LAJMI I FUNDIT:

Shpaloset zyrtarisht modeli Giulia nga Alfa Romeo (Video/Foto)

Shpaloset zyrtarisht modeli Giulia nga Alfa Romeo (Video/Foto)

Kompania e njohur automobilistike, Alfa Romeo, ka shpalosur zyrtarisht modelin e shumëpritur Giulia.

I përshkruar si “një prej shembujve më brilant të përsosmërisë në automobilizëm”, vetura Giuglia ka trup shumë agresiv që i mundëson performancë të lartë dhe kontroll të jashtëzakonshëm edhe në shpejtësi të lartë.


Alfa Romeo nuk publikoi fotografi të interierit, por ka njoftuar se automobili i ri do të ketë timon relativisht të vogël dhe material nga druri dhe fibra karboni, transmeton koha.net.

Fuqinë Alfa Romeo Giulia do ta marrë nga motori gjashtë-cilindërsh me 510 kuajfuqi, që mundëson përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra në orë për vetëm 3.9 sekonda.

Modeli me sistem që tërheq me rrotat e pasme do të jetë standard, ndërsa opsional do të jetë versioni me sistem që tërheq me të gjitha rrotat.

alfa1 alfa2