LAJMI I FUNDIT:

SHBA: HP Veer 4G del më 15 maj

SHBA: HP Veer 4G del më 15 maj

Operatori më i madh mobil amerikan, AT&T, ka paralajmëruar se nga 15 maji 2011 do të fillojë të shesë modelin e ri të telefonit HP Veer 4G.

Përdoruesit e këtij operatori mobil do të mund ta blejnë këtë model të avancuar të telefonit pas datës 15 maj, ndërsa çmimi për HP Veer 4G është 99 dollarë, por vetëm pas nënshkrimit të një kontrate dy-vjeçare me operatorin.

HP Veer 4G bazohet në sistemin operativ të kompanisë Palm, webOS 2.1, ndërsa telefoni me ekran të ndjeshëm prej 2.6 inç dhe rezolucion prej 320 x 400 pikselëve posedon edhe tastierën e plotë QWERTY, si dhe kamerën me “geo-tagging” e cila vjen me 5 mega-piksel.

Specifikat tjera të HP Veer 4G përfshijnë edhe lidhjen WiFi, GPS, Bluetooth 2.1, 8GB memorie të integruar dhe bateri me 910 mAh. / Telegrafi /