Investimet e huaja direkte pësuan rënie të fortë në tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e investimeve të huaja zbriti në 141 milionë euro, nga 293 milionë euro që pati qënë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Këtu duhet marrë parasysh se vitin e kaluar pati një efekt përcaktues nga privatizimi i disa hidrocentraleve, çka pati sjellë një vlerë mjaft të lartë të investimeve të huaja direkte. Edhe po të krahasojmë dy gjashtëmujorët, këtë vit vlera e investimeve të huaja direkte është në rënie me 13 për qind. Kjo tregon se në fakt investimet e huaja direkte po e vuajnë krizën dhe, në rastin e Shqipërisë, janë mjaft të varura nga privatizimet strategjike.
Zhvillime më pozitive në tremujorin e dytë të viti kanë shfaqur remitancat, që kishin vlerën e 135 milionë euro, rreth 5 milionë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Me gjithë rritjen e lehtë në tremujorin e dytë, të dhënat e viteve të fundit kanë treguar se dërgesat e emigrantëve tashmë kanë hyrë në ciklin e rënies dhe një rimëkëmbje e tyre është pothuajse e pagjasë, raporton ScanTv.
Përveç ndikimit të krizës, remitancat me kalimin e viteve janë të destinuara të kenë një trajektore të natyrshme rënëse, çka lidhet me dobësimin e lidhjeve të emigrantëve që e ndërtojnë jetën jashtë.
Për gjithë gjashtëmujorin, dërgesat e emigrantëve kanë pothuajse të njëjtën vlerë më vitin 2013. Stanjacioni i remitancave dhe rritja e deficitit tregtar këtë vit e kanë rritur ndjeshëm deficitin e llogarisë korrente. Deficiti që konsiston në diferencën mes flukseve hyrëse dhe dalëse të parasë për gjashtëmujorin 2014 preku vlerën e 618 milionë eurove, në rritje me 22 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo qendër është sekreti për rënie në peshë
DentFix vie me oferta speciale këtë Black Friday
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
“Ironike”, qytetarët dhe sindikatat e quajnë të pamjaftueshme rritjen e pagave nga janari
Gjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë