Shqiptarët e Kosovës, optimistë me çdo kusht
Edhe pse në një shkallë të lartë të papunësisë dhe varfërisë së skajshme, shqiptarët e Kosovës janë më optimistët. Edhe pse Kosova dhe Shqipëria u përjashtuan nga liberalizimi i vizave, shumica e respondentëve mendojnë se janë të parët në rajon që kanë përkrahje nga BE-ja dhe NATO-ja.
Këto dhe paradokse të tjera u paraqitën nga rezultatet e hulumtimit të “Gallup Ballkan Monitor”, të cilat paraqesin shqiptarët e Kosovës sërish si popullin më optimist në rajon.
Duke pasur parasysh realitetin, kjo do të duhej t’i nxisë kritikët që të nxjerrin shpjegime të reja për optimizmin!
Në qoftë se optimizmi bazohet në realitet dhe shoqërohet me sjellje praktike për realizimin e aspiratave të caktuara, atëherë ai optimizëm konsiderohet të jetë i shëndoshë dhe mjaft i rëndësishëm, si për individin, ashtu edhe për shoqërinë.
Mirëpo, në qoftë se nuk bazohet në realitet dhe nuk shoqërohet me veprimtari konkrete, atëherë nuk do të mund të quhej optimizëm; termi më i përshtatshëm do të ishte iluzion. Iluzion ky i cili vjen si rezultat i futjes në funksion të një sërë mekanizmave mbrojtës psikologjik. Mekanizma këta që kanë për qëllim shtrembërimin e realitetit, për shkak se realiteti kërcënon rehatinë psikologjike të atij personi.
Deri në një masë, mekanizmat mbrojtës kanë funksion pozitiv. Mirëpo, kur frekuenca dhe intensiteti i përdorimit tyre rritet, ato largojnë njeriun aq shumë nga realiteti sa që rrezikohet seriozisht mirëqenia psikologjike e tij.
Duke u nisur nga ky kuptim, fakti se 90% e respondetëve të këtij hulumtimi dalin të jenë optimistë, nuk do të duhej të merret si gëzim, por si shqetësim. Shqetësim, sepse ndër tjerash, 60% e të njëjtëve kanë vështirësi të paguajnë faturat e shërbimeve publike. Shqetësim sepse pritshmëria tejet e lartë dhe mospërputhja e saj me realitetin mund të sjell pasoja të padëshirueshme.
Një pritshmëri e tillë, në kushte të tilla, mund t’i ketë dy zgjidhje: 1. Vazhdimin e ekzistencës saj duke mashtruar vetën, ose 2. Kthimin në realitet. Kjo e dyta do të sillte pasoja të paparashikueshme, sepse: nga një shkallë e lartë pritshmërie, kthimi në një realitet të hidhur siç është rasti ynë, në kushtet që realisht jemi, do të rezultonte në një zhgënjim të thellë të popullatës.
Ky zhgënjim do të prodhonte një energji të fortë tek njerëzit, kanalizimi i së cilës do të jetë i paparashikueshëm. Thënë më qartë, veprimet e këtyre motiveve do të jenë konstruktive ose destruktive varësisht nga kushtet apo rrethanat që do t’ju ofrohen njerëzve në atë kohë.
Në këtë pikë, konsideroj se duhet të jemi të kujdesshëm në atë se çfarë kushte jemi duke ju ofruar njerëzve tanë.
Çfarë i shtynë njerëzit tanë të jenë me çdo kusht optimistë?
Rezultatet e po të njëjtit institut, në vitin 2008, nxorën shqiptarët e Kosovës si më optimistët. Në qoftë se kthehemi në retrospektivë, do të vërejmë se ishte procesi i shpalljes së pavarësisë ajo që i bënte qytetarët të jenë shumë optimist, duke menduar se të gjitha problemet do të zgjidhen pas këtij momenti.
Shkalla e lartë e optimizmit është e pranishme edhe sot, mirëpo jo i lidhur me ndonjë proces të tillë siç ishte pavarësia. Sot, ajo më shumë është rezultat i mekanizmave mbrojtës të lartcekur.
Në rezultatet e këtij hulumtimi, interesante është edhe koncepti i qytetarëve tanë për vendet e BE-së.
Koncepti i shqiptarëve për perëndimin ka qenë mbivlerësues si në të kaluarën, ashtu edhe sot. Madje madje, sot duket se po shkon duke u rritur edhe më shumë mbivlerësimi i tyre. Kjo të bënë të mendosh se tek qytetarët e Kosovës është krijuar dukshëm Miti i BE-së.
Një gjë e tillë po ndodh për disa arsye:
Kapacitetet e larta shumëdimensionale të shteteve të perëndimit, u japin atyre realisht një karakter autoriteti. Ndërsa, për shkak të përvojës sonë në të kaluarën, ne jemi të prirë të mbivlerësojmë fuqitë më të mëdha, duke i dhënë një karakter më inferior vetvetes, por duke u kënaqur me atë se të fortit qëndrojnë pran nesh. “Miu krenohej kur dridhej ura, gjatë kohës kur mbi urë kalonte ai dhe elefanti”.
Gjithashtu, imazh të lartë vlerësimi, perëndimit i kanë dhënë edhe bashkatdhetarët tanë mërgimtarë në këto shtete. Në dekadat e fundit, njerëzit e shoqërisë sonë, në një pjesë të madhe, ekzistencën e saj e kanë varur drejtpërdrejtë nga të ardhurat e këtyre mërgimtarëve. Një gjë e tillë, ka sjell dhe vazhdon të sjell të mira të pakompenzushme.
Mirëpo, përveç këtyre të mirave, ky fakt, fatkeqësisht ka instaluar në një masë edhe vetinë parazite tek njerëzit tanë, për shkak se këta të fundit janë mësuar që ekzistencën dhe mirëqenien e tyre të jetës ta mbështesin në punën e të tjerëve.
Rrjedhojë e kësaj, njerëzit e shoqërisë sonë janë të prirë të cilësojnë perëndimin si shkop magjik i zgjidhjes së problemeve të tyre. Kjo dëshmohet edhe në statistikat e këtij hulumtimi, ku shumica e qytetarëve shohin mundësi jashtë vendit dhe duan të emigrojnë – kryesisht në vende të tilla si Gjermania dhe Zvicra. Pra, pikërisht në vendet ku gjendën një pjesë dërmuese e bashkatdhetarëve tanë.
Përveç kësaj, kohëve të fundit, kontribut në krijimin e Mitit të perëndimit kanë dhënë edhe politika dhe mediat tona; duke e fokusuar tërë përqendrimin në marrëdhëniet tona me këto shtete. Njohjet, integrimi, bashkësia ndërkombëtare etj., janë tema shumë aktuale dhe nuk kalojnë pa u përmendur në çdo fjalim apo komente të njerëzve tanë. Duke u munduar në këtë mënyrë t‘i bëjnë të padukshme problemet bazë të shoqërisë, dhe t’i mbulojnë këto me maskën e politikës së jashtme. Në hierarkinë e motiveve personale, nevoja për afirmim nuk mund të jetë në asnjë mënyrë përpara plotësimit të nevojave bazë ekzistenciale siç janë ushqimi, strehimi, siguria etj.
Në këtë mënyrë, konsideroj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm në prioritetet tona. Shkalla e lartë e optimizmit tek qytetarët tanë nuk duhet të jetë shqetësim në vetvete, por shqetësim në përpjekjen për harmonizimin e këtij optimizmi me kushtet reale. Në të kundërtën, epiteti i optimizmit në kuptimin e mirëfilltë të fjalës nuk do të jetë i qëndrueshëm.
(Autori është bachelor i psikologjisë)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/G9999999.jpg)
Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/arbri-780x439.jpg)
"Babait i ra pika, më tha nuk ke përkrahje prej familjes", Arbër Bytyqi tregon se nuk ia miratuan dëshirën për t'u bërë grimer dhe u detyrua të studionte diçka tjetër
![Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_7773-e1738941768732-780x439.jpeg)
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës
![U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/u-munduan.jpg)
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin
![Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-24-780x439.jpg)
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër