Komisioni Evropian sapo ka hapur një portal për mënyrën se si BE shpenzon një pjesë të madhe të buxhetit. Deri tani, të gjeje se ku shkonin paratë ishte proces shumë i ndërlikuar, nëpër të cilin vetëm ekspertët mund të “lundronin”. Tashmë informacioni mblidhet në një vend, është i kërkueshëm dhe i lirë për t’u përdorur. Ja një shikim i parë që ofron shtatë faktet më interesante në lidhje me shpenzimet e BE-së.
1. Pole Position
Cili shtet merr më shumë para? Në terma absolute Polonia fiton dy herë më shumë se secili prej shteteve të tjerë të BE-së nga fonde të ndryshme investimesh, me afro 86 miliardë euro, krahasuar me të dytën Italinë, e cila do të marrë pak më shumë se 43 miliardë euro për periudhën 2014-2020.
2. Lobi i Lituanisë
Pagesat për Poloninë gjatë periudhës shtatëvjecare janë 2,322 euro për person. Por, për frymë Lituania merr më shumë: subvencionet totale që merr ky vend nga programet e renditur janë 2,837 Euro për frymë.
3. Ka “karamele” edhe për Gjermaninë
Gjermania shihet zakonisht si motori ekonomik i Evropës si dhe kasaforta e saj, por në fakt ajo merr jo pak prej fondeve të BE. Në fakt, atë që Berlini e jep me dorën e majtë, e merr mbrapsht me të djathtën, sepse ndërkohë që kontributet në BE paguhen prej qeverive të shteteve, fondet për zhvillim u shpërndahen rajoneve specifike. Gjermania ka ende shumë rajone të varfra që marrin fonde prej BE-së, edhe 25 vjet pas riintegrimit të Lindjes dhe Perëndimit. Kështu që do të marrë mbrapsht 27,872,862,460 euro. Danke!
4. Fusha e lojës më e kushtueshme në botë
Politikanët dhe zyrtarët e BE flasin shpesh herë për krijimin e një terreni të barabartë të lojës. Analogjia përdoret për të shpjeguar gjithçka, që nga konkurrenca, deri tek politika tregtare, si dhe për të justifikuar përse bizneset e vegjël kanë nevojë për subvencione nga qeveria. Dhe, BE-ja jep shumë subvencione: Mes viteve 2014 dhe 2020, 63.4 miliardë dollarë do të alokohen në një përpjekje për të ndihmuar sipërmarrjet e vogla dhe të mesme që të jenë më konkurruese në nivel global, për shembull duke ofruar këshillime financiare për 370,085 nga 23 milionë kompanitë e vogla të Evropës.
5. Shpenzime të mëdha për ndryshimet klimatike
Marrëveshja e klimës që u arrit në Paris ishte vetëm fjalë, por baza e të dhënave e Komisionit të ri tregon që BE me siguri po i hedh paratë atje “ku është goja”, kur flitet për problemin e ngrohjes globale. Veprimtaria që lidhet me ndryshimin e klimës është fituesja më e madhe sa i përket buxhetit të BE-së. Ndonëse Komisioni i ndan këto fonde në kategori të ndara (44.96 miliardë për tranzicionin në “ekonominë me karbon të ulët” dhe 29.13 miliardë për përshtatjen me ndryshimin e klimës dhe parandalimin e risqeve), këtyre u shtohen edhe 64.83 miliardë për të gjithë gjërat që lidhen me klimën. Por, ka edhe më! BE ka alokuar gjithashtu 60 miliardë dollarë për “mbrojtjen mjedisore dhe efiçiencën e burimeve”, që kontribuon edhe për lëshime më të ulëta të karbonit, edhe për një buxhet të gjelbër shumë të lartë.
6. Fermerë të rinj: BE ka nevojë për ju!
BE dëshiron të financojë 175.407 fermerë të rinj për planet e biznesit. Mbani radhë! Arsyeja? Vetëm 14 për qind e fermerëve në Evropë janë nën 40 vjeç; ata nuk arrijnë të sigurojnë tokë; e ata që ia dalin të marrin me qera ose blejnë tokë, i thonë BE-së se kanë nevojë për më shumë aftësi sipërmarrëse dhe teknike për të lulëzuar në një treg global.
7. Targeti është arritja
Portali ka një pjesë që merret me arritjet, por duke qenë se ka kaluar vetëm një vit nga buxheti shtatëvjeçar, lista nuk është ende shumë e gjatë. Derisa të zgjatet, BE thjeshtë ka renditur targetet si arritje, duke sqaruar se këto janë “arritjet e pritshme”. Është njësoj si atëherë kur merrnit 10 në provim, por kishte gjithmonë hapësirë për t’u përmirësuar. /politico.eu/bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija e prefektë për Ramazan

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe