe, rroba banje dhe të tjerë, ka bërë më vonë që puna e saj të shpërblehet. Dhe në vijim, edhe hotelet filluan të paguajnë që ajo t’i vizitojë…
• Çdo vit, 32-vjecari nga Anglia, Tommy Lynch, përshkon më shumë se 40 mijë kilometra në botë për punën e tij: teston rrëshkitëset në parqet ujore dhe në rezortet e pushimeve. Lynch punon për First Choice Holidays, dhe detyra e tij është që të kontrollojë lartësinë, shpejtësinë, sasinë e ujit dhe të gjithë aspektet e sigurisë të rrëshkitëseve, përpara se të vërsulen turistët. Vetëm në një vit i ndodh të testojë rrëshkitëse në vende pushimesh si Majorka, Egjopti, Turqia, Bregu i Diellit, Qipro, Republika Dominikane dhe Meksika. Pa marrë as edhe një ditë pushim!
• Në mars, e përditshmja angleze “The Mirror” ka rrëfyer historinë e Alex Emerson-White, 27 vjeç, që për të nxjerrë jetesën shijon si degustues zyrtar vezët e pashkëve për zinxhirin e dyqaneve Marks&Spencer. Detyra e tij, përveç se të shijojë vezët, është që të bredhë botën dhe të zgjedh përbërësit e përsosur për t’i përgatitur. Por, nuk është gjithçka kaq e bukur: “Mund të ndodhë që të ha 50-60 copa çokollata në javë”, rrëfen White, “që do të thotë të shtoj pesë kile. Për këtë arsye, kur nis sezoni i punës, detyrohem të shkoj në palestër katër herë në javë që të mbaj formën dhe të ruaj shëndetin”. Çfarë lodhjeje!
•Herë pas here në faqet anglosaksone ku kërkohet punë, shfaqet një e një kompanie të famshme prodhuese të profilaktikëve, që kërkojnë kolaudues njerëzore (pas testeve të elasticitetit me makineri të posaçme). Por, në shumë raste, puna nuk paguhet, por parashikohet një pagim me produkte të vetë kompanisë, por me kusht që raporti mbi produktet të jetë i ndershëm.
•18 mijë funte në vit (afro 25 mijë Euro), që korrespondojnë me pagën mesatare të një kopshtari anglez, janë një shifër e rëndësishme, por që vështirë se shkakton marramendje. E megjithatë, sipas një studimi të bazuar në statistika dhe të botuar nga “The Guardian”, ajo e kopshtarit është një prej punëve më të bukura në botë. Sipas të intervistuarve, avantazhet janë të shumtë: qëndrimi në ajër të pastër dhe puna me natyrën, qëndrimi larg nga një tryezë pune, shumëllojshmëria e punës, efektet terapeutikë të të gjelbrës, si dhe mundësia për krijimin e peizazheve me duart e tua.
•Dhe ja tek vjen puna e ëndrrave. Vitin që kaloi, e përjavshmja “TIME” botoi rezultatet e një studimi të faqes së internetit CareerCast.com mbi punët më të mira në botë. Dhe gjejeni pak: Me një të ardhur mesatare mbi 100 mijë dollarë në vit dhe një normë rritjeje 23 për qind të parashikuar për vitin 2022, matematikani është profesioni më i dëshiruar. Mundësitë e gjetjes së punës janë të shumta: që nga shëndetësia në teknologji, e deri në politikë. Dhe, shton “TIME”, “matematikanët janë të angazhuar në çdo sektor, nga brokerat e bursës deri tek shoqëritë energjetike, nga IT deri në Institutet e Kërkimeve Universitare”. Pra, pa matematikanët, duket se bota rrezikon të ndalet në vend. /Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh – qeveria të merr masa

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania