Shqipëria…
Na ishte e s’na ishte njëherë
Nëse dimë të mendojmë sado pak me kokën tonë, ne e ndiejmë se flamuri shtetëror i Kosovës është flamur i dhunshëm, i cili erdhi sipas një procesi të njëllojtë politik, prandaj mund ta konsiderojmë si flamur të pakos së Ahtisaarit, sepse ai doli nga ajo dhe jo sipas vullnetit politik të qytetarëve shqiptarë të Kosovës! Flamuri i yjeve patetik s’erdhi as me referendum e as me vullnet politik të heshtur. Në zemrat tona ajo përherë do të ketë protestë.
Rrugëtimi jonë kaloi nëpër plumba, nëpër luftëra dhe ideali i shenjtë i dëshmorëve tanë, dhe jo vetëm i luftës së fundit nuk ishte ky flamur i dhunshëm, por ai që e kemi pasur përherë. Flamuri ynë është dhe do të jetë shqiponja e zezë me sfondin e kuq. Dëshmorët nuk ranë vetëm për Kosovën, por për një Shqipëri të vetme.
28 nëntori si festë kombëtare u shlye, nuk u njoh nga Ahtisaari, sepse nuk na përkiste neve si shqiptarë të Kosovës. Atë nuk e njohën edhe politikanët e parlamentit të Kosovës. Ndaj edhe në këtë nëntor të shenjtë, rrugëve të Kosovës nuk u vendos flamuri kuq e zi, atë e bën aktivistët e Vetëvendosjes dhe për ironi disa u arrestuan nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës! Deri kur do të arrestohemi për flamurin tonë. Deri kur?
Shqiptarët, nëpër kalendarin historik nuk u qetësuan asnjëherë edhe pse kaluan nëpër një dhunë sistematike. Ne, asnjëherë nuk u ndalëm për të kërkuar Shqipërinë tonë. Të rënët tanë dhanë jetën për Shqipërinë. Mjafton të shikojmë betimin e ushtarit të luftës së fundit në Kosovë.
Pavarësisht, ndikimeve të cilat vijnë si rrjedhojë anti-kombëtare se shqiptarët e Kosovës, kosovarët dallojnë nga shqiptarët e Shqipërisë, ato nuk do të mund ta shtrijnë rrjetin e perceptimeve për të na shaluar idenë e Shqipërisë së Bashkuar. Edhe nëse është kështu, atëherë si do ta quajnë veten shqiptarët e Maqedonisë, ata të Malit të Zi, të Çamërisë. Prandaj këto ndikime të cilat vijnë si trysni ndërkombëtare, të bashkuar me atë institucionale në Kosovë, vështirë që do të mund ta shpërbënin afektin dhe idealet tona për një ëndërr shumë më të vjetër shtetërore se sa vetë ato që bëjnë trysni!
Flamuri i yjeve dhe e kaltërsinave nuk simbolizon dhe nuk shpreh trajtën estetike ashtu siç shihet në të vërtetë. Evropa e Bashkuar, e utopizuar dhe e shkallëzuar ektremisht në flamurin dhe në himnin shtetëror shpreh një estetikë të dhembshme, një estetikë pa kurrfarë kuptimi.
Flamuri na tregon se ne jemi njëlloj shteti i pashtet, i kërrusur për kusure të bashkësisë evropiane. Yjet e flamurit na tregojnë shumë qartë se çfarë padrejtësie na bëhet neve si popull. Krijimi i shtetit multietnik është një angështi me shumicë shqiptare dhe me tre apo katër për qind me pakica kombëtare.
Himni shtetëror, nuk ka tekst poetik. Ai kryesisht na jepet mbi bazat e një instrumentali të pakuptimtë. Ne, as me flamurin dhe as me himnin e Kosovës nuk unifikohemi, aty asgjë s’ka që ka të bëjë me historinë dhe kulturën tonë. Aty asgjë nuk flet dhe nuk është shqip. Prandaj himni dhe flamuri ynë do të mbetet ai shqiptarë. Ëndrra jonë e përjetshme do të jetë Shqipëria!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLeonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Xhuli: Thuaj edhe një herë atë që i the Gjestit, nga Kosova nuk do të të lëmë të gjallë
Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas
Reagojnë të afërmit e Gjestit përmes Instagramit: Ai është gjak shqiptari
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?