Shqipëria Natyrale është ofertë për paqe dhe stabilitet
Disa politikanë serbë, grekë, maqedonas, malazezë, por edhe disa politikanë shqiptarë thonë se bashkimi i shqiptarëve do provokoje efektin Domino në rajon. Nuk është e vërtetë. Pse?
Kjo analizë, i drejtohet, politikës dhe opinionit publik, shqiptar, serb, grek dhe maqedonas dhe malazez. Qëllimi i saj, është evidentimi i fakteve, se Platforma e Shqipërisë natyrale, nuk drejtohet as kundër paqes rajonale dhe as kundër fqinjëve të Shqipërisë. Në të kundërt, Shqipëria natyrale, është një oferte për paqe, për stabilitet dhe mirëqenie të të gjithë popujve të Ballkanit. Njëkohësisht, kjo analizë është edhe një ftesë për debat me cilindo, studiues apo politikan, serb, grek, maqedonas apo malazez.
Arsyeja tjetër që me nxiti për këtë analizë, janë mbi 450 shkrime dhe analiza të botuara në shtypin serb, malazez, maqedonas dhe grek gjatë një viti si dhe heshtja e politikës shqiptare, që ndërsa përgatitet për 100 vjetorin e pavarësisë, ka frikë të thotë se ky 100 vjetor është i Shqipërisë natyrale.
Zgjidhja e parë dhe kryesore në Ballkan është bashkimi i shqiptareve, është krijimi i Shqipërisë natyrale. Pse e them këtë? Po paraqes disa fakte për dijeni, por edhe për gjykim.
1. Kombi shqiptar është një rast unikal në kontinentin evropian. Shqipëria aktuale, është i vetmi shtet në Evropë, që përgjatë gjithë vijës kufitare tokësore ka vetveten. Ky absurd fillon që nga Hani i Hotit në veri dhe përfundon në Qafën e Botës në jug. Pra kemi të bëjmë me një rast sui generis.
2. Rregullimi i statusit të trojeve shqiptare, përgjatë një shekulli i është nënshtruar 7 Marrëveshjeve ndërkombëtare, vendimet e të cilave ose kanë qenë koloniale ose kanë qenë arnime pjesore të pjesëve të ndryshme te kombit shqiptar. Ato janë Marrëveshja e Londrës, Marrëveshja e Versajës, Marrëveshja e Jaltës e vitit 1945, Marrëveshja e Rambujesë e cila ju kushtua vetëm një pjese të territorit shqiptar siç ishte Kosova, Marrëveshja e Konçulit e marsit 2001, që ju kushtua një pjese të kombit shqiptar siç është Lugina e Preshevës, marrëveshja e Ohrit e gushtit 2011, e cila ju kushtua një pjese të territorit shqiptar në FYROM.
Aktualisht kombi shqiptar jeton në dy shtete që janë Shqipëria artificiale dhe Kosova, në Shqipërinë Lindore në FYROM me status te popullit shtetformues dhe në dy pakica kombëtare në Mal të Zi dhe në Serbi. Por nuk ekziston fare në krahinën shqiptare të Çamërisë, pasi u deportua me dhunë në vitin 1944.
Sot kur flitet për marrëdhënie të reja ndërkombëtare të mbështetura jo në të drejtën e forcës, por në forcën e së drejtës, shqiptarët kanë të drejtë të kërkojnë riparimin tërësor dhe jo pjesor të padrejtësive koloniale që janë bërë ndaj tyre.
3. Të gjithë fqinjët e Shqipërisë natyrale, e kanë fituar pavarësinë e tyre para shqiptarëve. Shqiptarët e fituan me aktin juridik të Kuvendit të Vlorës në 28 nëntor 1912. Por çfarë ka ndodhur? Të gjithë fqinjët e Shqipërisë natyrale janë zgjeruar si territore pas shpalljes së pavarësisë, ndërsa vetëm shqiptarët janë rrudhosur dhe copëtuar si territor pas shpalljes së pavarësisë.
4. Përgjatë një shekulli, shqiptarët festojnë 28 nëntorin 1912 si datë të shpalljes së pavarësisë së tyre dhe nuk festojnë datën që vendosi copëtimin e tyre dhe krijimin e Shqipërisë artificiale që është sot, datë që është 29 korriku 1913. Fuqitë e mëdha e njohin një datë të tillë si festë kombëtarë të shqiptarëve.
5. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në Preambulën e saj, pranon të drejtën e bashkimit të shqiptarëve në një shtet si të drejtë legjitime. Fuqitë e mëdha që e kanë miratuar këtë Kushtetutë e kanë pranuar këtë të drejtë, duke mos bërë asnjë vërejtje për Preambulën e saj.
6. Sot ekzistojnë dy shtete e gjysmë shqiptare që mund ta realizojnë këtë me anë të mjeteve paqësore.
7. Në muajin tetor 2010, një organizate prestigjioze ndërkombëtare, Gallup Internacional në një nga sondazhet e saj bëri publike këto shifra: Në Kosovë, mbi 81 për qind e shqiptarëve duan bashkim me Shqipërinë, në Shqipëri, 63 për qind e shqiptarëve duan bashkim me Kosovën, në Maqedoni 83 për qind e shqiptarëve duan bashkim me Shqipërinë.
Më duhet të bëj një korrigjim nocionit politik të përdorur nga fqinjët dhe disa politikanë serbë, grekë, maqedonas apo malazezë. Ata kur flasin për bashkimin e shqiptarëve, përdorin nocionin Shqipëri e Madhe. Unë jam kundër Shqipërisë së Madhe. Persë? Sepse nocioni Shqipëri e Madhe lindi pas marrëveshjes Ciano-Ribentrop të vitit 1941, pra është një nocion nazi-fashist. Ndërsa unë jam antifashist, prandaj pranoj Shqipëri Natyrale, domethënë, Shqipëria në kufijtë e saj natyrale. Dhe këto kufij janë ato që shpalli Kuvendi i Vlorës në vitin 1912.
Ndërsa lidhur me bashkësinë ndërkombëtare, unë e di se ajo kërkon paqe në rajon, kërkon stabilitet, prandaj ka filluar edhe ta përkrahë idenë e bashkimit të shqiptarëve. Rëndësi ka që mbështetësit e Shqipërisë natyrale janë kundër dhunës, pra kanë si filozofi të tyre devizën: Dialog me këdo, dialog për gjithçka. Ai që ka të drejte nuk ka frike nga dialogu. Bashkësia ndërkombëtare në funksion të paqes i ka anuluar disa konferenca ndërkombëtare si për shembull, atë të Versajës apo të Jaltës. Në Versaje, u krijua mbretëria serbo-kroato-sllovene, asokohe ju anulua pavarësia Malit të Zi. Por sot kjo mbretëri nuk ekziston, ndërsa Malit të Zi ju rikthye pavarësia.
Atëherë, duhet të anulohet, edhe e fundit Marrëveshje ndërkombëtare, që është ajo e Londrës 1913, e cila copëtoi në pjesë kombin shqiptar. Si do të bëhet kjo? Me rrugë demokratike. Për shembull: Lista për Shqipëri Natyrale së shpejti do të kërkojë në GJND, në Hagë, anulimin e saj dhe dëmshpërblimin e kombit shqiptar me 100 miliard sterlina nga 6 fuqitë e mëdha. Po sjell për opinionin tuaj, disa fakte, nga kjo konferencë.
Fakti i Parë: Konferenca e Londrës nuk është një Konferencë zyrtare. Që në fillim ajo mori vendim që të mos mbante proces-verbal. Një veprim i tillë, të kujton veprimet e atij që bën një krim dhe merr masa të fshehë gjurmët e krimit.
Fakti i dytë: Kjo konferencë nuk u mblodh, për të diskutuar pavarësinë e Shqipërisë së shpallur në 28 nëntor 1912, por për të pajtuar Serbinë, Malin e Zi, Bullgarinë dhe Greqinë me Turqinë. Ja pohimi i ambasadorit francez në këtë konferencë, Pol Kambon: U mblodhëm sot datë 16 dhjetor për të arritur një marrëveshje midis Serbisë, Greqisë, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Turqisë në zyrën e Greyt (Kambon, Korrespodenca, faqe 31)
Fakti i tretë: Pol Kambon në fund të Konferencës pohon se: Ballkanikët tanë ikën, por mbetën pa u zgjidhur dy problemet më të rënda, Kufijtë e Shqipërisë dhe ishujt e detit Egje. (Po aty, faqe 57).
Fakti i katërt: Drejtuesi i Konferencës ish ministri i jashtëm britanik Grei, u shpreh në Dhomën e komunave se ‘ne e copëtuam Shqipërinë, për të vendosur paqen midis fuqive të mëdha’. Por pas një viti filloi Lufta e parë botërore.
Fakti i pestë: Ish-ministri i jashtëm britanik, Robin Kuk, deklaroi në prill 1999 në Dhomën e Komunave se ne duhet të riparojmë padrejtësitë që i kemi bërë kombit shqiptar. Ka edhe fakte të tjera, që do t’i vihen në dispozicion GjND-së në Hagë.
Shqipëria natyrale do ta qetësoje Rajonin, do ta stabilizoje atë, do të japë mundësi të stabilizohen edhe rajone të tjera si Bosnja apo Maqedonia. E kundërta, do vazhdoje ta destabilizoje rajonin, sepse do nxisë rryma radikale. Shqipëria Natyrale nuk drejtohet kundër askujt, ajo synon marrëdhënie miqësore me fqinjët, por secili në shtëpinë e tij. Shqipëri natyrale do të thotë zëvendësimi i boshtit Beograd-Athinë me Trekëndëshin Tiranë-Beograd-Athinë, pas bashkimit të Kosovës dhe trojeve shqiptare në Maqedoni me Shqipërinë.
Disa politikanë serbë, grekë, maqedonas, malazezë, por edhe disa politikanë shqiptarë thonë se bashkimi i shqiptarëve do provokoje efektin Domino në rajon. Nuk është e vërtetë. Pse?
Sepse në rajon nuk ka asnjë komb tjetër i cili përgjatë të gjithë kufirit të Shqipërisë aktuale të jetë i kufizuar me veten e tij, pra të ketë fqinj vetveten. Më konkretisht: Kur kalon Hanin e Hotit që lidh Shqipërinë me Mali i Zi, futesh përkohësisht në territor shqiptar që është Tuzi, kur kalon Qafën e Morinës që lidh Kosovën me Shqipërinë, do kalosh në territor shqiptar, kur kalon Hanin e Elezit që lidh Kosovën me Maqedoninë do kalosh në territor shqiptar. Kur kalon Qafën e Botës që lidh Greqinë me Shqipërinë do kalosh në territor shqiptar, kur kalon Qafën e Thanës që lidh Maqedoninë me Shqipërinë do kalosh në territor shqiptar. A ka ndonjë komb tjetër në rajon të ketë këtë dukuri? Jo, asnjë komb. Atëherë ku është efekti domino? Asgjëkund. Efekti Domino ekziston thjesht për të trembur ata që nuk e dinë realitetin e rajonit ose që duan ta fshehin atë.
Duke pranuar të drejtën e kombit shqiptar për tu bashkuar, unë pranoj edhe të drejtën e të tjerëve, pra ne rastin konkret edhe te popullit serb. Nuk do habitem dhe e konsideroj normale, në qoftë se së shpejti në Republiken Sërbe të Bosnjës zhvillohet referendumi dhe ajo bashkohet me Serbinë.
Rëndësi ka që problemi të zgjidhet me paqe. Një rajon destabilizohet kur problemet fshihen, jo kur ato thuhen hapur. Kur thashë më lart, se deviza e Shqipërisë natyrale është Dialog me këdo, dialog për gjithçka, kam parasysh se mbështetësit e Shqipërisë Natyrale kanë një dysheme politike të cilën nuk kanë të drejtë ta shkelin. Pra unë pranoj të bisedoj me fqinjët mbi bazën e pavarësisë së Vlorës 1912. Unë nuk e njoh Londrën e vitit 1913.
Dhe bisedime, dialog do të thotë edhe kompromis, por pasi të pranohet e drejta e shqiptarëve për tu bashkuar. Do të bisedohet edhe për Shkupin, edhe për Çamërinë, edhe për Preshevën edhe për Bujanocin, edhe për Zubin Potokun. Por e ritheksoj, në fillim të pranojmë thelbin e problemit që është: Shqipëria natyrale është një domosdoshmëri dhe një realitet që i duhet paqes dhe mirëqenies së rajonit të Ballkanit. Ja një shembull: Në Platformën e Shqipërisë Natyrale thuhet se Çamëria të shpallet zonë e lirë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Domethënë të jenë të lirë shqiptarët e Çamërisë të kthehen në territorin e tyre, nga i cili u dëbuan me forcë dhe padrejtësisht pra 60 vjetësh. A ka kërkesë me demokratike se sa kjo.
Argumentet dhe faktet e parashtruara më sipër provojnë se Shqipëria natyrale është një ofertë për paqe dhe stabilitet drejtuar fqinjëve të saj, opinionit publik dhe politikanëve të këtyre vendeve fqinj.
(Autori është kryetar i Listës për Shqipëri Natyrale)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit
Pas gjithë asaj buje, Joz Marku 'ndjek' llogarinë e Gjestit në Instagram
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin