LAJMI I FUNDIT:

SHBA tërhiqet nga Traktati i Armëve të OKB-së

SHBA tërhiqet nga Traktati i Armëve të OKB-së

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi këtë të premte se administrata e tij do të tërheqë “firmën” e Shteteve të Bashkuara nga Traktati i OKB-së për Tregtinë e Armëve, në përgjigje të shqetësimeve të shprehura nga aktivistët e të drejtave të armëve se, ai traktat mund të dëmtojë të drejtën e amerikanëve për të mbajtur armë.

“Nën drejtimin e administratës sime, ne nuk do ta dorëzojmë sovranitetin amerikan tek askush. Ne nuk do të lejomë kurrë burokratët e huaj t’iu nëpërkëmbin lirinë e ofruar nga Amendamenti i Dytë. Pikërisht për këtë arsye, administrata ime nuk do të ratifikojë kurrë Traktatin për Tregtinë e Armëve të Kombeve të Bashkuara”, tha Trump përpara audiencës së mbledhur në takimin e përvitshëm të Shoqatës Kombëtare të Armëve (NRA) në Indianapolis.

“Jam këtu për të shpallur zyrtarisht sot, se Shtetet e Bashkuara do të revokojnë efektet e firmës amerikane nga ky traktat i hartuar keq. Ne do të tërheqim firmën tonë”, tha ai, përcjell tch.


Ish-presidenti Barack Obama e nënshkroi traktatin në fjalë në vitin 2013, e më pas e dërgoi atë për ratifikim në Senat.

Por, në një shfaqje “live” gjatë kësaj të premteje, Trump nënshkroi mbi podiumin e organizimit të NRA-së një letër për Senatin, të cilit i kërkohet të ndalë procesin e ratifikimit dhe rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë, “ku unë do të firmos dorëheqjen prej saj”, tha ai.

Traktati synon të rregullojë tregtinë ndërkombëtare të armëve konvencionale, duke përfshirë nga armët e vogla e deri te tanket, duke u kujdesur specifikisht në “parandalimin dhe zhdukjen e trafikut të paligjshëm të armëve konvencionale dhe devijimin e tyre në duart e gabuara”.

Në trend Botë

Më shumë
Rrëzohet aeroplani luftarak francez në Indi, pilotët katapultuan në momentin e fundit

Rrëzohet aeroplani luftarak francez në Indi, pilotët katapultuan në momentin e fundit

Azia
Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Azia
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia
Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Greqia
I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore

I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore

Evropa
Piloti britanik tregon uljen me aeroplan në disa nga pistat më të rrezikshme në botë - përfshirë një me pjerrësi prej 30%

Piloti britanik tregon uljen me aeroplan në disa nga pistat më të rrezikshme në botë - përfshirë një me pjerrësi prej 30%

Botë
Kalo në kategori