Shoqata e Bankave të Kosovës ka reaguar sot ndaj Aksionit “Fajde me letra”, të Vetëvendosjes, ndaj sistemit bankar të Kosovës, i cili sipas kësaj lëvizjeje “po i rrjep qytetarët përmes shërbimeve të shtrenjta dhe të pavolitshme.
Shoqata e Bankave pasi rikujton se “Liria e shprehjes është shumë e rëndësishme për zhvillimin e debatit dhe demokracisë në një vend dhe ne e respektojmë këtë parim, megjithatë”, këshillon kritikuesit se duke thënë se ankesat të shprehen në mënyrë institucionale dhe në adresat e duhura.
Sipas kësaj shoqate, Bankat komerciale në Kosovë i kanë departamentet e tyre për ankesa dhe po ashtu ekziston departamenti për mbrojtjen e konsumatorit edhe në Bankën Qendrore të Kosovës, por edhe në MTI, ku mund të adresohet çfarëdo shqetësimi.
“Sa i përket pankartave të vendosura dje në bankat komerciale të Kosovës, neve ende nuk kemi ndonjë konfirmim zyrtar se a janë të vendosura nga aktivistet e Vetëvendosjes, siç është pohuar në media. Megjithatë, cilësdo organizatë që i takojnë këta aktivistë, asnjëherë nuk e kanë marrë mundin që të na drejtohen për ndonjë takim apo diskutim ku ata mund t’i adresojnë shqetësimet e tyre dhe ku mund të marrin informata më të sakta pasi që nga prononcimet e këtyre aktivistëve në media shihet se nuk i kanë informatat e sakta, sepse citojnë se mesatarja e normës së interesit është 14 për qind, përderisa në realitet mesatarja është 9.3 për qind e që është afër mesatares së rajonit”.
Sipas reagimit krahasimi i kamatave me bankat në vendet e BE-së është i pa drejtë, pasi siç theksojnë “Kosova ende nuk ka përmbushur kushtet për të bërë biznes si në vendet e BE-së”. “Normat e interesit kanë shënuar përmirësim të vazhdueshëm në Kosovë duke pësuar rënie për 30 për qind në 5 vitet e fundit dhe duke shënuar norma njëshifrore për herë të parë në vitin 2014. Nëse vazhdohet me këtë trend, ne do të kemi ofertë edhe më të mirë dhe kreditim edhe më të madh nga bankat komerciale të Kosovës në vitet në vijim. Ne mbesim të hapur për të gjitha organizatat e interesuara për të marrë më shumë informata në këtë drejtim dhe për të diskutuar trendet aktuale dhe sfidat me të cilat ballafaqohet sektori financiar në Kosovë”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
Tregtia e lirë me EFTA-n, shifra të vogla e pritje të mëdha
Çfarë përfiton Kosova nga Marrëveshja për Tregti të Lirë me EFTA-n?
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar