LAJMI I FUNDIT:

SHBA, hetime mbi fondacionin e republikanit Trump

SHBA, hetime mbi fondacionin e republikanit Trump

Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut ka nisur një hetim mbi fondacionin e kandidatit presidencial Donald Trump për donacione të dyshimta.

Eric Schneiderman sqaroi se zyra e tij kërkon të sigurohet se fondacioni i manjatit të pasurive të paluajtshme “po zbaton me përpikëri ligjet e diktuara organizatave bamirëse në Nju Jork”.

Ekipi i Trumpit reagoi menjëherë, duke e cilësuar lëvizjen e demokratit Schneiderman si një “manovër prej simpatizanti politik”.


“Prokurori e ka mbyllur prej vitesh njërin sy për fondacionin Clinton”, u shpreh zëdhënësi i fushatës së kandidatit republikan, Jason Miller, që hetimin e përshkroi si një “tjetër goditje me porosi, të menduar vetëm për të shkëputur vëmendjen nga java e tmerrshme e Clintonit”.

Vet Schneiderman i sqaroi CNN-it shqetësimet që rrethojnë organizatën e Donald Trumpit.

“Kemi hetuar mbi këtë subjekt dhe kemi pasur korrespondencë me njerëzit atje. Nuk desha ta bëj të madhe e të mbaj ndonjë konferencë shtypi, por jemi duke verifikuar që të sigurohemi nëse fondacioni Trump i përmbahet ligjeve në fuqi”, tha Eric Schneiderman, kryeprokuror i Nju Jorkut.

Sipas mediave vendase, hetimi ka nisur të paktën që prej muajit qershor, kur u vu zyrtarisht në pikëpyetje donacioni i bërë në vitin 2013 një grupi që mbështeste Prokuroren e Përgjithshme republikane të Floridas, Pam Bondi.

Pagesa prej 25 mijë dollarësh ishte bërë në kohën kur zyra e Bondit po merrte në konsideratë siç thuhet, hapjen e një hetimi për mashtrim ndaj universitetit Trump.

Hetimi në fjalë nuk u hap kurrë, edhe pse Bondi mohoi të ishte influencuar nga donacioni.

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika

"Dragoi" ukrainas shkatërron tankun e ushtrisë ruse, publikohen pamjet

Evropa
OBSH miraton testin e parë diagnostikues të Lisë së majmunit për përdorim emergjent

OBSH miraton testin e parë diagnostikues të Lisë së majmunit për përdorim emergjent

Botë
Kalo në kategori