Shqipëria ka fituar një tjetër përballje në çështje të arbitrazhit ndërkombëtar, me kompani të cilat kanë pasur pretendime për shkelje të kontratave nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ky është procesi i tretë në arbitrazhin ndërkombëtar, që qeveria shqiptare fiton kundrejt kompanive të huaja dhe që lidhen me procedurat e ndjekura nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Kompania austriake IVICOM Holding GmbH kishte nisur një proces gjyqësor në dhjetor të vitit 2021, kundër Republikës së Shqipërisë pranë Institutit të Arbitrazhit të Dhomës së Tregtisë së Stokholmit (SCC).
Procesi ishte bazuar në Traktatin e Kartës së Energjisë (ECT) që mbron investimet e huaja në sektorin e energjisë.
Pretendimi i ngritur nga kompania ishte se Shqipëria, përmes vendimeve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kishte ndërmarrë veprime diskriminuese duke shpronësuar investitorin IVICOM Holding GmbH.
Rrjedhimisht ishte shkaktuar një dëm të vlerësuar fillimisht prej 50 milionë eurosh, pretendim i cili gjatë proçesit të Arbitrazhit u reduktua pasi vlera 37 milionë euro, plus interesat e akumuluara.
Investimi bënte fjalë për ndërtimin dhe zhvillimin e një termocentrali me turbina me gaz me cikël të kombinuar 500 MW në qytetit të Korçës.
Në 26 qershor 2024, Tribunali Ndërkombëtar i Arbitrazhit me seli në Stokholm vendosi që Republika e Shqipërisë nuk kishte shkelur asnjë rregull të Traktatit të Energjisë (ECT) dhe hodhi poshtë tërësisht pretendimet e IVICOM.
Vendimi i Arbitrazhit hodhi poshtë pretendimin e IVICOM Holding GmbH se Republika e Shqipërisë e keqpërdori diskrecionin e saj për shkak të preferencave dhe lidhjeve politike.
Në këtë proces të arbitrazhit ndërkombëtar, Republika e Shqipërisë u përfaqësua nga Avokatura e Shtetit, e mbështetur nga ekspertët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe e asistuar nga studio ligjore ndërkombëtare Clifford Chance./Euronews Albania/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë