Peshqit + pemët + perimet = koktej për shëndet të mirë!
Po qe se përjashtojmë nga ushqimi disa artikuj ushqimorë, i kufizojmë disa të tjerë, nëse hamë më shpesh ushqim të shëndoshë dhe, ç’është më e rëndësishme, po ndërruam mënyrën e të ushqyerit, nëse nuk mundemi ta shërojmë plotësisht sëmundjen, së paku do ta lehtësojmë. Ja ushqimi i "lejuar" dhe i "ndaluar" te sëmundjet dhe pengesat më të shpeshta.
AKNET
Problemi më i përhapur dhe më brengosës në mesin e të rinjve janë aknet. Ndezja e lëkurës rëndom paraqitet në fytyrë, mirëpo ndonjëherë edhe në shpatulla dhe shpinë. Me këtë rast shfaqen mitiserë të zinj dhe puçërrza, të cilat nganjëherë mund të pezmatojnë. Shpesh paraqiten në fund të adoleshencës, e nëse janë më të dukshme, ekziston rreziku të lënë vërragë. Shërimi i "jashtëm" me losione, kreme dhe yndyra ose edhe me barna orale, mund të jetë mjaft frytdhënës në kombinim me menynë, në të cilën bëjnë pjesë artikujt ushqimorë me vitaminat përkatës dhe pa mëlmesa të tepërta, me shumë pak yndyrë dhe ëmbëlsirë.
Jogurti dhe vitaminat për lëkurë të pastër
Nuk ekzistojnë gjellë të cilat mund të ndikojnë drejtpërdrejt në akne, mirëpo disa prej tyre mund të përmirësojnë (ose të keqësojnë) gjendjen. Në mesin e ushqimit me ndikim pozitiv janë prodhimet e qumështit, jogurti, tharmi i birrës dhe i gjithë ushqimi tjetër që përmban vitaminat A, E dhe F (pra, kryesisht pemët dhe perimet e freskëta) sepse pengojnë prodhimin e tepërt të yndyrës, karakteristik për aknet.
Kur keni problem me tretjen
Disa lloje ushqimesh mund të keqësojnë gjendjen sepse vështirësojnë tretjen dhe ngarkojnë mëlçinë. Edhe pse ende nuk ka dëshmi të sigurta, dyshohet se disa lloje ushqimesh mund të ngacmojnë zorrët, duke helmuar gjakun dhe duke rrezikuar lëkurën e shëndoshë. Sasia e tepërt e yndyrës, për shkak të një varg reaksionesh biokimike, shton tajimin e yndyrës në lëkurë, duke përshpejtuar në këtë mënyrë paraqitjen e akneve. Prandaj duhet zvogëluar sasia e sheqerit, e ëmbëlsirave, çokollatës dhe pijeve të ëmbla. Edhe sasitë e tepërta të karbohidrateve në organizmin tonë shndërrohen në yndyrë.
Ushqimi që rekomandohet: Prodhimet e qumështit, jogurti, pemët e freskëta, perimet, peshqit dhe tharmi i birrës.
Ushqimi që duhet evituar: Gjalpi, salca me mëlmesa, ushqimi yndyror, mëlmesat, ushqimi i fërguar, sallamet, djathërat, pastat, çokollata, sheqeri, kafeja, çaji, alkooli.
Yndyra e peshkut e parrezikshmeYndyra e peshqve të detit, prej të cilëve përfitohet vaji, është e pasur me thartira të dobishme, të cilat mund të rrisin prodhimin e substancave inflamatore dhe në këtë mënyrë të ndikojnë pozitivisht në mikroapceset në lëkurë. Së paku dy herë në javë do të duhej marrë yndyra të peshqve të detit.
ARTRITISI
Artritisi është sëmundje e cila tri herë më shpesh sulmon gratë sesa meshkujt, më së shpeshti në moshën 20 – 40 vjeç, e shenjat janë dhembja, të ënjturit dhe ndezja e nyjave. Mund të shërohet vetëm me barna, mirëpo disa rregulla në ushqim mund të ndihmojnë lehtësimin e të ënjturit dhe ndezjes së nyjave, kështu që dhembjet mund të lehtësohen me përdorimin e më pak barnave.
Kryesore është të kufizohet konsumimi i yndyrave me prejardhje kafshësh, sepse ato nëpërmjet reaksioneve të ndryshme kimike, përshpejtojnë prodhimin e substancave të dëmshme.
Vaji dhe peshku kundër ndezjes
Në ushqimin e personit të sëmurë nga artritisi nuk do të duhej të mungonin vajrat e bimëve dhe peshku sepse mund të lehtësojnë proceset e ndezjes. Rekomandohet vaji prej sojës, misrit dhe kikirikut. Yndyra e peshkut siguron një veprim po aq të suksesshëm sa edhe vajrat e bimëve, por në mënyrë më të fortë dhe kohëgjatë.
Ushqimi që rekomandohet: Prodhimet prej drithit (tërshëra, buka, brumërat, orizi), peshqit (skumbri, marenga, sardelet, bakalaro, toni), vezët, djathërat pa yndyrë, perimet e freskëta dhe të ziera, pemët e freskëta dhe të thata, vajrat bimore (prej sojës, misrit, kikirikut).
Ushqimi që nuk rekomandohet: Mishi (mështjerrës, viçit, derrit, qengjit), sallamet, gjalpi, kremi, alkooli.
Dhembja e eshtrave nuk duron mishin
Kur është fjala për llojin e posaçëm të artitrisit, mishin duhet hequr nga ushqimi, sepse përmban numër të shtuar të thartirave nukleide, e shpërbërja e tyre në trupin tonë shkakton krijimin e thartirave urinare, qëndrimi i të cilave në nyja përshpejton paraqitjen e artritisit.
VESHKAT
Ato as që i hetojmë, e për çdo ditë filtrojnë 180 litra lëngje (prej të cilave 179 litra reabsorbohen, e vetëm 1 litër hidhet jashtë përmes urinës). Kur veshkat janë të shëndosha, ato mund t’i përshtaten mënyrës sonë të jetesës, përkatësisht shtimit të sasisë të ushqimit (nëse nuk tejkalohet jashtë mase), nuk ndikon negativisht në punën e tyre. Problemet paraqiten vetëm atëherë kur veshkat sëmuren. Kur më nuk kryejnë funksionin e tyre të filtrimit dhe të djegies të substancave të dëmshme, thuhet se fjala është për insuficiencën. Simptomat – lodhja, tretja e vështirësuar, anemia – paraqiten më vonë, kur sëmundja të jetë në fazën më intensive.
Ushqimi i kontrolluar
Kur sëmundja të jetë në fazën fillestare, artikujt e vetëm ushqimorë që duhet përjashtuar janë: gjalpi, mishi, sallamet, sepse me rastin e tretjeve të tyre prodhohen në sasi më të mëdha thartira të urinës. Meqë veshkat nuk munden më t’i largojnë këto substanca helmuese, ekziston rreziku i helmimit. Më vonë nëse përparon sëmundja, duhet zvogëluar në mënyrë drastike pemët dhe perimet. Në këto raste ndihmë të madhe paraqesin prodhimet ushqimore pa albumina.
Të sëmurët nga veshkat që janë në dializë duhet të marrin shujta sasiore, sepse organizmi ka nevojë për energji të shtuar. Të vetmit artikuj ushqimorë që nuk duhet marrë janë: fasulja, bananet, arrat, kumbullat e thara, sepse mund të shkaktojnë problem me zemrën. Po ashtu duhet marrë sa më pak lëngje.
DHEMBJA E KOKËS
Dhembja e kokës mund ta komplikojë dukshëm jetën. Shpesh nuk dihet shkaku i kësaj. Mirëpo, mund të llogaritet se së paku një e katërta e dhembjeve të kokës është e lidhur me të ushqyerit. Disa dhembje të kokës janë pasojë e urisë, por më shpesh ato paraqiten për shkak të marrjes të ushqimit përkatës. Ndërkaq "shkaktarët" rëndom janë ushqimi i njëllojtë, siç janë vera ose djathërat.
Substancat që zgjerojnë enët e gjakut
Ka artikuj ushqimorë që përmbajnë substanca të cilat shkaktojnë zgjerimin e enëve të gjakut në tru, e ky është shkaku i dhembjes në tëmthat. Fajtorët kryesorë janë nitritet, shtesat që i qiten mishit të konservuar dhe disa llojeve të sallameve si dhe disa përbërës të tjerë që u qiten kryesisht artikujve të konservuar.
Kujdes të posaçëm duhet kushtuar kafesë: kafeina ngushton enët e gjakut, mirëpo personat që janë mësuar të konsumojnë disa kafe në ditë, në rast të mungesës së rastësishme shkaktohet reaksioni i kundërt, përkatësisht zgjerimi me dhembje i enëve të gjakut. Është dallim i madh në reaksionet ndaj kafeinës dhe secili e di më së miri kufirin e vet. Sido që të merret, nuk rekomandohet të pihen më tepër se dy ose tre filxhanë kafe në ditë.
…dhe ato që nuk i duron organizmi
Dhembja mund të shkaktohet nga artikujt ushqimorë të cilët nuk i duron organizmi ose nga ata artikuj që shkaktojnë alergji. Pra, gjithnjë duhet ditur çka hani. Qumështi është njëri prej artikujve që shpesh nuk durohet, pra që mund të shkaktojë dhembjen e kokës.
Ushqimi që duhet kufizuar: birra, vera, pijet e forta alkoolike, mishi i tymosur, mëlçitë e shpezëve, sallamet, proshuta, peshqit e tymosur, fasulja, lakra, qepa, patatja, ullinjtë, kumbullat, fiku, rrushi, bananet e pjekura, arrat, çokollata, buka e nxehtë.
MËLÇIA
Mëlçia bën pjesë në funksionin e shumë organeve vitale që janë qenësore për shëndetin. Prandaj është me rëndësi që ndaj mëlçisë të veprohet mirë dhe të bëhen përpjekje që të ruhet. Meqë luan rol të madh në procesin e tretjes, kujdesi për mënyrën dhe zgjedhjen e ushqimit kërkon syçeltësi të madhe.
Si t’ia lehtësojmë punën
Që të mos e ngarkojmë së tepërmi dhe që t’i mundësojmë punë të mirë duhet t’ia lehtësojmë detyrën. Përparësi duhet dhënë artikujve ushqimorë që treten lehtë, duhet shmangur shujtat e ngarkuara, e ushqimin duhet shpërndarë në shujta të rregullta gjatë tërë ditës: kafjalli i pasur, dreka dhe darka e lehtë, zëmra gjatë paradites dhe pasdites (më së miri pemë ose jogurt).
Ushqim i llojllojshëm dhe me masë
Të sëmurët nga mëlçia duhet t’i kushtojnë kujdes të madh mënyrës së të ushqyerit. Nuk ka nevojë për viktimizime të mëdha, por mjafton që të ushqyerit të jetë i llojllojshëm, me masë dhe me kalori që i përgjigjen nevojave të trupit dhe punës që kryejmë. Problemet me tretjen do t’i evitojmë nëse e pakësojmë marrjen e yndyrave, posaçërisht ato të sallameve dhe djathërave. Këto lloje të ushqimeve duhet konsumuar vetëm kohë pas kohe. Edhe prodhimet nga qumështi janë burim i rëndësishëm i yndyrave: djathërat, sidomos djathi i vjetër nuk duhet të jetë pjesë e shujtës. Qumështin me pak yndyrë duhet zëvendësuar me atë të payndyrë. Edhe mëlmesat janë burim i yndyrave: gjalpi, margarina dhe vaji duhet konsumuar me masë, ndërsa ushqimin e fërguar vetëm në raste të rralla. Vezët lejohen por jo më tepër se dy në javë.
KOLESTERINA
Kolesterina, yndyra që shpesh fajësohet nga ushqimi, është armiku kryesor i arterieve. Të mbahet kolesterina nën kontroll, do të thotë të pengohen yndyrat e tepërta të depërtojnë në gjak, e për të mirën e shëndetit të zemrës, trurit dhe enëve të gjakut. Një pjesë e kolesterinës vjen nga brenda, ndërsa një pjesë nëpërmjet ushqimit. Me ushqim përkatës mund të ndikohet në të dy proceset dhe të zvogëlohet sasia e yndyrave.
Fajtori kryesor mishi
Mishi përmban sasi të mëdha të kolesterinës. Mirëpo nuk duhet evituar plotësisht. Mjafton që ta kufizojmë në dy-tri herë në javë dhe të zgjidhen pjesët e payndyrta, të zvogëlohen porcionet dhe të shfrytëzohet mënyra e përgatitjes.
Përpara me peshq…
Peshku përmban shumë më pak yndyra dhe kolesterinë sesa mishi i kafshëve dhe shpezëve, prandaj mund të hahet 3-4 herë në javë.
Vajrat e bimëve
Disa vajra bimore (prej misrit, grurit, lulediellit, sojës dhe kikirikut) janë bar i vërtetë në të ushqyerit sepse ndalin biosintezën e brendshme të kolesterinës (edhe pemët e freskëta dhe perimet përmbajnë molekule, të cilat ndalin këtë enzimë, ndërmjetës në biosintezën e kolesterinës. Vajrat e bimëve janë shumë të rëndësishëm sepse janë të pasur me thartira gjysmë të yndyrshme.
Ushqimi që rekomandohet: Brumërat, orizi, patatja, peshku dhe drithërat.
Ushqimi që duhet kufizuar: Mishi i kuq, vezët, alkooli.
Ushqimi që nuk duhet përdorur: Gjalpi, tëlyeni, dhjami, qumështi i yndyrshëm, ushqimi i fërguar, yndyra e mishit, djathërat e yndyrshëm, sallamet, pijet e forta alkoolike dhe likeret.
SINDROMI SPM
Dikur sindromi paramenstrual konsiderohej si lloj i pengesës psikosomatike, mirëpo sot i pranohet statusi i sëmundjes së vërtetë, e cila qëllon mbi 50% të grave.
Pengesat e lidhura me sindromin paramenstrual janë të llojllojshme: prej atyre trupore (dhembja e kokës, dhembja e stomakut, tensioni në kraharor, problemet me tretjen) deri te mundimet psikologjike (ndjeshmëria e lartë, depresioni dhe ndjenja e ngushtësisë, pengesat në gjumë). Edhe pse SPM është mjaft i përhapur, ende shumë pak gra dinë se pjesa më e madhe e pengesave, trupore dhe psikologjike, mund të evitohen ose të lehtësohen me anë të ushqimit.
Kujdes në ushqimin e njelmët
Që t’i lehtësoni pengesat trupore, karakteristike për fazën paramenstruale, duhet evituar artikujt ushqimorë që përshpejtojnë grumbullimin dhe mbajtjen e lëngjeve, përgjegjëse për ngarkesën dhe të ënjturit e kraharorit dhe të barkut. Pra, kufizoni kripën dhe ushqimin e njelmët, sallamet dhe konservat sepse përmbajnë shumë natrium.
Kufizoni ushqimin që shkakton ndezjen:
Zvogëloni sasinë e yndyrave, hani vetëm atë me prejardhje bimore, mos përdorni gjalpin, ndërsa shfrytëzoni vajrat bimore.
Kumbullat e thara kundër depresionit
Është dëshmuar se te gratë në fazën paramenstruale bie niveli i serotoninit i cili mund të ndikojë në disponim. Nëse ka më pak serotonin atëherë shkaktohen depresionet.
Që të vihet një balans hormonal, me rëndësi janë artikujt e pasur me triptofanon, aminothartirë, e cila është e pranishme në sasi të vogla në qumësht, banane dhe pemë të thara. Edhe vitaminat A dhe B6 luajnë rol të rëndësishëm në rregullimin e funksionit të sistemit nervor, ndërsa mungesa e tyre shkakton pengesa neuro-psikike.
HIPERTENSIONI
Hipertensioni është pengesë e shpeshtë, i cili nganjëherë nuk shfaqet me shenja të qarta, por mund të rrezikojë shëndetin e organeve, siç është zemra, veshkat dhe sytë. Hipertensioni mbahet nën kontroll me barna dhe ushqim të posaçëm. Të ushqyerit është pjesë përbërëse e shërimit, sepse hipertensioni lidhet drejtpërdrejt me ushqimin.
Tensioni paksa i ngritur mund të mbahet nën kontroll me anë të ushqimit (90-105 i poshtmi, 140-150 i epërmi), mirëpo kur këto vlera të jenë dukshëm më të larta, nevojitet ndihma e mjekut. Megjithatë, ushqimi përkatës mundëson që të zvogëlohen dozat e barnave, gjë që është shumë e rëndësishme sepse dihet që barnat kundër hipertensionit, përveç përparësive të dukshme, kanë edhe ndikime përcjellëse të padëshirueshme.
Kujdes ndaj kripës
Natriumi, përkatësisht kripa, sigurisht është armiku më i madh i personave që vuajnë nga hipertensioni. Shkaku shpesh shpjegohet me faktin se kripa e tepërt shton sasinë e lëngjeve në gjak dhe "zgjeron" arteriet, gjë që shkakton ngritjen e tensionit.
Sasia mesatare e kripës që fusim në organizëm, sillet prej 10-15 gramë në ditë, gjë që është tepër, nëse e dimë se nuk duhet tejkaluar 4-5 gramë në ditë. Këtë sasi nuk është e vështirë ta arrijmë sepse shumë artikuj ushqimorë përmbajnë kripë, e shprehia që ushqimi të "kriposet" gjatë zierjes është tepër e përhapur. Në shitje ka zëvendësime mjaft të mira për kripën, të cilat mund të përdoren për njelmësimin e ushqimit.
Më shumë peshk, më pak mish
Peshku duhet të hahet së paku dy herë në javë sepse është i pasur me thartirën omega-3, e cila ul tensionin dhe ruan arteriet dhe zemrën. Mishi është i pasur me yndyra, të cilat mund të shtresohen në arterie, duke vështirësuar në këtë mënyrë qarkullimin e gjakut dhe shkaktuar ngritjen e tensionit.
Kaliumi – aleat
Pemët dhe perimet janë të pasura me kalium, mineral i cili ka aftësi për zgjerimin e arterieve. Mjafton që të shtohet në ushqim dhe që tensioni të kthehet në normale. Në mesin e artikujve më të pasur me kalium janë pemët ekzotike, lëngu prej kumbullave, bananeve, dredhëzave, patates, majdanozi dhe domatja.
Artikujt ushqimorë që rekomandohen:mishi i viçit, i lepurit, bibës, pulës, qumështi pa yndyrë dhe jogurti, peshku i lumit ose i liqenit, buka, orizi, vera, birra (vetëm një gotë në ditë), margarina, vaji prej misrit, kikirikëve, lulediellit, lakra, trangujt, qepa, patatja, domatja.
Artikujt ushqimorë që duhet evituar: mishi i konservuar ose i tharë, sallamet, djathërat e vjetër, peshku në vaj, brumërat me vezë, ëmbëlsirat, çokollata, sasitë më të madha të alkoolit, gjalpi, dhjami, pemët e konservuara dhe ushqimi i thartë.
DIABETI
Diabeti është sëmundje që sulmon njësoj edhe meshkujt edhe femrat, nuk mund të shërohet, por vetëm të mbahet nën kontroll, në mënyrë që të zvogëlohen pasojat negative, të cilat mund të jenë mjaft serioze.
Armiku kryesor sheqeri
Me rëndësi është që të kufizohet në masë sa më të madhe përdorimi i sheqerit e përparësi t’i jepet substancave të dobishme për shëndetin e organizmit. Sheqeri mund të zëvendësohet me sukses me ëmbëlsira artificiale. Të ushqyerit e diabetikëve bazohet në artikujt ushqimorë me përbërje të ulët të yndyrave dhe kalorive të cilat ndihmojnë shtimin e peshës së trupit, që do të thotë keqësojnë gjendjen e të sëmurit, si dhe ushqimit të tepërt të konservuar (sepse është i pasur me vitamina dhe me kripëra minerale).
Artikujt ushqimorë që mund të konsumohen:qumështi pa yndyrë, jogurti po ashtu pa yndyrë, më së shumti dy vezë në javë, mishi i viçit, mështjerrës, pulës, bibës, lepurit, qengjit, peshku, djathi pa yndyrë, buka, brumërat dhe orizi, pemët, perimet, çajra të ndryshëm, uji mineral dhe lëngjet e pemëve.
Artikujt ushqimorë të ndaluar:qumështi me yndyrë, qumështi i kondensuar, kremi, vezët në yndyrë, mishi i yndyrshëm, peshku i yndyrshëm, sallamet, mortadela, të gjithë djathërat e yndyrshëm, patatja, perimet në vaj, pijet e gazuara të ëmbla, likeret, aperitivët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerëve
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut
Tetë shenja që tregojnë se mund të jeni simbioseksualë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme