LAJMI I FUNDIT:

Shpronësimi i pronave, vendimi preliminar dërgohet në Qeveri

Shpronësimi i pronave, vendimi preliminar dërgohet në Qeveri

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka proceduar sot në Qeveri vendimin preliminar për shpronësimin e pronës së paluajtshme për fshatrat Shipitullë dhe Hade, i cili pritet të merret në mbledhjen e radhës.

Vendimi është marrë pas një debati që Departamenti i Shpronësimit pati sot me pronarët e evidentuar në listën bashkangjitur Vendimit të Qeverisë për shpronësimin e pronave të paluajtshme në Shipitullë dhe Hade, për zgjerimin e aktiviteteve minerare të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Në dëgjim publik kanë marrë pjesë përfaqësuesit e MMPH-së, KEK-ut, Komunës së Obiliqit, përfaqësues të KFOR-it, Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe banorët e fshatit Shipitullë dhe Hade.


Pasi shumica e banorëve nuk ishin të evidentuar në vendimin e Qeverisë dhe kërkonin kategorikisht që të marrin pjesë në formë proteste me pankarta atëherë përfaqësuesi i Departamentit të Shpronësimit, kërkoi nga banorët që në dëgjim publik sipas Ligjit për shpronësim mund të marrin pjesë vetëm personat, të cilët janë pronar, zotërues apo trashëgues të pronave me autorizim.

Banorët e mbledhur para sallës së Kuvendit Komunal të Obiliqit, të cilët nuk ishin pjesë e listës në vendimin e Qeverisë, kërkuan që të dalin edhe banorët tjerë, të cilët u lejuan të hynin në sallë pasi që u deklaruan se janë pronar, zotërues, trashëgues dhe të cilët dëshironin të dëgjonin.

Departamenti i Shpronësimit u sqaroi banorëve se ky dëgjim publik mbahet vetëm për ata pronarë që janë të evidentuar në vendimin e Qeverisë dhe se dëgjimi është i rëndësishëm për shkak se pronarët që shpronësohen mund të marrin informata të rëndësishme rreth procedurës së shpronësimit.

“Dëgjimi publik u zhvillua konform dispozitave ligjore dhe u përmbyll konform këtyre dispozitave. Tani pas përmbushjes së kushteve të përcaktuara në nenin 9 të Ligjit të shpronësimit, Departamenti i Shpronësimit do të vazhdojë procedurën e shpronësimit konform Ligjit për Shpronësim të Pronës së Paluajtshme”, thuhet në komunikatën e MMPH-së.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump

Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump

Botë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori