Shqipja s’ka emër në Maqedoni
Një bankë në pjesën qendrore të Shkupit derisa kishte radhitur gati 10 gjuhë të huaja për të reklamuar aktivitetin e saj, gjuha shqipe nuk vërehej askund, dhe me këtë krijohet një përshtypje paradoksale se sa vlen apo ka emër gjuha jonë. Por, kështu ndodhë edhe në institucionet shtetërore, bizneset private të komunitetit maqedonas, shoqatat e fushatat, aktivitetet e ndryshme, ku gjuha shqipe nuk gjen trajtim për shkak të ngarkesave dhe motiveve të ndryshme nacionale dhe etnike. Kjo është ajo pasqyrë se si trajtohet gjuha shqipe, e cila në bazë të një copë ligji të cunguar, është zyrtare, por që deri tani asnjëherë nuk u trajtua si e tillë.
Sllavomaqedonasit në vend se të mbështeten mbi kodin e komunikimit masiv nëpërmjet gjuhëve, ata ende udhëhiqen nga tendencat diskriminuese. Një ligj i miratuar i cunguar me një marrëveshje politike mes partnerëve aktual të koalicionit, ka koklavitur edhe më shumë problemet duke u nisur nga qytetari më i thjeshtë shqiptarë i këtij vendi. Me ligjin e tillë nuk ka afate, nuk përcaktohen nivele përdorimi dhe komunikimi, nuk ka dokumentacione të shtypura dhe palët e involvuara në këto çështje vetëm ndjekin kaosin e krijuar. Shteti apo qeveria e maxhorancës nuk harxhon para për gjithë atë gamë të gjerë të nevojave dhe kërkesave për implementimin e ligjit për gjuhët, edhe pse ashtu i cunguar. Dhe shteti i dominuar nga shumica ka si bazë mentalitetin e egër sllavomaqedonas, që është ende larg vlerave demokratike evropiane, të cilat vlerësojnë dhe kontribuojnë në kulturat e vendeve anëtare duke respektuar diversitetin e tyre kombëtar dhe rajonal.
Përderisa Evropa e gjen pasurinë e saj tek shumëllojshmëria e trashëgimisë si edhe në zotësinë për të mbledhur në gjirin e saj shtete me gjuhë, kultura dhe tradita të ndryshme, Maqedonia e papërcaktuar dhe e ç’thurur në çdo pikëpamje të shtetëformësisë, ndjek trendet e diskriminimit dhe nacional-romantizmit të heshtur ballkanik. Padyshim që gjuhët mund të trajtohen si mënyra perfekte komunikimi, të cilat arrijnë të bashkojnë dhe të krijojnë një mozaik të kultivimit të vlerave të përbashkëta.
Evropa me 23 tre gjuhë zyrtare, cilat janë arsyet?
Të përkushtuar për integrimin në mes shteteve anëtare, BE-ja në mënyrë proaktive promovon lirinë e qytetarëve të saj që të flasin dhe të shkruajnë në gjuhën e tyre. Respekti për diversitetin gjuhësor dhe kulturor është mishëruar në Kartën Evropiane të të Drejtave Themelore të miratuar nga liderët e BE-së në vitin 2000. Ajo nuk mbulon vetëm 23 gjuhët zyrtare të Unionit, por edhe shumë gjuhë regjionale dhe të pakicave që fliten në segmente të popullsisë së saj.
Por çfarë bëjnë maqedonasit, ku është dallimi, a është e vështirë për të gjetur arsyet se pse Bashkimi Evropian ka nevojë për 23 gjuhë zyrtare, e Maqedonia nuk është në gjendje të zyrtarizojë gjuhën e popullit etnik i cili përbën mbi 25 për qind të popullsisë apo ma shumë. Arsyet nuk janë vështirë për tu gjetur, ato janë: demokracia, transparenca dhe e drejta për të ditur, të cilat mentaliteti maqedonas nuk dëshiron t’i pranojnë.
Si është e mundur që Bashkimi Evropian legjislacionin e miratuar e boton dhe vë në dispozicion në 23 gjuhë zyrtare, ndërkaq përfaqësuesit shqiptarë në Maqedoni këtë të drejtë akoma e kanë të mohuar?! Pse edhe Maqedonia nuk respekton parimin themelor të BE që të gjithë qytetarëve të saj dhe përfaqësuesve të zgjedhur t’u ofrojë mundësinë të komunikojnë me institucionet në gjuhën e tyre kombëtare?! Në Evropë nuk mund të ketë standarde të dyfishta sikur tek ne, në mes të mëdhenjve dhe të vegjëlve. Anëtarët bullgarë ose grek të Parlamentit Evropian janë në gjendje të flasin në emër të zgjedhësve të tyre në të njëjtën mënyrë si një anëtare nga Gjermania Britania apo Franca.
Rasti i Kosovës
Përpos vendeve të Bashkimit Evropian ne kemi edhe raste tjera në rajon, ku edhe gjuhët e pakicave janë zyrtarizuar. Ligji i Gjuhëve i miratuar nga Parlamenti i Kosovës, gjuhën e komunitetin serb i cili përbën vetëm 6 për qind të popullsisë e ka përcaktuar si gjuhë zyrtare. Për veç në nivelin qendror, ky ligj si gjuhë zyrtare i llogaritë edhe gjuhët e popujve të cilët përbëjnë më shumë se 3 për qind të popullsisë në komunat e shtetit të Kosovës, pra në nivelin lokal. Ky ligj parasheh edhe shumë beneficione për pakicat kombëtare në shtet.
Janë shembuj dhe argumente para të cilave do të dorëzohet secili, por pse maqedonasit janë aq kokë fortë, çfarë u pengon gjuha shqipe, çfarë u pengojnë shqiptarët. Si do të sillet Evropa ndaj këtij paradoksi, a do ta pranoj këtë shtet shtypës të dhunshëm, me mentalitet të kalbur në BE. Përgjigjen besoje e din secili, por mundet edhe të çuditemi apo befasohemi.
(Autori është kryetar i Organizatës për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane – OBRIE)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gbani-780x439.jpg)
"Le t'i dridhet toka", G-Bani thur planin për të vënë në kurth Gjestin
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/parashqevisimakuu-780x439.jpg)
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
![Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/LAJMI-I-FUNDIT-1-2-780x439.png)
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera
![Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/modric-vinicius-jr-780x439.jpg)
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
![Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-41-780x439.jpg)
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
![Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-63-780x439.jpg)
Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin