Shtat mëkatet e opozitës…
Tashmë është e qartë, për “Vetëvendosjen” nuk ka vend në zemrën e ngrohtë të ambasadorit Dell. Për Kosovën po. ”Kosova është në zemrën time”, tha ai! Në zemrën festive të z. Dell pat vend për kryeministrin, për presidenten dhe për të gjithë dellistët e tjerë.
Atmosfera ishte festive. Një festim me preferenca personale të ambasadorit. Se, shumë miq të Amerikës nuk patën vend aty! E ku i zë të gjithë miqtë e SHBA një ambasadë!? Po të na zinte, mbase të gjithë do të kërkonim azil.
Por, për ngushëllim, na zë, në zemrën e madhe të ambasadorit. E ata të cilët ambasadori Dell nuk i ftoi individualisht të festojnë në zemrën e tij, e festuan në zemrën e tyre ditën e pavarësisë së SHBA. SHBA atëbotë ishin pavarësuar nga Anglia. E pavarësinë e Anglisë ne nuk e festojmë sepse… ajo ka qenë gjithnjë e pavarur.
Po e lëmë për pak çaste atmosferën festive në “Arbëri” dhe pëshpëritjet tona intime: Thank You USA! For Everything! Kaq për festën. Të zbresim pak në realitet. Të shohim pak edhe punët tona lokale. Ju kujtohet slogani: ”Mendo globalisht, vepro lokalisht”!?
Gjithkund në botë, kur një politikë nuk jep rezultate, përgjegjëse konsiderohet qeveria! Përpos në Kosovë. Në Kosovë fajtore është opozita. Për gjithçka. By Default! Si duket ky paraqet modelin shqiptar të qeverisjes. Përmes fajësimit të opozitës. Rrjedhimisht edhe aktivizimit të saj. Me protesta! Me demonstrata. Burgosje! Me grushte! Sepse opozita, vetvetiu, është fajtore.
Qëkur u paraqit në shoqërinë tonë ajo e prishi idilin. Ishim mësuar keq, pa opozitë. Veç udhëheqësi i madh dhe ne. Fjala opozitë kishte kuptimin e fjalës së ndytë. Rrjedhimisht po vetëkuptohet se opozita është përplot mëkate dhe duhet të shfajësohet duke përkrahur politikën e qeverisë më seriozisht se vet qeveria. Kjo është më së paku çka ajo mund të bëjë. Madje, duhet të tregohet më militante se qeveria. Vetëm kështu mund të gjej vend në zemrën e ngrohtë të z. Dell.
E, z. Delli po shkon! Apo ndoshta edhe nuk po shkon. Po rrinë, por sidoqoftë po zbret nga Olimpi politik i quajtur “Arbëri”. Edhe nëse rri, nuk do të ishte as i pari e as i mbrami. Kosova gjithnjë ka qenë atraktive për zyrtarët e pensionuar ndërkombëtarë. Por, Delli ka kontribuar! Sidomos në përkrahjen e oligarkisë vendore. Si shumë të tjerë. E pasuruan klasën politike vendore dhe tani, ata mund të kenë luksin që të angazhojnë këshilltarë të shtrenjtë ndërkombëtarë. Por, Delli mbetet Dell, pas tij në Kosovë edhe kompjuterët e famshëm kanë marrë tjetër kuptim.
Tash mjafton të shkrryhemi në zemrën e madhe të z. Dell. S’ka kush që na largon nga aty dyqind vjetët e ardhshme. Atëherë edhe pritet të shkruhet historia ma e re e Kosovës dhe të njihen meritat. Sepse, në njëqind vjetët e ardhshme, sipas disa analistëve me famë botërore, shpresohet të zgjidhet çështja e veriut, e në njëqind të tjerat edhe korrupsioni dhe krimi i organizuar. Kur është fjala te krimi, kemi tashmë njohje ndërkombëtare. Na përmendin në çdo raport.
Por, edhe zemra e z. Dell nuk është e një stadiumi futbolli, ku e pret biletën dhe hy. Aty, si u pa, nuk ka vend për “Vetëvendosjen“ e cila nuk u ftua në festën e pavarësisë së SHBA. Kjo ishte, mbase, edhe hakmarrje personale edhe për Albinin, për Fisin (The Pimpsons)… edhe për Shpendin…!
Për çka? Nuk di, veç, të gjithë kanë mëkatet e tyre. Fali o Zot…! Ndoshta sepse nuk kanë duartrokitur vendimet qeveritare, apo direktivat publike të kryeambasadorit… sidomos për shoqërinë civile (të cilën e shpartalloi) dhe për mediat të cilat i… ! P’e dini!
E tash, për shtatë mëkatet, e opozitës? Mosni, de! Mos më kapni për numra. Shtatë apo tetë, apo shtatëdhjetë e tetë, njëjtë i bie kur është fjala për mëkatet. Me rëndësi është të dihet kush është kush. Ku është Olimpi e ku janë mëkatarët. Raporti qeveri-opozitë tashmë e ka tejkaluar logjikën e numrave, prej se u pa që numrat janë të manipulueshëm. Numrat janë të arritshëm lehtë kur je në qeverisje. Për disa vjet në apo rreth qeverie… dhe tashmë je milioner. Në një lokalitet merr vota edhe 140 për qind. Në zgjedhje lokale fiton me 30 për qind e 20 përqindëshit! Kjo konsiderohet shumicë! Kjo të jep legjitimitet. Ec e bazohu në numra! Fundja, veç numra janë. Të numërueshëm, të hargjueshëm dhe të manipulueshëm. Janë për qeverinë, se opozitën nuk po e duan numrat…!
Nejse! Sot, kur po e shkruaj këtë shkrim, është festë! Ndjenja e miqësisë dhe gëzimit për popullin e shtetin mik përzihet me imazhin e kaubojit i cili pasi e bëri tollovi në tavernë, i frynë pistoletës që nxjerr tym. Apo është vetëm imazh nga filmat me të cilat u rrit gjenerata ime!
Sidoqoftë, jemi të gëzuar deri në mohim, deri në fajësim të vetvetes. Kurdo kur ne mendojmë diçka pak më ndryshe, qoftë edhe në nuanca… ne nuk jemi diçka në rregull!
Mirupafshim z. Dell. Ti po shkon, e neve qysh tash po na mungon!
Dell-ing njeri!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Mesazhi brutal që Ruben Amorim i dha Rashfordit para se të transferohet tek Aston Villa
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje
Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos