Shqiptarët dhe zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi
Kodi i ri zgjedhor i ratifikuar më shumicë votash në parlamentin e Malit të Zi, vendosi që shqiptarët në Mal të Zi do të përfaqësohen në Parlamentin e Malit të Zi dhe do të bëhen parti parlamentare atëherë kur të kalojnë pragun zgjedhor i cili me ligjin e ri zgjedhor është 3 për qind. Implementimi i këtij Kodi në zgjedhjet e vjeshtës ka nxjerrë në skenën tonë politike një debat në të cilin janë përfshirë akterë të ndryshëm politik, si brenda territorit të Malit të Zi ashtu edhe jashtë tij. Akterët politikë shqiptarë brenda territorit të Malit të Zi, ashtu dhe të diasporës, në lidhje më këtë çështje kanë hapur diskutime duke dhënë mendime të ndryshme se si duhet të përfaqësohen subjektet politike shqiptare në parlamentin e Malit të Zi.
Pyetja më e madhe e cila qarkullon në debatet publike është se si do jetë e ardhmja e subjekteve politike shqiptare në skenën parlamentare të Malit të Zi?
Të jesh parti parlamentare është një përgjegjësi por njëkohësisht edhe privilegj, sepse si parti parlamentare do të krijosh edhe një bazë të mirë financiare e cila do shërbente për unifikimin e trupit votues të partisë, si dhe do ndikojë në potencimin e forcës në zgjedhjet lokale.
Zgjedhjet parlamentare do kenë një rendësi të veçantë për partinë më të re të krijuar në skenën politike shqiptare, që është Partia Demokratike, për të cilën këto zgjedhje do jenë një provim jo shumë i lehtë. Dy janë alternativat me të cilat duhet të përballet ky subjekt politik, vetëm kundër te gjithëve ose bashkë kundra vetvetes.
Sa i përket subjekteve të tjera, nuk është se do ketë ndonjë risi demokratike në bërjen e politikes, sepse çdo gjë do varet nga pazaret politike parazgjedhore.
Tema e bisedimeve nuk do jetë se si do përfaqësohen të drejtat e shqiptareve në parlamentin e Malit të Zi, por kush do udhëheq listën në rast se ka një të tillë. Nga praktikat e deritanishme kemi parë se edhe në rast se do të ndahet në dy blloqe, situate do të jetë e njëjtë. Një provim tjetër i vështirë për subjektet politike shqiptare në Mal të Zi është të gjenden tema që do të ngritin çështjet e duhura dhe mbajtja e premtimeve, që do të thotë realizimi i atyre që premtohen apo praktika e vjetër do vazhdoj ku temë e fushatave politike do të mbesë fshehja pas kartës së patriotizmit.
Ideja e një liste të përbashkët është një ide e cila qarkullon shumë herë në prag të zgjedhjeve, pa ndonjë platformë konkrete, por vetëm më moton “bashkë” thua se shqiptarët në Mal të Zi jetojnë të ndarë në mes veti. Kjo bëhet me një synim, deri sa të arrihet qëllimi i tyre, kurse populli për fat të mirë vazhdon të jetojë bashkë para dhe pas motos ”bashkë”.
Subjektet politike dhe interesat e ngushta të tyre partiake dhe personale në këtë mënyrë do vazhdojnë udhëtimin e qetë drejtë realizimit të tyre.
Unifikimi i subjekteve politike është i domosdoshëm dhe do ishte i mirëseardhur. Kjo mund të arrihet përmes një strategjie dhe vizioni e cila do të konkretizohet me hartimin e një platforme kombëtare për ardhmërinë e shqiptarëve në Mal të Zi.
Hartimi i një platforme kombëtare do hapte një kapitull të ri në mënyrën e të bërit politik. Subjektet politike shqiptare do mësonin sadopak filozofinë politike, kurse disa subjekte politike edhe konceptin “politik”.
Platforma kombëtare duhet të përfshijë: Të gjitha platformat e partive politike; platformat e hartuara nga intelektualë të ndryshëm; ekspertë të fushave të ndryshme; ekspertë të shkencave politike dhe të politikave ndërkombëtare; diskutim publik me intelektualët shqiptarë në Mal të Zi; tryeza të rrumbullakëta të eksperteve më të mirë të shteteve shqiptare dhe të diasporës shqiptare; Konventat dhe ligjet ndërkombëtare; objektivat afatshkurta dhe afatmesme etj.
Për realizimin e saj duhet të vihet në funksion i gjithë kombi shqiptar i cili vepron brenda Malit të Zi dhe jashtë tij.
Shqiptarët e Malit të Zi kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në demokratizimin e Malit të Zi, kurse zgjedhjet parlamentare do jenë vendimtare për plotësimin e kushteve drejt anëtarësimit në BE. Nëse shqiptarët dalin me një listë të përbashkët pa një platformë konkrete se si duhet të jetë e ardhmja e tyre, atëherë edhe subjektet politike shqiptare dhe trupi votues shqiptar i cili do t’i votojë do të jenë vetëm spektator në skenën politike të Malit të Zi.
Çdo e drejtë e tyre do përcaktohet prej perspektives diplomatike malazeze, ku anëtarësimi në NATO dhe BE do të bëhet vetëm duke riaktivizua të drejtat e fituara më parë, si të drejtën e mandateve të garantuara, përdorimin e simboleve, gazetën javore, lajmet në shqip, të drejtën e përdorimit të gjuhës në institucione etj. dhe asnjëherë të mos jepej një status për pakicat autoktone siç janë shqiptarët në Malin e Zi.
Në fund dua të ceki se problemi i pronave, i të mirave detare, privatizimeve , turizmit , bujqësisë, punësimit, shkollimit etj. do të realizohen vetëm atëherë kur të hartohet platforma kombëtare për ardhmërinë e shqiptarëve në Mal të Zi. Hartimi i kësaj platforme, e cila ka si qëllim definimin e statusit për shqiptarët në Mal të Zi, është një kërkesë legjitime e cila i drejtohet pushtetit qendror të Malit të Zi. Gjithashtu, kjo kërkesë legjitime është në përputhje më të drejtat që bashkësia ndërkombëtare u vë parakushte shteteve të cilat kërkojnë të anëtarësohen në BE dhe në NATO.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëI dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore
“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë, as varrin s’ia dimë” - flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura
"Le t'i dridhet toka", G-Bani thur planin për të vënë në kurth Gjestin
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme
Trump: Amerika duhet t'i kthehet fesë, vetëm Zoti më shpëtoi nga atentati
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin