Sheshi i pavarësisë
I kamë përcjell me vëmendje zhvillimet hapësinore dhe urbane në tërë Kosovën si edhe në kryeqytetin e saj Prishtinën, posaçërisht pas vitit 1999. Lojërat e pa pranueshme që janë bërë këto dymbëdhjetë vite, nga aspekti profesional me qendrën e kryeqytetit nuk do t’i shërbejnë për nderë askujt, por ato po ndodhin dhe do të ndodhin edhe në të ardhmen, nëse ndiqet kjo politikë urbane në kryeqytet dhe nuk ndryshohet diçka në qasjen ndaj këtyre problemeve jetike për funksionimin urban të kryeqytetit.
Kur në qershor 2008 Kryetari aktual i Kuvendit Komunal organizoi një takim me arkitektët, urbanistët dhe të tjerët, salla e vjetër e Komunës ishte e mbushur me profesionist të ndryshëm, çka tregonte interesimin e madh të tyre, pasi shkas ishte rregullimi i qendrës së Prishtinës. Mendova se më në fund strukturat e reja komunale do të punojnë ashtu si punon e tërë bota e civilizuar, por kjo nuk ngjau! Kishte propozime, sugjerime konstruktive nga shumë pjesëmarrës se si duhej trajtuar problematikën komplekse të qendrës së kryeqytetit të Kosovës. Gati të gjithë u pajtuan se duhet përgatitur dhe shpallur një konkurs ndërkombëtarë për projektin arkitektonik – urbanistik të rregullimit të qendrës së Prishtinës. Kjo është një praktik e rëndomtë në qarqet intelektuale të kohës së sotme.
Pas tre viteve nga ai takim, Komuna na prezanton një projekt të “një” sheshi, i cili mund të jetë vetëm një fragment i një tërësie urbane të qendrës së qytetit të cilën me siguri do të trajtonin në konkurs së bashku me të gjitha monumentet e tjera të cilat janë të vendosura ne qendrën e vjetër të kryeqytetet (downtown). “Kjo ide” as që ka lidhje me konkurs të hapur ndërkombëtar, të thirrur apo të nivelit kombëtar, përndryshe duhej anuluar, pasi kishte vetëm një propozim projekt ideor. Thjesht ia kanë ndërruar vetëm emrin nga tenderi në konkurs, me arsyetime të ndryshme se nuk po lejohet nga dikush i “imagjinuar” çka fare nuk përket me të vërtetën. Për të gjitha këto çështje kamë reaguar publikisht disa herë, përse arkitektët dhe urbanistët s’i tërheq qendra e Prishtinës, por e tëra si duket ishte e kotë.
Filluan “lojërat” trevjeçare me publikimin e tenderëve për tre sheshe mu në qendrën e kryeqytetit, thua se ajo nuk duhet të ishte një tërësi urbane e studiuar për të pasur një zgjidhje të dëshiruar. Si është e mundur të kemi “tenderë” ndaras për “sheshet” Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Sheshin e Pavarësisë që së bashku me përmendoret e Skënderbeut dhe të Nënë Terezës, duke harru se ato janë një tërësi të cilën e kemi trashëguar dhe të cilat duhej inkorporuar dhe harmonizuar. Kjo nuk mundet të arrihet me “tenderë”apo “konkurse alla kosovarçe”. Me shumë pak para ka pasur mundësi me vlerësuar kreativitetin e projektantëve urban, e jo duke kushtëzuar shpërblimin e vendit të parë qesharak e me projektin kryesor. Kjo praktikë nuk ka sens artistik dhe është nënçmuese për projektantët.
“Sheshi i pavarësisë” duhej të ishte një fragment i qendrës së kryeqytetit, Prishtinës, e cila duhej të trajtohej si një tërësi së bashku me monumentet tjera cilat vetëm ekzistojnë apo do të vendosën. Elementet e mobiliarit urban të qendrës duhej të funksionojnë dhe të duken si një tërësi urbane në kryeqytet. Ketë e kamë kërkuar që disa vite, përndryshe do të krijohet një “mish-mash” urban dhe ai mu në qendrën e kryeqytetit, të cilit askush nuk mundet t’i bjerë në fije në të ardhmen.
“Sheshi i pavarësisë” Ibrahim Rugova duhej të ishte një ndërmarrje shumë e rëndësishme, bartës duhet të ishte Kuvendi i Republikës së Kosovës gjegjësisht Qeveria me organet ekzekutive të saj, e jo të lejohet komuna e Prishtinës kështu të veproi me ‘tenderomani” apo “konkurse” si i quajnë ata. Nuk është ky shesh i vetëm një partie politike, por i tërë Kosovës. Natyrisht edhe kontributi i shoqërisë civile duhet të ishte i domosdoshëm dhe i mirëseardhur. Duhej të ishte shpallur konkurs ndërkombëtar, mirë i përgatitur me një “juri” gjithashtu ndërkombëtarë i cili do të zgjidhte punimin ma të mirë për realizim. Domosdo kjo do të merrte pak kohë, por do të fitojmë një zgjidhje të qëndrueshme për Sheshin e pavarësisë si kompleks, ku do të përthekoheshin të gjitha elementet historike, hapësinore, urbanistike, arkitektonike, arkeologjike, skulpturore, që do të përmbyllën me identitetin e Kosovës. Shpenzimet materiale do të jenë minore në krahasim me efektet e arritura. Kjo procedurë njëherë duhej të afirmonte shtetin e Kosovës në qarqet shumë të rëndësishme politike dhe intelektuale në botë.
Gjithnjë nga mjetet e informimit të shkruara dhe elektronike është kuptuar se sa është i rëndësishëm identiteti urban i një vendbanimi dhe së ma në fund ka filluar edhe në Prishtinë të trajtohet kjo problematik ma seriozisht. Në vitet e fundit kemi pasur shumë rrënime, djegie të objekteve të cilat ma së miri tregojnë ekzistencën e popullit shqiptar me shekuj në këto territore, e të cilët aq lehtë i kemi “harruar” duke punuar kundër vetvetes. Edhe një qasje pozitive e komunarëve të Prishtinës duhet përshëndetur lidhur me rrethojat ekzistuese para disa objekteve shtetërore (Kuvendi i Kosovës, Qeveria) dhe ndërkombëtare (Bashkimi Evropian). Jemi duke jetuar në shekullin XXI, ku sigurimi i objekteve askund nuk bëhet me rrethoja të hekurta dhe të larta, si në sistemet totalitare dikur nëpër botë. Sot mundësit teknologjike për siguri janë aq shumë të përparuara sa që ekzistimi i këtyre rrethojave vetëm pengon. Ketë iniciativë të komunarëve dhe detyrës projektuese duhet përkrahur, në mënyrë që sheshi i ri të kryej funksionin e vet.
Uroj që ky fragment i qendrës të filloi të realizohet, edhe se kamë rezerva reale në deklaratat e zyrtarëve të lartë komunal të cilët nuk munden të jenë “profet”për të ditur vlerën e përafërt (90%) në para të këtij projekti, pa u bërë projekti detal apo ekzekutiv arkitektonik dhe urbanistik.
(Autori është Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës. Qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Flej me ty e zgjohem me ty, dashuri më të fortë në jetën time nuk kam provuar” - Livia përlotet nga mesazhi që merr nga Mevlani?
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt
Rrëzohet aeroplani luftarak francez në Indi, pilotët katapultuan në momentin e fundit
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë
Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin