SHIK-u, ky mister?!
Kurrë s’e kam besuar se me kalimin e kohës ka njerëz që kalojnë në një dimension tjetër të realitetit dhe ajo që dikur, për ta, ka qenë vlerë shndërrohet në antivlerë dhe anasjelltas. Nuk e di a ka kjo të bëjë me procese kimike në trurin e njeriut apo truri i ndokujt nuk ka kapacitet për ta mbajtur të kaluarën e afërt në kujtesë.
Kohëve të fundit është riaktualizuar çështja e SHIK-ut. Hapja e kësaj teme, në çfarëdo situate, nuk do ta ndihmojë zhvillimin e Kosovës dhe forcimin e sistemit politik e as të sigurisë. Eventualisht futja e kësaj teme në rendin ditës dhe formimi i çfarëdo bordesh a komisionesh për SHIK-un vetëm se mund të ketë efekte negative për vendin, jo pse SHIK-u mund të ketë ndikuar në këtë drejtim, por se pikërisht zërat që thërrasin për vlerësimin dhe hetimin e së kaluarës së SHIK-ut duan të gjejnë “qime në ve”.
Që tani mund të thuhet se nuk do të ketë kurrfarë dobie në hetimin e së kaluarës së SHIK-ut pa marrë parasysh nëse këto hetime do ta nxjerrin ish-SHIK-un si organizatë me vlera ose antivlera. SHIK-u nuk ekziston më. Por, nëse veç duhet që për teke dhe ego të dikujt të formohen komisione parlamentare hetimi apo çfarëdo qofshin ato, është mirë që paraprakisht të analizohet se ku na shpien hetime të tilla dhe cila është dobia. Në rast se realizohen pritjet e atilla çfarë i mendojnë propozuesit e formimit të këtyre komisioneve dhe rezultatet dalin të atilla siç ata i predikojnë, ku do të na shpie një gjë e tillë. Populli vetëm se mund ta pësojë nga kjo se dobi nuk do të ketë. Kërkimi i hetimeve, gjoja se populli po e dëshiron një gjë të tillë, është vetëm një farsë, sepse kjo nismë udhëhiqet nga interesat kryekëput personale dhe grupore. Populli nuk mund të tërhiqet pas litari siç mendojnë ta zëmë Burim Ramadani e Florim Krasniqi. Nëse populli do ta dijë të kaluarën e SHIK-ut ai di ta kërkojë vetë këtë dhe nuk e angazhon Burim Ramadanin e të tjerë për “avokat”. Ky popull e di mirë se kur duhet ta ngritë zërin.
Më 27.04.2011 në RTK u zhvillua një debat për SHIK-un ku morën pjesë Burim Ramadani, Hysen Durmishi, Ibrahim Makolli dhe Bekim Haxhiu – Kamishi. Nuk duhej që të ishe aq i mençur për të kuptuar se cila ishte prapavija dhe qëllimi i Burim Ramadanit dhe Hysen Durmishit, sepse fjalori i tyre ishte aq i cekët dhe i varfër sa që secili shikues mund ta kuptonte qëllimin përfundimtar të tyre.
Në këtë debat u kërkua baza ligjore e veprimtarisë së SHIK-ut. Kjo është kërkesë e paarsyeshme, e pa vend dhe dëmsjellëse. Nëse shtrojmë kërkesa të këtilla dhe në këtë mënyrë me siguri se do ta shajmë edhe vetë luftën e UÇK-së, sepse as për formimin e saj nuk kemi pasur bazë ligjore e as kushtetuese (se mos u dashka bazë ligjore për të luftuar për çlirim). Në të njëjtën mënyrë është themeluar edhe SHIK-u si instrument i sigurisë, i cili ka qenë i mjaft rëndësishëm. Siç dihet asnjë shtet që synon të krijojë institucione nuk mundet pa një kësi instrumenti. Është interesante që Burim Ramadanit nuk i bie ndër mend se pas SHIK-ut janë themeluar edhe organizata të tjera të ngjashme në vend dhe nuk u kujtua se ndoshta edhe ato duhet të hetohen njësoj si SHIK-u. Nuk i bie ndërmend as fakti se ish-kryeministri, tani shef i tij partiak, ka qenë në rrjedha të ekzistimit të SHIK-ut qysh moti dhe se ka shfrytëzuar edhe shërbimet e SHIK-ut.
Mund të thuhet se në popull besueshmëria në raport me SHIK-n ka qenë më e madhe se sa me organizatat tjera. Në këtë besueshmëri ka ndikuar fakti se SHIK-u, si segment i sigurisë, ka ekzistuar që nga koha e luftës dhe u themelua nga ata burra, djem e vajza që rrokën armët për lirinë e këtij vendi. Gjatë emisionit Burimi thotë se nuk do që të flas për vlerat apo antivlerat, por, kësaj radhe, kërkon vetëm formimin e komisionit hetues. Nuk kishte nevojë Burimi atë natë të fliste për vlera apo antivlera, sepse ai ka kohë që flet dhe paragjykon vetëm për antivlerat e SHIK-ut (sipas tij), prandaj insistimi që të mos flitej më për këto gjëra ishte vetëm sjellje dinake për realizimin e synimit të tij.
Kush i frikësohet, apo iu ka frikësuar SHIK-ut dhe pse?
Do të ishte e kuptueshme sikur SHIK-ut t’i frikësoheshin armiqtë e këtij vendi dhe ata të mundohen ta njollosin me çdo kusht, por është e pakuptueshme kur këtë e bëjnë (një grusht) qytetarë të saj. A thua mos këta dikur i kanë bërë hyzmet dreqit (apo dikush i afërm i tyre) dhe tani duan hakmarrje.
Ne po e shohim se sot shumë nga ish-luftëtarët e UÇK-së po futen në burgje nën akuza të ndryshme dhe, si duket, veprimet e Burim Ramadanit dhe Florim Krasniqit dhe shokëve të tij po i kontribuojnë e kësaj valleje, sepse, siç dihet, ish-SHIK-asit nuk janë dikush tjetër, por ish-luftëtarët e lirisë që e themeluan këtë agjenci për të mirën e vendit. Nëse ata nuk kanë pasur mundësi të mëdha për t’i shërbyer vendit si duhet së paku nuk kanë qëndruar duarkryq si Burimi (përveç nëse nuk ka qenë i angazhuar në anën tjetër, sepse nuk dimë asgjë për të kaluarën e tij). SHIK-asit së paku nuk i kanë bërë dëm vendit të tyre siç po i bën Burimi sot duke e tërhequr vëmendjen nga çështje më të rëndësishme për vendin.
Deri sa Burimi ka tërhequr vëmendjen drejt SHIK-ut, Florin Krasniqin, si duket, më tepër e preokupon fakti se ai ka marrë pak tenderë, sepse SHIK-u e ka penguar ose edhe po e penguaka. Kjo kuptohet nga fjalori i tij dhe nga këndvështrimi i biznesmenit e jo i deputetit që brengoset për çështje të sigurisë së vendit.
Kreu i ish-SHIK-ut, së paku deri më tani, burrërisht ka folur për veprimtarinë e këtij agjencioni. Fakti që përmenden edhe emra të ish-kryeministrave, të cilëve u kanë dhënë llogari dhe trajnimet legale me agjenci të shteteve të ndryshme tregon se SHIK-u ka pasur legjitimitet.
Demokracia ka rregullat e veta, por fatkeqësisht në situata të caktuara ato rregulla nganjëherë janë edhe dëmsjellëse, sepse keqpërdoren nga njerëz të ligë. Pra, në vend që heronjtë të mbesin heronj ata edhe shahen e akuzohen se kanë kapur ndonjë spiun që ka bashkëpunuar me okupatorin apo se ua kanë prishur kumbaritë me ish-pushtetin/pushtuesit.
Është fatbardhësi që 99.9% e popullit e njeh luftën e UCK-së si vlerë sepse Burimat e Florinat (edhe pse deklarojnë të kundërtën) do të merrnin guxim ta hulumtonin edhe bazën e ligjshmërisë së saj, por duke e ditur se aty i “han grerëza” ata nuk kanë guxim që kësaj pune t’i hyjnë hapur (mbase këtë e bëjnë fshehur, dikush po i spiunon ish luftëtarët). E pra kështu qenka jeta, valë-valë. Por mirë që qenka valë-valë sa t’i shihet surrati secilit.
Kohëve të fundit kësaj valleje iu bashkua edhe Isa Mustafa duke tentuar ta njollosë Policinë e Kosovës, duke thënë se aty ka pjesëtarë të ish-SHIK-ut. A thua ata njerëz (të SHIK-ut) duhet zhdukur nga faqja e dheut pse dikur paskan punuar në SHIK. Po harron Isa se kujt i ka shërbyer, për shumë vite, në të kaluarën.
(Autorja është kandidate për master në Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Diplomaci)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-7-780x439.png)
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-5-780x439.jpg)
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur
![Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/laporta-5-780x439.jpg)
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër