LAJMI I FUNDIT:

‘Shkalla e varfërisë në vitin 2015 arriti 21,5%’

‘Shkalla e varfërisë në vitin 2015 arriti 21,5%’

Shkalla e personave të varfër në Republikën e Maqedonisë në vitin 2015 ka qenë 21,5%, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç theksohet, këtë e tregojnë llogaritjet përfundimtare për indikatorët Laeken për varfërinë për vitin 2015 të marra sivjet nga Anketa për të ardhura dhe kushte për jetë, e cila po zbatohet në pajtim me rekomandimet e Bashkimit Evropian. Bazë e përllogaritjeve të varfërisë janë të ardhurat, ndërsa pragu i varfërisë është përcaktuar në 60% nga të ardhurat mesatare ekuivalente.

Analizuar sipas llojeve të amvisërive, shkalla e varfërisë e përbërë nga dy të rritur me dy fëmijë në vitin 2015 është 22,9%. Sipas statusit më të shpeshtë të aktivitetit ekonomik të personave të punësuar të varfër është 8,9%, derisa shkalla e varfërisë të pensionistëve të varfër është 7,3%, raporton AIM.


Koeficienti Gini (masë për pabarazi në shpërndarjen e të ardhurave) arrin 33,7%, që paraqet ulje lidhur me vitin 2014 kur ky koeficient ka qenë 35,2%, dhe në krahasim me vitin 2013 kur ka qenë 37%. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Lajme
Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Kronika e Zezë
Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Politikë
Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Lajme
Kurti: Qytetarët presin nga ne që të përmbushim obligimin për formimin e legjislaturës së nëntë si fitues të zgjedhjeve

Kurti: Qytetarët presin nga ne që të përmbushim obligimin për formimin e legjislaturës së nëntë si fitues të zgjedhjeve

Lajme
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Kalo në kategori