LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët kanë zbuluar se si të “ndalin urinë”

Shkencëtarët kanë zbuluar se si të “ndalin urinë”

Njerëzit kanë menduar për një kohë të gjatë, se si t’i vënë frena apetiti dhe të hanë më pak.

Ndërkaq, shkencëtarët në Harvard kanë zbuluar një rrjet nervor në tru, që e kontrollon urinë, transmeton Telegrafi.

Ata kanë arritur që të stimulojnë këtë rrjet tek truri i miut, duke bërë që të ndihen të ngopur, pa ngrënë asgjë.

Grupi studiues, po mendon se nëse e aktivizojnë receptorin melanoncortin 4, rregullojnë qarkun në tru, që ndihmon njerëzit të mbajnë dietë, pa përjetuar problemet që dalin nga dieta.


Në raportin e publikuar në Nature Neorosience, tregohet se po punohet në këtë drejtim, që të krijohet një tablet, që do të kryente këtë funksion.

Ky studim, po bëhet me qëllim që të ndihmohen njerëzit që vuajnë nga mbipesha. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Shëndetësi
Kalo në kategori