Rotary Club Prishtina përkrahur nga “Kosovision” dhe “American School of Kosova”, kanë bërë sot inaugurimin e bibliotekës të cilën e kanë krijuar në shkollën “Pavarësia”, në lagjen Mati 1, në Prishtinë. Kjo bibliotekë është pajisur me pothuajse të gjithë lekturën e nevojshme shkollore që nga klasa e I-rë deri tek klasa e IX.
Drejtori i shkollës “Pavarësia”, Shefki Rusinovci, gjatë inaugurimit të bibliotekës tha “Libri është pasuria me e madhe për nxënësit dhe leximi është ushqim për trurin e fëmijëve. Prandaj dashamiret e dijes dhe leximit i falënderoj shume për ndihmën e dhenë, ngase kjo vepër është me rendësi shumë të madhe, për këta nxënës. Dëshiroj qe ne emër te shkollës te falënderoj Rotary Club Prishtinën, Shkollën Amerikane ne Kosove dhe Kosovision për ndihmën e dhënë.
Me këtë rast në një fjalim para të pranishmëve Presidenti i Rotary Club Prishtine, Ekrem Tahiri tha se “Rotary Club Prishtina i kushton rendësi të veçantë edukimit dhe zhvillimit të brezit të ri sepse fëmijët janë pasuria më e vlefshme dhe krijimi i kushteve për një edukim dhe zhvillim të suksesshëm të tyre është obligim i të gjithë neve. Duke u nisur nga ky fakt ne si klub kemi vendosur që të fillojmë me projekt për identifikimin e shkollave pa biblioteka me qellim te krijimit te tyre ne te ardhmen.
Sa i përket mbështetësve të cilët kontribuan për realizimin e këtij projekti Tahiri tha “Kur jemi te realizimi i këtij projekti kaq domethënës për këta fëmijë më duhet të falënderoj anëtarët e Klubit Rotary Prishtina në radhe të parë, Kosovision dhe American School of Kosova pa të cilët nuk do të ishte i mundur realizimi i këtij projekti dhe uroj që edhe për projektet tjera do të kemi sa më shumë mbështetës.
Tahiri pati edhe një mesazh për fëmijët e kësaj shkolle “Lexoni sa më shumë libra, se kështu do të pasuroni mendjen tuaj në radhë të parë dhe me vone do t’i ndihmoni zhvillimit te vendit tuaj”.
Prerja e shiritit u bë nga Naim Kadolli nga “Kosovision”dhe Ekrem Tahiri nga RCPrishtina. Ne fund, nxënësit e klasës V1, të kësaj shkolle, me mësuese Arta Ramabaja, dhanë një program kulturor-artistik para te pranishmeve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKoreja e Veriut u shndërrua në një ferr në tokë - falë vetëm një njeriu
Laboratori i Serbisë për fabrikimin e historisë
Viti 1982: Vrasja e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës
Libri i Dushan Mugoshës për Enver Hoxhën
Keqinterpretimi i historisë: Mesjeta e errët, nuk ishte aq e errët!
Historia e ndërlikuar e marrëdhënieve Shqipëri-Rusi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze