Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me vazhdimin e shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
VV thekson se së fundi kanë mësuar për padinë e ngritur nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, e cila kërkon të akuzojë shqiptarët vetëm për shkak se në qytetet e fshatrat ku ata jetojnë, përdorin si simbol dekorues dhe identifikues flamurin kombëtar shqiptar me rastin e festës kombëtare.
“Përdorimi i flamurit kombëtar është një e drejtë të cilën shqiptarët nuk e kanë braktisur kurrë, as në momente më të vështira të historisë së tyre në shekullin XX. Këtë të drejtë shqiptarët nuk do të lejojnë që ta shtypë as Serbia e shekullit XXI. Nisja e procedurave ligjore ndaj Ilirian Jusufit, vetëm për shkak se ky e ka stolisur biznesin e vet me flamurin kombëtar në 28 nëntor, nuk është gjë tjetër veçse shprehje e lirisë të konfirmuar në konventat ndërkombëtare nënshkruese e të cilave është edhe Republika e Serbisë”, thuhet në komunikatën e VV-së.
Sipas lëvizjes Vetëvendosje, Republika e Serbisë me sa duket e konsideron shfaqjen publike të flamurit shqiptar si prishje të rendit publik.
Kjo lëvizje thekson se ky shtet vijon të jetë armiqësor ndaj shqiptarëve, dhe shtypës i identitetit, lirive e të drejtave të tyre, duke përdorur metoda tashmë të vjetruara. Sipas tyre, kjo nuk është hera e parë që autoritetet e Serbisë keqtrajtojnë simbolikën kolektive të shqiptarëve vendas, dhe një rast tjetër shqetësues ka qenë heqja me dhunë e lapidarit të UÇPMB-së, me të njëjtin arsyetim.
“Situata e shqiptarëve në Serbi është në kontrast të dukshëm me situatën e serbëve në Kosovë, të cilët falë politikave ndërhyrëse të Serbisë, falë paaftësisë së pushtetarëve kosovarë dhe falë diskriminimit në Bruksel, janë shndërruar tashmë në një super-minoritet. Serbët në Kosovë jo vetëm që gëzojnë të drejtat që nuk i kanë shqiptarët në Serbi, përdorin simbolet e tyre, shkollohen në gjuhën e tyre, etj. por gëzojnë edhe liri e të drejta që asnjë minoritet nuk i gëzon, dhe asnjë konventë nuk i parashikon. Ata janë më pak se 5% e popullatës, dhe gradualisht po forcojnë kontrollin e tyre në afër 20% të territorit, përmes një procesi që nisi me decentralizimin dhe po përfundon me asociacionin”, thuhet në komunikatë.
Sipas Vetëvendosjes, ky kontrast, kjo asimetri është e padurueshme. “Super-minoritetet dhe nën-minoritetet janë koncepte që sfidojnë barazinë dhe reciprocitetin. Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje forcave politike e institucionale shqiptare, shoqërisë civile e medias, në Shqipëri e Kosovë që t’i kushtojnë më shumë vëmendje çështjes së të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, pasi ne, si komb, nuk mund të lejojmë që një pjesë e jona të trajtohet në mënyrë të padenjë, apo të pabarabartë. Po ashtu, i tërheqim vëmendjen aktorëve ndërkombëtarë që të angazhohen në këtë rast për të mbrojtur ato vlera që vazhdimisht propagandohen si universale”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Kurti takon qytetarët në Prishtinë dhe Vushtrri: Vazhdojmë ditë për ditë, cep më cep
Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën
Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale