Në situata të caktuara jetësore, individi, por edhe grupet, përballën më të ashtuquajturën “rënie e moralit”, që rëndom ka të bëjë me harxhimin e kapaciteteve për të vazhduar tutje me jetën dhe angazhimet e caktuara.
Por, disa njerëz janë më të fortë moralisht; morali i tyre nuk bie edhe aq lehtë. Përkundër situatave të vështira dhe dështimeve në jetë, ata prapë se prapë nuk dorëzohen, por rimarrin vetën për të vazhduar tutje, transmeton lajmi.net.
Fuqia mentale natyrisht merr kohë për t’u zhvilluar. Business Insider ka bërë një listë prej 21 shenjave që tregojnë se një person mund të jetë më i fuqishëm në aspektin mental në raport me mesataren e njerëzve tjerë, transmeton ljami.net.
Lexoni shenjat që mund të tregojnë se ju jeni më i fortë në aspektin mental se sa mesatarja e njerëzve të tjerë:
1. Balancimi i emocioneve me logjikën.
Njerëzit e fortë mentalisht e kuptojnë se emocionet e tyre mund te ndikojnë në të menduarit e tyre. Andaj, në situatat kur ata duhet të marrin vendime, përpiqen që të balancojnë emocionet me logjikën.
1.Zgjidhni të bëni veprime produktive.
Përderisa shumica ankohen për sjelljet e të tjerëve dhe përpiqen t’i shmangen situatave të vështira, njerëzit e fortë mentalisht refuzojnë të humbin kohën e tyre për gjëra jo produktive.
1.Keni besim në aftësitë e juaj për adaptim dhe ndryshime.
Njerëzit e fortë mentalisht e dinë se sado që ndryshimet në jetë janë të parehatshme, ato mund të përballohen. Ata e fokusojnë energjinë e tyre për t’iu adaptuar ndryshimeve, në vend të rezistencës ndaj saj.
1.Ju përballeni direkt me frikën që ju pengon juve të shkoni para. Pra, e pranoni atë si të tillë, dhe përpiqeni që të kaloni atë.
2.Ju mësoni prej gabimeve të juaja.
3.Ju e balanconi vet-pranimin me vet-zhvillimin.
Është karakteristikë e njerëzve të fortë moralisht që të pranojnë vetën e tyre ashtu siç janë, përderisa në të njëjtën kohë e pranojnë edhe nevojën që kanë për të ndryshuar dhe zhvilluar tutje. Për më shumë, ata janë realist për atë që janë dhe atë që duan të bëhen, dhe e balancojnë hapësirën mes kësaj.
1.Ju sinqerisht i gëzoheni sukseseve të të tjerëve.
2.Ndjeheni komod me vlerat dhe principet e juaja jetësore.
3.Punoni për të zhvilluar edhe më tej aftësitë e juaja, dhe nuk preokupoheni më tendencën për t’i shfaqur ato.
4.Jetoni një jetë autentike.
Njerëzit e fortë moralisht janë të sinqertë me vetën e tyre. Fjalët e tyre janë në përputhje me veprimet që ata bëjnë.
1.Ju i shikoni vështirësitë e jetës si mundësi për t’u zhvilluar tutje.
“Çdo gjë që nuk më mbyt më bënë më të fortë”, është thënie e filozofit Frederich Nietzche, dhe thuajse premisë jetësore e gjermaneve.
1.Vlera e juaj mbështetet në atë se kush jeni, jo në atë se çka arrini.
Njerëzit e fortë mentalisht ndjehen mirë me vetën e tyre, pa marr parasysh nëse humbin apo fitojnë.
1.Jeni të gatshëm për projekte të mëdha.
Njerëzit e fortë mentalisht i konsiderojnë qëllimet e tyre jetësore si maratonë, jo vrapim sprint. Ata janë të gatshëm që të durojnë dhimbjet e përkohshme kur ato u mundësojnë atyre arritje afatgjata.
1.I përballoni dështimet.
Për njerëzit e fortë mentalisht dështimet nuk janë fundi i botës. Në vend të kësaj ata përpiqen që dështimet t’i shndërrojnë në mundësi për suksese në të ardhmen.
1.Jeni optimist realist.
Njerëzit e fortë nuk lejojnë që dëshirat dhe optimizmi i tyre t’i verboj ata përpara realitetit faktik.
1.Pranoni përgjegjësinë personale për zgjedhjet që bëni.
2.Jeni mirënjohës për jetën dhe gjërat tjera.
3.Përqendroheni në atë që mund të kontrolloni.
Njerëzit e fortë mentalisht janë edhe më të suksesshëm në jetë, për shkak se ata energjinë e tyre e fokusojnë në gjëra produktive, në gjëra që mund t’i kontrollojnë, dhe jo në ato që janë jashtë kontrollit të tyre.
1.Përfshihemi në situata që kërkojnë zgjidhje të problemeve.
2.Jeni i hapur për të mësuar nga njerëzit që ju rrethojnë.
3.Ju punoni në dobësitë e juaja, në vend të maskimit të tyre.
Përderisa shumë njerëz përpiqen që t’i fshehin dobësitë dhe paaftësitë e tyre, njerëzit e fortë mentalisht investojnë energjinë e tyre për të zhvilluar vetën dhe përmirësuar dobësitë që kanë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arinjtë në Turqi “nuk mund të bëjnë gjumin dimëror” – fajin e kanë temperaturat e larta
Përplasja e një kamioni shkaktoi derdhjen e qindra litrave qumësht në autostradën e Floridës
Një ‘mashtrim’ që po shkakton reagime të shumta – kopshti zoologjik ngjyros qentë për t’u dukur si tigra
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA
Arinjtë në Turqi “nuk mund të bëjnë gjumin dimëror” - fajin e kanë temperaturat e larta
Taksia "luksoze" që po bëhet virale në rrjete sociale - ofron WiFi falas, ushqime dhe medikamente
Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet