Shqiptarët e Kosovës, një faktor paqeje e tolerance
Më lejoni që në fillim të shpreh falenderimin tim për ftesën që më keni bërë për të marrur pjesë në këtë Konferencë, në të cilën do të trajtohet tema bosht ”Roli dhe rëndësia e shqiptarëve për paqen e qëndrueshme në Ballkan”.
Dua të shpreh konsideratat e thella për kontributin e Themeluesit Dr.Sun Myung Moon, por edhe falenderimin tim për kujdesin që ka pasur
Federata Universale e Paqes, për popullin tim shqiptar dhe vendin tim Kosovën, e cila tani më është në gjiun e vendeve të lira dhe sovrane.
Shqiptarët në Evropën Juglindore gjatë janë duke provuar të dëshmojnë se nuk e duan luftën dhe konflitet. Të mos duash nuk është e mjaftueshme të bësh paqen, veçmas kur gjendesh në një udhëkryq dhe paqja nuk është prioritet i palës tjetër, madje prioritet mund të jetë e kundërta e paqës, konflikti. Për të prishur paqen nuk duhet të jesh edhe i fortë, por mjafton të jesh me një sens marrëzie.
Historia i vuri shqiptarët, pikërisht në këtë fushë të prerjeve të interesave të perandorive dhe të luftërave të mëdha dhe të vogla, të cilat vazhdimisht, u shkatërruan projeksionet dhe ëndrrat e tyre për të ndërtuar një jetë të qetë, në paqe dhe liri, për të pasur kështu mundësinë e shfrytëzimit të resurseve të mëdha që i kishin në vendin e tyre.
Kishin tokë të mirë, det, shumë ditë me diell, ujë, male, vreshta e kullota. Kishin minierat dhe kulturën e tyre, por të gjitha këto begati dhe pozita gjeostrategjike, ka bërë që të mos lihen pothuajse asnjë herë të qetë, të patrazuar në punët e veta, sepse ishin, në fund të fundit, në një pikë të ndjeshme të Ballkanit.
Është e njohur se Ballkani kishte shumë më shumë periudha shqetësimesh dhe mospajtimesh, trazira dhe smirë ekstreme, faktorë këta që ndikuan edhe në krijimin e një percepcioni jashtë tij, veçmas tek fuqitë e mëdha se vërtetë kemi të bëjmë me një rajon ku nuk është e mundur paqja dhe liria.
Edhe luftërat dhe konfliktet identifikuan në masë të madhe gjykimin për këtë identitet.
Të nderuar pjesëmarrës, kanë kaluar 12 vjet dhe ende janë të freskta imazhet që tronditën gjithë opinionin botëror. Pamje njerëzish që ikin nëpër male, trena të mbushur si në kohën e nazizmit, shtëpi të djegura, ushtarë që krenohen duke goditur njerëz të pafuqishëm si në kohën e kryqëzatave, të gjitha këto do të mbeten gjatë në kujtesën e njerëzve. E gjithë kjo ndodhi në prag të shekullit XXI.
Po vërtetë pse ndodhin kaq shumë fatkeqësi në rajonin tonë? A jemi ne aq të padenjë dhe të pafuqishëm për të mundur të keqen? Kemi ne ndonjë mallkim, të cilin pa e ditur e ushqejmë nga flijimi i vetëvetës? Kjo është një nga pyetjet, së cilës po provoj t’i përgjigjem në referencën e shqiptarëve dhe të Kosovës, me këtë kumtesë para një auditori kaq të respektuar.
Pas dhunës dhe represionit shtetëror të ushtruar në kontinuitet ndaj shqiptarëve të Kosovës, sidomos gjatë dy dekadave të fundit të shekullit XX – të, dua të nënvizoj se së fundi vetëm në një periudhë dhjetë mujore gusht 1998 – qershor 1999, agresioni ushtarak dhe policor serb, që në thelb kishte synimin e spastrimit entik të Kosovës, vrau mbi 15 mijë shqiptarë. Edhe sot rreth 1800 veta janë të zhdukur dhe familjet ende nuk dijnë asgjë për fatin e të dashurëve të tyre.
Dua të rikujtoj se vetëm brenda dy muajve kjo ushtri detyroi mbi 1 milionë shqiptarë të lënë shtëpitë, të bëhen refugjatë në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi. Janë të evidencuara mbi 128000 shtëpi dhe objekte të shkatërruara, që i kishin krijuar jo vetëm këta breza, por edhe prindërit dhe stërgjyshërit e tyre, të djegura me paramendim, duke na kujtuar se kjo luftë kishte edhe qëllime urbanocide.
Kjo që kishte ndodhur para 12 vjetëve ishte dhunë shtetërore serbe mbi shqiptarët, e përsëritur dhe e ridimensionuar vetëm me mjete dhe teknologji të reja shkatërrimtare.
Kur flasim për humanen, atëherë duhet shtruar pyetjen: a ka mundur të mos ndodh lufta, krimi shtetëror, ashtu siç ndodhi jo vetëm në Kosovë, po më herët edhe në Kroaci dhe Bosnje?
Ka mundur, gjithsesi, por nuk ka pasur kurajo dhe qëndrueshmëri humane të majftueshme nga njerëzit e të gjitha njësive federale të ish-Jugosllavisë, por edhe hezitim shumë të gjatë nga bashkësia ndërkombëtare për të ndërhyrë dhe ndalur agresionin serb. Ky tolerim dhe hezitim u pa edhe në raport me pasojat për shqiptarët dhe Kosovën.
Përvoja e shqiptarëve të Kosovës dëshmoi se nuk është e majftueshme vetëm një palë për të pasur paqe. Megjithatë, u dha një shembull i jashtëzakonshëm politik dhe historik, kur në fund të viteve ’90-të , në një proces të krijimit të ushtrive formale dhe informale, për të marrë territore të huaja dhe për të vrarë qytetarë që nuk ishin të një përkatësie të njejtë nacionale apo fetare, zgjodhën rrugën më të vështirë, atë për të cilë ne sot po flasim, rrugën e rezistencës paqësore.
Lëvizja politike që përfshiu pothuajse të gjithë shqiptarët e Kosovës, në krye me liderin historik, dr. Ibrahim Rugovën, ishte përjashtimi i vetëm në këtë hapësirë të trazuar, që dha mesazhin dhe thirrjen se duhej dhënë shans paqes, bisedimeve dhe jo krimit dhe luftës.
Lëvizja paqësore tregoi se kishte një mundësi të vetme për t’ mos ndodhur ajo që vërtetë ndodhi dhe la mbas mijëra të vrarë, pothuajse tërësisht civilë.
Lideri historik i kësaj Lëvizjeje dhe i shqiptarëve të Kosovës, dr.Ibrahim Rugova, ishte një intelektual kritik, tolerant dhe paqësor, që idetë nacionale për liri, pavarësi dhe demokraci, arriti t’i mbillte jo vetëm në popullin e Kosovës, por ato t’i shtrinte edhe në opinionin dhe institucionet ndërkombëtare. Filozofia e tij paqësore u pranua dhe sot gëzon aq shumë respekt në të katër anët e globit.
Me platformë të fuqishme politike me moton “Liri, Pavarësi, Demokraci”, shqiptarët sakrifikuan shumë, por edhe bënë një organizim të jashtëzakonshëm. Përmes solidaritetit kombëtar brenda dhe jashtë vendit arritën të organizojnë dhe mbajnë sistemin e arsimit, shëndetësisë, ndihmave sociale etj, duke dhënë shembullin, se kur ka një mobilitet të madh etik, kombëtar dhe politik, një process, sado që të jetë i vështirë, mund të japë rezultate të mëdha.
Krimi shtetëror serb dhe lufta që ndodhi në vitet 1998/99, solli edhe ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare, për të evituar një projekt të planifikuar dhe që kishte filluar gjerësisht të zbatohej nga regjimi i Millosheviqit.
Do të theksoja me këtë rast, unë shoh se agresioni serb kundër popujve fqinj në fund të shek XX kishte një burim historik, dhe ai mbështetej edhe në trajtimin e priviligjuar dhe favorizues që iu bë shtetit serb në të kaluarën nga bashkësia ndërkombëtare. Në këtë kontekst, presioni sistematik i detyroi të shpërngulen shqiptarët dhe sot dyfish jetojnë më shumë jashtë se sa në hapësirat etnike.
Mbetja me dhunë e shqiptarëve në Mbretërinë serbo-kroato-sllovene, dhe më vonë në Jugosllavinë, krijoi agjendën e përhershme të hegjemonizmit serb për dhunë sistematike, dhe kjo filozofi solli edhe tragjedinë e para 12 vjetëve.
Të nderuar miq, nuk i them këto fakte se janë të panjohura, por për të riktheksuar se paqja dhe falja ishin dhe janë bërë parimi kryesor i filozofisë së shqiptarëve të Kosovës mbas vitit 1999. E kaluara ua mori pothuajse të gjitha, por i inkurajoi të mos jetojnë me te, të shikojnë nga ardhmja, sikur të gjithë popujt e lirë dhe të qytetëruar. Për këtë, me të drejtë, mund të them, se titulli i Konferencës përkon me realitetin: Shqiptarët kanë dëshmuar dhe po dëshmojnë se janë një komb i Paqes.
Rruga që Kosova e ka zgjedhur, të jetë atdhe i përbashkët i gjithë qytetarëve, pa dallim etnie e feje, me sigurimin e të drejtës së përfaqësimit në të gjitha institucionet vendimarrëse, si në Parlament, Qeveri, institucione të pushtetit lokal, gjë që garantohen me kushtetutën dhe ligjet e vendit ,dhe dëshmimi i suksesshëm i deritanishëm, anipse ka ende një hezitim tek një pjesë e qytetarëve serb, të cilët fatkeqësisht janë peng i politikave të deritashme të Beogradit, janë përgjegja më e mirë për të gjitha prognozat e këqia të kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës, të cilët propagandonin “hakmarrjen e shumicës shqiptare ndaj qytetarëve serb dhe eksodin e tyre të detyrueshëm”.
Asgjë nga kjo nuk ka ndodhur. Përkundrazi, ka ndodhur oferta jonë për paqë qytetare dhe integrim. Ka ndodhur dhe është e përditshme qasja jonë për respektim të plotë të të gjitha të drejtave dhe lirive njerëzore e të komuniteteve pakicë, mbështetur mbi standardet dhe dokumentat ndërkombëtare, duke filluar nga Karta e OKB-së, Deklarata Universale për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut e më tej,të cilat janë përqafuar nga Kushtetuta e Republikës dhe ligjet specifike, duke iu referuar edhe Propozimit gjithëpërfshirës të Presidentit Marti Ahtisari, i cili ka udhëhequr procesin e negociatave si i dërguar special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
Dua të kujtoj se edhe gjatë procesit negociator në Vjenë , në vitet 2006,2007 dhe 2008, kur si president i vendit isha në krye të delegacionit të Kosovës, delegacioni ynë nisur nga këto parime thellësisht humane dhe për t’i dhënë shans të ardhmes, i pat propozuar delegacionit serb nënshkrimin e një Traktati për Miqësi dhe Fqinjësi të Mirë, dokument ky që do të njihte realitetet e reja, por edhe do të hapte perspektivën e bashkëpunimit jo vetëm mes dy popujve dhe vendeve, por rajonit dhe më gjerë. Kjo edhe ishte oferta jonë në procesin e vazhduar të bisedimeve për 120 ditë të tjera, përpos qëndrimit teper gjeneroz të delegacionit tonë për të gjitha zgjidhjet që gjenden në kuadër të Propozimit gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisaari. Për shumë kend, kjo edhe duket paradoks. Populli që kishte vuajtur dhe që ndaj tij ishte ushtruar dhuna me përmasa gjenocidi, shtrinë dorën e miqësisë e të pajtimit, perderisa agresori jo vetëm që ende nuk ka kërkuar falje për krimet e bëra, por në vazhdimësi mbetet besnik i atyre politikave destabilizuese dhe antipaqësore që ishin praktikuar nga Millosheviqi.
Shqiptarët e dijnë sa e rëndësishme është paqja dhe barazia e të gjithë qyetarëve, sepse e kanë provuar të mos jesh i barbartë dhe të vuash për shkak të dallimeve etnike.
Populli shumicë shqiptar kështu dha shembullin se mund të kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie multietnike dhe multireligjioze. Për pakicat në shtetin e tyre multietnik shqiptarët ofruan integrimin shoqëror dhe institucional, ndërtuan shkolla e shtëpi, spitale e rrugë duke e trajtuar çdo qytetarë si të barabartë .
Kosova e pavarur, me miratimin e akteve më të larta shtetërore, mori aranzhimin edhe ndërkombëtar, për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare të minoriteteve, dhe vlerësoj se kjo mund të jetë një shembull pozitiv për tërë rajonin e Ballkanit.
Kjo në vendin tim është vlerësuar si vlerë dhe begati jona, është shembull i demonstrimit të përgjegjësisë së shumicës për mbështetje dhe tolerancë ndaj pakicave. Institucionet e vendit në këtë çasje kanë aleat qytetarët, në radhë të parë ata të shumicës, të cilët pavarsisht përjetimeve të rënda, nuk duan të nxisin urrejtjen dhe hakmarrjen ndaj pjesëtarëve të një komuniteti tjetër, fjala është për serbët, për fajet dhe të bëmat kriminale që i kanë bërë eksponentet e një regjimi.
Dua të theksoj se një pjesë e qytetarëve serbë e ka pasë marrë me drojë krijimin e Kosovës së pavarur, kryesisht si rezultat i indoktrinimit sistematik, të ndikimit dhe të presioneve që vijnë nga Serbia, nga elitat politike e kishtare atje. Këto vite kanë dëshmuar se droja ka qenë e pavend. Kosova ka vend për të gjithë qytetarët e vet. Koha jonë është kohë e barazisë qytetare, jo e dominimit të askujt mbi askë. Duhet të çmësohemi një herë e mirë me kulturën e dominimit të kohëve të shkuara dhe të kuptojmë se asnjeri nuk do të mund ta zhbëjë të kaluarën tragjike, por së bashku mund të ndërtojmë të ardhmen paqërore. Liria e secilit është liria e të gjithëve.
Në këtë sens, dua të përmend se shqiptarët dhanë një shembull të jashtëzakonshëm edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke shpëtuar të gjithë çifutët që gjendeshin jo vetëm në Kosovë, por edhe në një pjesë të Serbisë, mbasi ata erdhën në Kosovë dhe prej aty, duke u mbrojtur si pjesëtarë të familjeve të tyre, u sollën në Shqipëri. Fryma përkushtuese e besnikërisë dhe e humanizmit, bëri të mundur shpëtimin e çifutëve, të cilët edhe sot e kësaj ditë janë falenderues për këtë akt sakrifice dhe humane.
E ngjashme me urtinë biblike e kuranore, që me kohen del si një rekomandim i fuqishëm filozofik se ”Ate që nuk dëshiron t’a bëj dikush ndaj teje, mos ia bër as ti askujt” ,një fjalë po kështu e urtë e popullit tim thotë: “Bëj mirë, gjen mirë ”. Në këtë kontekst të humanizmit, do përmendur edhe shqiptaren Nëna Tereze, familja e së cilës ishte nga Kosova, dhe e cila për shkak të dhunës serbe u detyrua të shpërngulej. Ajo fali dhe foli gjithmonë kundër dhunës pa urrejtur askend. Ajo u bë Nënë e të gjithë të varfërve dhe të sëmurëve, një shembull humaniteti për botën jo vetëm në shek XX. Ceremonia madhështore e lumnimit të Nobelistes për Paqe, Nënës Tereze në Vatikan më 19 Tetor 2003, ishte mirënjoheje për gjithë shqiptarët. Për tolerancën dhe paqen që ata krijuan, nga të cilat Nëna Tereze mori dhe e pati pjesë të qenies se saj humaniste gjithë jetën.
Të nderuar pjesëmarrës,në rajonin tonë paraqitet nevoja për të krijuar mundësi më të mëdha për bashëkpunim dhe tolerancë, për paqe dhe mirëkuptim. Për të çrrënjosur njëherë e përgjithmonë urrejtjen e krijuar me shekuj.
Nuk flas vetëm në emrin tim, por e di edhe nga pozita e ish presidentit të Kosovës, po edhe si një qëndrim të të gjithë liderëve shqiptarë, se ne na duhet në rajon përcaktimi i prioriteteve të bashkëpunimit, jo vetëm si shtete, por edhe si një rajon i përbashkët, për të bërë hapa thelbësorë drejt integrimeve në BE dhe në NATO.
Krijimi i lehtësimeve për lëvzije të lirë të njerëzve, i këmbimeve kulturore dhe qytetëruese dhe investime të bisnezeve do të bënte të mundur një racionalizm më të madh të potencialeve humane dhe ekonomike në rajon. Shtetet e rajonit duhet të tregojnë vullnet më të madh për të krijuar një Shengen Ballkanik, në të cilin qytetarët pavarësisht vendeve ku jetojnë, nuk do të pengohen të punojnë dhe lëvizin pa pasaporta nga një vend në tjetrin. Gjykoj se këto propozime, që i pata dhënë qysh gjatë vizitës sime zyrtare në Tiranë dhe në takimet rajonale të presidentëve, nuk janë ambicie, por një mundësi reale. Kjo lidhet fuqishëm me synimin e shqiptarëve të Kosovës dhe institucioneve të saj po edhe të popujve dhe shteteve të rajonit për integrime sa më të shpejta në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare.
Jam i bindur gjithmonë se shqiptarët janë të gatshëm të marrin përgjegjësitë e veta si çdo komb modern dhe i përgjegjshëm.
Pikërisht orientimi i shqiptarëve që të kapërcejmë pasojat e tragjedive të përjetuara, duke i dhënë shansin pajtimit qytetar, është shprehje e një vizioni largpamës, që ka për qëllim ndërtimin e bazave të qëndrueshme të paqes dhe të stabilitetit e të zhvillimit të përgjithshëm rajonal.
Shqiptarët nuk kanë pasur ambicjen e agresionit e të marrjes së lirisë së të tjerëve për rreth, fqinjëve pra. Kemi besuar dhe gjithmonë besojme se “liria njerëzore ashtu, siç thoshte Milli, ka kuptimin e shtrirjes së saj për aq sa nuk cenohet liria e tjetrit.”
Ndërsa nuk dyshoj se besimi në një Ballkan më të mirë, më tolerant dhe plural, është e vetmja e alternativë e të gjithë neve. Bota jonë është e madhe dhe e pasur për aq sa do të punojmë bashkërish në të gjitha cepet e rajonit për për paqe, mirëkuptim dhe tolerancë.
(Fjalimi i mbajtur në Konferencën Evropiane të Lidershipit, në Tiranë, organizuar nga Federata Universale e Paqes, me temën: Roli dhe rëndësia e shqiptarëve për paqen e qëndrueshme në Ballkan”)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shkuurt-780x439.jpg)
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje
![Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli1-e1739320566151-780x439.png)
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-780x439.jpg)
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GJEJGJGJG.jpg)
Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re