Fill pas krizës politike dhe formimit të grupeve punuese për marrjen e vendimeve të rëndësishme për daljen e vendit nga kriza, është hapur debati për ndryshimin e modelit zgjedhor. Kuptohet që si më të zëshëm në këtë debat është opozita, si ajo maqedonase po ashtu edhe opozita shqiptare jashtë parlamentare.
Propozimet gjatë debateve janë nga më të ndryshmet: pozita mendon se modeli aktual i shumicës duhet të vazhdojë, ndërsa opozita është e mendimit se ky model duhet të zëvendesohet me një njësi zgjedhore në gjithë territorin e vendit, me lista të hapura dhe pa prag zgjedhor. Këtu paraqitet dilema e cila kërkon studime më të thella në drejtim të asaj se cili është modeli më i përshtatshëm për shqiptarët, që nënkupton rritjen e numrit të deputetëve dhe jo zvogëlimin e tyre!
Nëpërmjet këtij shkrimi dua të përqendrohem në cilësinë e përfaqësimit politikë të shqiptarëve në Kuvendin Republikan, por pa dashur të anashkaloj rëndësinë e përfaqësimit sasior, që vërtet ka peshë në të gjitha vendimarrjet politike.
S’do mend se vobektësia e përfaqësimit politikë të shqiptarëve gjatë këtyre viteve të pas-luftës ka qenë më e theksuar. Kam bindjen se edhe Ju lexues të nderuar jeni të mendimit se ne shqiptarët e Maqedonisë u përfaqësuam me dinjitet nga përbërja e parë parlamentare, nëpërmjet deputetëve të PPD-së dhe më pastaj u desh të presim sa e sa vite që krenarinë e përfaqësimit të na e kthejë Akademiku i nderuar, Izet Zeqiri.
Shqiptarët e Maqedonisë janë thellë të indinjuar me përfaqësuesit politikë për shkak të banalizimit të kësaj veprimtarie si pasojë e rekrutimit pa asnjë kriter vlerash. Përzgjedhjen e kuadrove për përfaqësim politik, krijim të politikave dhe administrimin e institucioneve shtetërore dhe publike, te ne i caktojnë liderët e partive politike për më të “dëgjueshmit” e tyre.
Se përfaqësuesit tanë politikë në Kuvendin Republikan vërtet janë pasiv në aktivitete, lirshëm mund ta konstatojmë dhe argumentojmë nëse i referohemi raportit Deputeti im, janar-qershor 2015. Aty mund të vërtetoheni se dy liderët e partive politike shqiptare në Kuvend, prijnë për nga numri i mungesave në seanca, respektivisht nga gjithsej 52 seanca në asnjërën prej tyre nuk kanë marrë pjesë. Besa më mirë nuk qëndrojnë as deputetët e tjerë, kuptohet, me disa përjashtime të vogla. Si pasojë e pasivitetit të deputetëve, shpesh herë janë sjellë ligje në dëm të interesave të qytetarëve shqiptarë.
Është koha që të ngritet niveli i cilësisë së përfaqësuesve politikë shqiptarë. Partitë politike të kenë kujdes gjatë përpilimit të listave me kandidatët e mundshëm për deputet. Populli ka nevojë të përfaqësohet nga individë me bagazh të pastër intelektual, profesional dhe akademik. Vlen të citoj thënien e profesorit tim, tani më i ndjerë, akademikut Esat Stavileci, se: “Vetëm nëpërmjet politikës askushi mund të bëhet dikushi”. Prandaj, mbështesë idenë e ndryshimit të modelit zgjedhor, ku Maqedonia të ketë një njësi zgjedhore, me lista të hapura dhe pa prag zgjedhor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Zelensky: Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet, por me garanci nga SHBA-ja

Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

“Ai qau nga Jozi dhe e futi atë brenda, është ngritur një Kosovë e një Shqipëri", Rozana dhe G Bani kritikojnë lojën e Gjestit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk