Shfaqja “Ku… Çka?!”, e Teatrit të Qytetit të Prishtinës - “Dodona”, është shpërblyer me tri çmimet kryesore në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare”, në Preshevë. Regjisorja Elmaze Nura ka marrë çmimin për regjinë më të mirë, Mentor Zymberaj u shpall aktori më i mirë në rolin kryesor, ndërsa Florentina Ademi fitoi po ashtu çmimin si aktorja më e mirë në rolin kryesor.
“Patëm rastin të shohim një shfaqje të kompletuar me të gjithë komponentët. Kjo është një satirë e kohës e cila në shikim të parë duket që është e lehtë, mirëpo brenda saj ndodhet një filozofi e thellë, e cila nuk i përket vetëm jetës së artistëve, por mund të aplikohet në secilën fushë të shoqërisë”, ka thënë përkitazi me këtë shfaqje, Josif Papagjoni, kritik teatri. “Ka qenë një lojë e mrekullueshme e tri aktoreve dhe aktorit kryesor, por kjo nuk do të kishte ndodhur pa regjinë”.
“Patëm rastin që të shohim një shfaqje që komunikoi shumë mirë me publikun, falë një teksti, regjie dhe loje të mrekullueshme të aktorëve”, ka thënë dramaturgu Nebi Islami, në tryezën e organizuar në Preshevë. Ai ka rikujtuar se shfaqja tjetër e Nurës, “Lisistrata”, ka marrë po ashtu kritikat më të mira në festivalin EXPONTO në Slloveni”.
“Ku… Çka?!” po ndjek rrugën me prezantime të suksesshme dhe vlerësime të larta. Udhëheqësi I kritikës në festivalin ndërkombëtar “Risto Siskov”, në Strumicë të Maqedonisë, Goce Ristevski, ka thënë se këtu kemi të bëjmë me në shfaqje moderne, në të gjitha segmentet realizuese dhe kreative, duke filluar nga teksti, regjia, koreografia, skenografia dhe loja brilante e aktorëve.
“Është një lojë brilante e Mentor Zymberajt, në këtë shfaqje të mrekullueshme. Kësaj duhet t’i shtohet edhe fakti se është bashkautor i këtij teksti, me qasje të mrekullueshme regjisoriale të Elmaze Nurës dhe me lojë mjeshtërore të treshes së aktorëve”, ka thënë Blagoje Stefanovski, ish ministër i Kulturës në Maqedoni, tashti president i rrjetit teatror NETA.
Shfaqja “Ku… Çka?!”, një produksion i teatrit “Dodona” në Prishtinë, është prezantuar në gjashtë festivale, si në Klaipeda (Lituani), Strumicë dhe Kumanovë ( Maqedoni), Gjakovë dhe Ferizaj (Kosovë) dhe së fundi në festivalin e mirënjohur dhe tradicional të komedisë, në Preshevë.
Kjo shfaqje pasqyron fatin e artistëve në Kosovë, duke zbërthyer anomalitë e përgjithshme të perceptimit të vlerave shoqërore dhe humane. Në këtë realizim teatral, përmes “Ku” dhe “Çka”, zbërthehet realiteti i hidhur i shoqërisë, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.
Repriza e kësaj shfaqjeje jepet të martën, më 12 shtator, në ora 19:30, në Teatrin e Qytetit të Prishtinës – “Dodona”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e jashtëzakonshme e Orkestrës së Grave të Aushvicit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Mos mendoni për politikën, jetoni si Forrest Gumpi?!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët