LAJMI I FUNDIT:

Shëmbëlltyra e familjes Jashari është unikate

Shëmbëlltyra e familjes Jashari është unikate

Në ditën e dytë të shënimit të manifestimit të Epopesë së UÇK-së, presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi kanë bërë homazhe pranë varreve të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari.

Presidenti Sejdiu, ka thënë se shëmbëlltyra e familjes Jashari është unikate për brezat e ardhshme, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të gjithë njerëzit e tjerë të botës që e duan lirinë.

Kryeministri Thaçi ka thënë se vepra e komandantit Adem Jashari ka qenë, është dhe do të mbetet udhërrëfyes edhe në të ardhmen për gjithë popullin e Kosovës, i cili asnjëherë nuk do të harrojë sakrificën sublime të familjes Jashari në luftën për liri.

Kryeparlamentari Krasniqi ka vlerësuar se Prekazi legjendar është vendi i cili i bashkon të gjithë shqiptarët për të shënuar Epopenë e madhërishme të UÇK-së, falë luftës të të cilës sot ne gëzojmë lirinë.


Homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Prekazin kanë bërë edhe zyrtarë të tjerë të institucioneve të vendit, si zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi, Ramë Manaj, ministri i FSK Fehmi Mujota, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi, etj.

Edhe qytetarët nga të gjitha trojet shqiptare kanë bërë homazhe për të nderuar veprën sublime të familjes Jashari në Prekazin legjendar.

Ngjarja e 5, 6 dhe 7 marsit, jo vetëm për Prekazin, Drenicën apo Kosovën, por për gjithë popullin shqiptar kujtohet si një ngjarje e madhe, pasi pikërisht nga Prekazi legjendar buruan pushkët e para të lirisë.

Ndryshe, të shtunën në mbrëmje në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë mbahet një Akademi Përkujtimore. Ndërkaq, të dielën në Prekaz, është paraparë manifestimi tradicional “Nata e zjarreve”, me të cilin përmbyllet manifestimi në përkujtim të rënies heroike të komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari. /rtk/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Lajme
Kalo në kategori