Autoritetet e Librit Guinness të Rekordeve, kanë certifikuar veprën gjigante “Mozaiku i vlerave” të realizuar nga Don Dominik Qerimi. Lajmin e ka konfirmuar për KultPlus, autori i kësaj vepre i cili është prift katolik dhe drejtor i Qendrës "Don Bosko" në Gjilan. “Mozaiku i vlerave”, përbëhet nga 51 mijë e 865 boça të pishave. Kjo vepër është e gjerë 15 metra dhe e gjatë shtatë metra, ndërsa në të janë portretizuar figura e humanistes Nëna Terezë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Don Boskos. Ceremonia zyrtare e dorëzimit të çmimit do të mbahet më 8 shkurt në Gjilan.
Qerimi është prift katolik. U lind më 1971 në fshatin Janosh të Gjakovës. Aktualisht është drejtor i Qendrës “Don Bosko” në Gjilan.
“Mozaiku i vlerave” ka kaluar një proces të verifikimit prej datës 26 dhjetor 2013, kur janë dërguar të gjitha dokumentacionet dhe materialet e nevojshme pranë zyrës së Guinnessit.
Vepra ka hyrë në kategorinë e re të krijuar enkas për këtë mozaik, me titullin: “Largest pine cone mosaic” (Mozaiku më i madh në botë me boça pishash), me numrin e regjistrimit ID: 437233.
Vepra përbëhet nga 51 mijë e 865 boça të pishave të cilat janë mbledhur në një periudhë prej katër vitesh.
Vepra është përuruar më 21 dhjetor të vitit që lëmë pas, në mjediset e Teatrit të Qendrës Edukativo-Sociale “Don Bosko” në Gjilan.
“Një ndër karakteristikat që njeriu veçohet nga krijesat e tjera, është edhe fakti se njeriu nuk jeton vetëm nga ato që i plotësojnë nevojat dhe prirjet e tija fizike, por edhe nga nevojat dhe prirjet e tija shpirtërore, ndër të cilat mund t’i radhisim vlerat dhe virtytet. Andaj ky mozaik quhet ‘Mozaik i vlerave’, sepse ka për qëllim që të na bëj të dashurohemi dhe të na edukojë shpirtin në ato vlera, universale, kombëtare dhe lokale”, ka thënë Don Qerimi. /KultPlus/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

Thënie nga Gjergj Fishta: Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve - dokrra pa kokrra!

Ç’është socializmi?

DY VAJZAT E MIA
Vepra e Banksyt tërheq vizitorësh në muzeun gjerman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët