Një liqeni të madh të quajtur Mega Çad në atë që është tani “Shkretëtira e Saharasë” iu deshën vetëm disa qindra vjet për t’u tkurrur në përmasa shumë të vogla. Ky është pretendimi për zbulimin më të fundit që kanë kryer shkencëtarët britanikë.
Mega Çadi ishte një herë e një kohë liqeni më i madh i ujit të pastër në botë, pasi kishte një sipërfaqe prej 360,000 kilometrash katrorë në Afrikën Qendrore. Besohet se atij iu deshën vetëm 1000 vjet për t’u tkurrur, duke marrë përmasa të papërfillshme.
Zbulimi hodhi dritë në mënyrën se si rritet pylli i Amazonës, për shkak se pluhuri nga mbetjet e liqenit të thatë lëviz nëpër Atlantik për të ndihmuar në lindjen e xhunglës.
“Një liqen i rikonstruktuar i hap rrugën liqenit Mega Çad, dikur liqeni më i madh në Afrikë, gjë që sugjeron se një periudhë lagështie në Afrikën e Veriut, me reshje të mëdha në rajonin e Saharasë, përfundoi rreth 5000 vite më parë”.
Skuadra e studiuesve sugjeroi gjithashtu se pellgu i liqenit Bodele, tani një burim i madh i pluhurit atmosferik, mund të mos jetë tharë deri në 1000 vjet më parë.
Por studimi i shkencëtarëve zbulon se ky fertilizim mund të ketë ndodhur vetëm 1000 vjet më parë, duke lënë një enigmë për mënyrën se si xhungla mori përbërës jetësorë përpara kësaj kohe.
Kërkuesit zbuluan se ndryshimi ndodhi disa vjet më parë, shumë më shpejt sesa mendohej më herët.
Gjithçka mbetet është liqeni Çad, i cili është 355 kilometra katrorë, ende me përmasa të konsiderueshme, por vetëm një përqindje e vogël krahasuar me shkallën e mëparshme.
Liqeni që kalon kufijtë e Çadit, Nigerit, Nigerisë dhe Kamerunit, është pakësuar më shumë në përmasa nga konsumimi i ujit të freskët të tij prej njerëzve.
Kërkuesit shpjeguan domethënien e zbulimit. Mbetjet e thara të liqenit janë burimi më i madh i pluhurit në botë, gropës Bodele. Pluhuri nga kjo gropë fryn në Atlantik për të ndihmuar në fertilizimin e pyjeve të shiut në Amazonë.
Doktor Simon Armitage nga departamenti i gjeografisë në Royal Holloway tha: “Pylli tropikal i Amazonës është si një shportë gjigante e varur. Në këtë lloj shporte, ujitja e përditshme shpëlan shpejt ushqyesit e tretshëm nga toka dhe këto duhet të zëvendësohen duke përdorur pleh, nëse duhet të mbijetojnë bimët”.
Doktori shpjegon se në mënyrë të ngjashme shpëlarja e madhe e mineraleve të tretshme nga Amazona nënkupton se burime të jashtme duhen për të ruajtur fertilitetin e tokës.
Si një nga burimet kryesore të botës për pluhur, gropa Bodele shpesh citohet si një burim i mundshëm i këtyre ushqyesve, por zbulimet tona tregojnë se kjo mund të ketë qenë e vërtetë për 1000 vitet e fundit.
Për të analizuar pakësimin e Mega Çadit, kërkuesit nga Royal Holloway, Kolegji Birkbeck dhe Kings dhe nga Universiteti i Londrës përdorin imazhe satelitore për të gjetur në hartë linja bregu të braktisura.
Ata analizuan gjithashtu sedimentin e liqenit për të llogaritur moshën e këtyre linjave bregdetare, duke prodhuar kështu një histori liqeni që shtrihet të paktën 15000 vjet.
Kërkimi u publikua këtë javë në revistën “Diskutime” të Akademisë amerikane të Shkencave.
Si ka ndihmuar pluhuri i Saharasë jetën në Amazonë
Ato janë mijëra kilometra larg, në kontinente të ndryshme dhe të ndara nga një oqean i tërë. Por pluhuri nga shkretëtira e Saharasë së Afrikës luan një rol kyç në ruajtjen e gjelbërimit të pyjeve të Amazonës.
Miliona tonë pluhuri që përmbajnë përbërës të shëndetshëm, transportohen nga Atlantiku çdo vit dhe përfundojnë duke fertilizuar tokat e Amerikës së Jugut. Në të përmbahet fosfor dhe fertilizues të tjerë, të cilët zëvendësojnë përbërësit e larguar çdo vit prej shiut të dendur në xhungël.
Sipas “Tech Times”, 22,000 tonë fosfor nga Saharaja depozitohen çdo vit në Amazonë. Sipas dr. Simon Armitage, gjeolog, pluhuri i Mega Çadit të tharë është pjesë e këtij procesi. /gazetashqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFotosesioni befasues i një leopardi bore mahnit internetin
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Asteroidi po bëhet më i shpejtë, tani studiuesit po diskutojnë se ai mund të godasë tokën
Po peshkonte me magnet, anglezja nxjerr nga lumi revolen 130-vjeçare
Pinguini i rrallë fiton konkursin e zogut të vitit në Zelandën e Re
Historia e parave: Kur, pse dhe si u përdorën për herë të parë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo