LAJMI I FUNDIT:

Shefi më i “mirë” në botë: Ulë pagën e tij, u rrit pagat punonjësve

Shefi më i “mirë” në botë: Ulë pagën e tij, u rrit pagat punonjësve

Dan Price, pronari i një kompanie të vogël të përpunimit të kartave të krediti, është bërë këtë javë personi më i dëshiruar për punëmarrësit. Drejtori ekzekutiv krijoi një pagë minimale prej 70.000 dollarë, ndërkohë që pagën e tij e çoi në 1 milion dollarë.

“A është edhe dikush i emocionuar si unë? Unë jam i lumtur”, tha Dan Price, pasi prezantoi politikën e tij të re të pagave.

“New York Times” shkruan se për tre vitet e ardhshme drejtori Ekzekutiv i “Gravity Payments” do t’u ofrojë pagën prej 70.000 dollarë për 120 punonjësit e tij.


Price lexoi një hulumtim që tregonte se njerëzit që fitojnë më pak se 70,000 dollarë në vit mund të bëhen me të vërtetë të lumtur nëse marrin një rritje të pagës.EL46arE

Pas kësaj, Price thjesht vendosi që të rrisë rrogën e secilit me minimumin 70,000 dollarë, kjo edhe për punëtorët në shkallën më të ulët të korporatës. 70 nga punonjësit do të kenë rritje të pagës, kurse 30 do të marrin dyfishin e pagës në bazë të politikave të reja!

Në mënyrë që të ndihmojë në pagesën e pagave të reja, Price do të ulë pagën e vet vjetore nga 1 milion dollarë në 70,000 dhe do e japë një pjesë të mirë të profitit të parashikuar të kompanisë për të realizuar këtë vendim. “Norma e tregut për mua si drejtor ekzekutivi krahasuar me një person normal është qesharake, absurde”, deklaroi Price për “Times”.

Sipas një hulumtimi bërë në vitin 2013 një punëtor i McDonald’s i duhej të punonte 7 muaj që të fitonte atë që drejtori ekzekutiv i kompanisë e fitonte për një orë. /Telegrafi/
gravity-income-announce-videoSixteenByNine540-v2