U morën vesh për 218 mijë euro, por ka shkuar gati në një milion vlera e parave që Komuna e Prishtinës ia ka dhënë kompanisë për furnizim me derivate, “Petrol Company”.
Kompania e ish kandidatit të AAK-së për deputet të Kosovës, Shkelzen Jusaj, që nga ardhja e Vetëvendosjes në pushtet e furnizon komunën e udhëhequr nga Shpend Ahmeti vazhdimisht me derivate të naftës pa tender të ri, por me një kontratë kornizë për furnizim me naftë për nevoja të komunës.
E kjo praktikë nga opozita po shihet si shkelje ligjore dhe keqpërdorim i parasë publike.
Madje zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Partisë Demokratike akuzojnë Ahmetin se për favorizim të një kompanie.
As Jusaj e as përgjegjësit e pushtetit lokal në Prishtinë nuk kanë folur për Gazetën Fjala rreth marrëveshjes që kanë mes vete.
Ky institucion ka lidhur kontratë kornizë trevjeçare me kompaninë e Jusajt për “Furnizimi me naftë dhe derivate të naftës për nevojat e Komunës”, më datë 22. 08. 2014. Një kontratë të tillë kjo komunë e ka lidhur me këtë kompani edhe më datë 02/02/2015, në të cilën ka thënë se ka qenë “Faza e minikonkurrencës”.
Ndërkaq, në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik nuk kanë shumë njohuri për “fazën e minikonkurrencës”, të cilën Komuna e Prishtinës e ka përdorur në vazhdimin e blerjeve në “Petroll Company”.
Lirak Çelaj, nga partia opozitare në asamblenë e Komunës, PDK, ka thënë se të gjitha këto mund të konsiderohen shkelje ligjore dhe si favorizim i një kompanie. Çelaj ka thënë se komuna dhe Shpend Ahmeti duhet të bëhen me transparent dhe të tregojnë se çfarë është duke u fshehur pas gjithë kësaj.
“Mendoj se kjo nuk duhet të lejohet. Nuk e kam parë në detaje këtë tender, por në parim mendoj se duhet të hapet konkurrenca dhe të lejohen të konkurrojnë edhe kompanitë e tjera. Nuk është në rregull nëse vazhdohet çdo herë kontrata me Petrol Company dhe kompanitë e tjera të mbesin jashtë”, ka thënë Çelaj.
Çelaj ka thënë po ashtu se kryetari Ahmeti në shumë raste po e luan rolin edhe të avokatit.
“Nuk mund të bëhen këso deklarata nga kryetari i komunës. Kjo është punë e drejtësisë dhe prokurorisë. Bile mendoj se vetëm nga frika nga kokourenca e disa kompanive Ahmeti nuk po shpall tender për naftë, pasi edhe mund të jenë më të mirë ne ofertë dhe nuk mund të ketë shkak që të eliminojë”, ka thënë Çelaj.
Flamur Shala, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se krejt ky proces është duke u bërë pa bazë ligjore. Sipas tij, komuna e Prishtinës duhet të hap tender të ri dhe jo të furnizoj shkollat me kontrata kornizë për furnizim me naftë për gjenerator të komunës.
“Ky është një keqpërdorim i madh i buxhetit nga ana e komunës së Prishtinës. Kjo komunë dhe Shpend Ahmeti qëllimisht nuk po qesin tender të ri. Vazhdimi i furnizimit me kontratë kornizë nuk është ne rregull. Kjo kontratë/tender është për furnizim me derivate për komunën dhe këtë po e shfrytëzon edhe për shkolla. Ky është keqpërdorimi ma i madh, sepse duhet të ndahet ky furnizim”, ka thënë Shala.
Ai ka thënë se këtë trend të furnizimit deri me tash nuk e ka pasur Komuna e Prishtinës, e cili, sipas tij, është edhe më shtrenjtë dhe e dëmton buxhetin me vetëdije.
Komuna e Prishtinës ka lidhur kontratë kornizë trevjeçare me kompaninë e Jusajt “Petrol Company” për “Furnizimi me naftë dhe derivate të naftës për nevojat e Komunës”, më datë 22. 08. 2014. Një kontratë të tillë kjo komunë e ka lidhur me këtë kompani edhe më datë 02/02/2015, në të cilën ka thënë se ka qenë “Faza e minikonkurrencës”.
Në vazhdimësi Komuna e Prishtinës i ka realizuar dy tenderë për furnim me naftë, një për nevojat e institucioneve arsimore e një për nevojat e komunës.
Por, për ta favorizuar këtë kompani, Shpend Ahmeti është duke e përdorur ata që të furnizojë edhe gjeneratorët e institucioneve arsimore me naftë, pasi që ende nuk ka shpallur tender të ri për këtë punë.
Vlera e parashikuar e kontratës së parë të lidhur në mes kësaj kompanie e Komunës ka qenë 218.870,00 euro. Kurse, e dyta me “Fazën e minikonkurecës”, ka qenë 177,180 euro.
Dyshimet janë se kjo vlerë e mjeteve është harxhuar, por Komuna po vazhdon të marrë ende naftë me çmimin e kontraktuar për premium.
Gazeta Fjala ka kërkuar një përgjigje edhe nga Agjencia Kundër Korrupsionit se a është duke bërë shkelje komuna e Prishtinës dhe se a ka bazë ligjore që të hetohet furnizim me derivate, por në këtë institucion nuk kanë pranuar të japin detaje.
Në AKK vetëm kanë thënë se lendet që i trajtojnë janë konfidenciale.
“…se çka trajtojmë dhe si e trajtojmë është problematike qe duhet te trajtohet me konfendicijalitet”, kanë thënë në Agjencinë Kundër Korrupsionit./Gazeta Fjala
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ia dhuroi qaforen e famshme me shqiponjë, Jean-Claude Van Damme-it?
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova