LAJMI I FUNDIT:

Shoqëria civile dhe roli i saj

Se shoqëria civile është promotor i zhvillimit të një shteti, shtytjeve të proceseve politike, demokratike e zhvillimore, s’do koment. Por çka është shoqëria civile në Kosovë dhe çka përfaqëson ajo, nga financohet, cilat janë aktivitetet e saj, sa janë pagat në këto OJQ, sa është transparent punësimi dhe avancimi…?

QJQ-të në Kosovë janë grupe interesi fitimprurëse që përfaqësojnë veten e tyre jo mendimin e qytetarisë kosovare. Shumica nga këto OJQ financohen nga fonde të dyshimta që realisht s’ju dihet prejardhja e fondeve me çfarë kriteresh i marrin ato dhe çfarë aktivitetesh kryejnë për te arsyetuar këto mjete apo për të dhënë informata dhe për t’ia qit faqen e zeze këtij vendi në këmbim të mjeteve të marra.

Si bëhet punësimi? Punësimi në shumicën e herëve bëhet duke tejkaluar secilin kriter të pranueshëm, dhe duke marrë në punë njerëz mbi bazën e nepotizmit ose servilizmit. Po ashtu, pagat e drejtuesve te OJQ-ve janë shumë të larta, madje më të larta se sa të kryetarëve të komunave dhe të mirat materiale dhe fondet i ndajnë me rrethin e tyre shoqëror e familjar, e rrallëherë ne dobi të vendit dhe shoqërisë.


Në shumë sondazhe dhe vlerësime për Kosovën vendi ynë është renditur tmerrësisht në pozita të pafavorshme si rezultat i informative të porositura nga terreni dhe që asnjëherë nuk kanë paraqitur gjendjen faktike, por dëshirën e sponsorizuesit për të deklaruar para botes mosfunksionimin e institucioneve në Kosovë.

Shoqëria civile është pushteti i katërt në çdo shtet, imazhi dhe promotori i vërtetë në zhvillimin dhe demokratizimin e tij, dhe si e tillë duhet të veproj në çdo rrethanë e jo vetëm kur është për ta sharë e përqeshur vendin dhe institucionet, por edhe për të reaguar mbrojtur shtetin, institucionet dhe interesat e vendit, ato kur ka baze dhe e kërkon nevoja.

Si për çudi Dick Marty akuzonte kryeministrin e Kosovës dhe Luftën e UÇK-së dhe shoqëria civile kishte humbur, nuk dëgjohej, arsyeja nuk dihej apo s’kishte marr sinjalin nga sponsorizuesit. Si për çudi dhe nuk thanë as edhe një fjalë të vetme dhe as një reagim nuk patëm nga Lëvizja Fol apo Çohu, të cilët janë “zëri dhe zëdhënësi” i qytetarisë ne Kosovë.

Uroj që shteti ynë të përmbush dëshirat dhe nevojat tona në funksionim dhe shërbim të qytetarëve, të jetë stabil dhe funksional ku OJQ-të e porositura dhe të parapaguara të kenë sa me pak punë dhe mundësi për të dezinformuar dhe denigruar prestigjin e Kosovës. Uroj që shoqëria civile të jetë promotor për arritjet e dëshiruara të shtetit dhe shoqërisë kosovare, në mënyre që të aderojmë dhe pranohemi denjësisht në familjen e madhe evropiane.

(Autori është jurist i diplomuar)

Në trend

Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Amerika
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Kalo në kategori