LAJMI I FUNDIT:

Shpallen më të mirët në kik-boks

Shpallen më të mirët në kik-boks

Federata e Kik Boksit të Kosovës sot ka organizuar manifestimin e shpalljes së më të mirëve nga kjo degë e sportit për vitin 2011.

Epiteti i kik-boksierit më të mirë i takoj Yll Maliqit nga klubi Prishtina, ndërsa kik-boksierja më e mirë u shpall Myrvete Uka nga klubi Kosova Vushtri.

Kosova e Vushtrrisë ishte klubi më i miri për vitin 2011. Gjyqtari më i mirë u zgjodh Fatmir Sopi, trajneri më i mirë Lutfi Mumxhija i Kosovës së Vushtrrisë ndërsa punëtori më i mirë sportiv i kësaj dege u zgjodh Faton Xhakli. /Telegrafi/