Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian po planifikojnë të ndërpresin miliarda dollarë investime në eksplorimin e naftës dhe gazit në Rusi nga kompanitë më të mëdha në botë si Exxon Mobil dhe BP.
Lajmi është bërë publik nga disa burime pranë qeverisë amerikane. Sanksionet e planifikuara ndaj Rusisë do të ndalojnë kompanitë europiane dhe ato amerikane të bashkëpunojnë me Rusinë në kërkime për naftë dhe gaz në Arktik, deklaruan dy zyrtarë amerikanë, të cilët kanë preferuar të qëndrojnë anonim, pasi masat nuk janë bërë ende publike.
Rusia, ashtu si Shtetet e Bashkuara dhe Arabinë Saudite, është një ndër prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë dhe është furnizuesja kryesore e Europës me energji. Por fushat e saj konvencionale janë në rënie dhe për këtë arsye po shikon mundësi eksplorimi në Siberi dhe në Arktik. Kompania Exxon nënshkroi një marrëveshje prej 3.2 miliardë dollarë në vitin 2011 me kompaninë ruse, Rosneft Oil për të bërë kërkime në Arktik. Kompania ndërkombëtare me bazë të Texas, konsiderohet si ndër të vetmet që mund të nxjerrë naftë nga ujërat e thella.
Sanksionet e reja, nëse do të aplikohen, do të ishin shumë të dëmshme për të ardhmen e Rusisë pasi kërkimet do të duan 5 ose 10 vite. Por aplikimi i sanksioneve mund të parandalohet nëse Moska mbështet armëpushimin. Zyrtarët e Bashkimit Europian e shtynë për një moment të dytë implementimin e sanksioneve, pavarësisht se i miratuan ato. Javën e kaluar, i dërguari i SHBA në Bruksel, tha për Reuters se Uashingtoni po merr në konsideratë kufizimin e eksporteve të teknologjisë së lartë që është e destinuar për industrinë energjetike në Arktik./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë