LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari në pranga, abuzoi me të mitur

Shqiptari në pranga, abuzoi me të mitur

Një 29-vjeçar shqiptar me inicialet U.T u arrestua të martën nga policia e Strugës, pasi akuzohet për abuzim seksual me një vajze 10-vjeçare.

Sipas policisë vendase, 29-vjeçari nga Librazhdi e ka takuar të miturën në livadhet e fshatit Vranishtë, ndërsa vajza po kulloste e vetme bagëtinë. Ndërkohë mësohet se djali e ka ndjekur 10-vjeçaren dhe në momentin më të përshtatshëm e ka ndaluar dhe e ka dhunuar forcërisht.

E mitura, e frikësuar, në moment ka nisur të bërtasë dhe, në përpjejkje për të ndaluar dhunën që po i ushtrohej, ka arritur që të shpëtojë nga duart e 29-vjeçarit, raportoi BË.

Kanë qenë banorët e zones ata të cilët, pasi kanë dëgjuar të bërtiturat, i kanë ardhur në ndihmë të miturës, ndërkohë që kanë mundur të kapim dhunuesin e saj, të cilët më pas e kanë dërguar në polici.


29-vjecari nga Librazhdi akuzohet për veprën penale ‘abuzim seksual me të mitur.’/Telegrafi/