LAJMI I FUNDIT:

SHBA-të rol drejtues në luftimin e AIDS-it

SHBA-të rol drejtues në luftimin e AIDS-it

Me pranimin e përpjekjeve më të mëdha në luftë kundër sëmundjes vdekjeprurëse Sida në Vjenë përfundoi konferenca botërore për AIDS-in.

Në një videomesazh presidenti amerikan Barack Obama tha se vendi i tij si mikpritës i konferencës së ardhshme në korrik të vitit 2012 do të angazhohet për përparime të fuqishme.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të marrin rolin drejtues në luftimin e AIDS-it, tha Obama. Në mbyllje të Konferencës së 18-të Botërore të Sidës, kryetarja e Shoqërisë Ndërkombëtare të Sidës, Françoise Barre-Sinoussi i bëri thirrje politikës që të sigurojë mundësitë e një trajtimi të duhur për pacientët e prekur me virusin HIV.

Nga shkenca kërkohet që të zhvillojë metoda më të thjeshta, më të lira dhe të efektshme. Industria farmaceutike duhet të jetë pjesëmarrëse më e fuqishme në luftë kundër Sidës. Në konferencën gjashtëditore për Sidën morën pjesë mbi 20 mijë shkencëtarë, mjekë dhe politikanë. /dw/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori