Logo e prodhimeve “Made in Italy”, po bëhet gjithnjë e më shumë i pranishëm në Kosovë. Në vazhdim të aktiviteteve të organizuara me rastin e “Italian Festival”, në dhjetor 2014, ICE Agjencia në Prishtinë organizon nismën “Expo Sud Italia”, me qëllim të intensifikimit të raporteve tregtare mes Kosovës dhe Italisë.
Prej 6 e deri më 14 shkurt, ekspertë të sektorit dhe konsumatorë, do të kenë mundësinë të njohin pranë qendrave tregtare Ciaoberto, Grand Store, Minimax, Moda Italia në Prishtinë dhe qendrës tregtare Nertili në Gjakovë, të rejat që kompanitë e Jugut të Italisë (Calabria, Campania, Sicilia, Puglia) prezantojnë në sektorët: veshje, bizhuteri, artikuj për shtëpi, mobilieri dhe ndriçim.
Nisma “Expo Sud Italia” ka si qëllim krijimin e mundësive të reja për kompanitë pjesëmarrëse dhe forcimin e bashkëpunimit tashmë në proces. E gjitha kjo bëhet në kuadër të konsolidimit të raporteve ekonomiko-tregtare midis Italisë dhe Kosovës.
Vitet e fundit në Kosovë është shënuar një shkëmbim tregtar gjithmonë e në rritje me Italinë, duke tejkaluar 300 milionë euro dhe me një peshë prej 11%.
Investimet italiane në vend janë në rritje, veçanërisht në industrinë prodhuese, ndërtim dhe tregti. Vijojnë edhe sektori bankar e financiar, transporti, aktivitetet e hotelerisë dhe restoranteve, mjekësia dhe telekomunikacionet.
Expo Sud Italia është një vitrinë e cila, në një kohë të limituar, do të prezantojë mundësi të shumta bashkëpunimi dhe me benefite reciproke që dy vendet janë në gjendje të ofrojnë dhe të përftojnë.
Expo Sud Italia mbështetet nga një plan mediatik i artikuluar. Organizimi mbështetet edhe nga promovimi i banerëve dhe billbordëve në rrugët më të rëndësishme të Prishtinës.
Me qëllim përcjelljen e një instrumenti të dobishëm konsultimi te operatorët e sektorit dhe konsumatorët kosovarë, është krijuar edhe një katalog i kompanive pjesëmarrëse, në gjuhen italiane dhe shqipe, i cili që do të jetë i pranishëm në të gjitha qendrat e lartpërmendura.
Expo Sud Italia do të prezantohet zyrtarisht nëpërmjet një konference për shtyp sot nga ora 12.00 në Ambasadën italiane në Kosovë. Konferenca do të çelet nga Ambasadori Italian në Kosovë, Shkëlqesia e Tij Andreas Ferrarese, me pjesëmarrjen e Drejtorit ICE Agjencia Prishtinë, Gabriella Lombardi, e cila do të ilustrojë qëllimet dhe përmbajtjen e Expo Sud Italia 2016. /KosovaPress/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës