LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Banka Qendrore vendosi të mos ndryshojë shkallën e interesit

Ashtu si pritej Banka Emetuese e SHBA-ve nuk e ndryshoi interesin e referencës për SHBA-të. Interesi i referencës në SHBA është 2%.

Pas një mbledhjeje të Komisionit për Tregun e Hapur mbikqyrësit e monedhës u shprehën të martën me shqetësim si si për rrezikun e koniukturës ashtu edhe të inflacionit. Lidhur me politikën e ardhëshme të interesave bankare bankierët e Bankës Emetuese nën Ben Bernanke nuk bënë asnjë publikim.

Tregjet e financave vazhdojnë të mbeten nën presion


Prej muajsh ekspertët dhe komentatorët na përgatisin, që ekonomia botërore ndodhet pak para një rënieje. Në SHBA kërcënon recersioni, në Evropë ngadalësimi i ndjeshëm i rritjes ekonomike, edhe në Kinë, pjesërisht me dëshirën e politikës, së shpejti do të marrin fund kohët e kuotave të larta të zhvillimit. Ajo që thonë përfaqëuesit e Bankës Emetuese të SHBA në vendimin e fundit për interesin e referencës nuk tingëllon qetësuese: Gjendja e tensionuar në tregjet e kredive, tregu i paralizuar i pasurive të patundshme dhe rritja e kostove të energjisë rendojnë mbi koniukturën, deklaroi Banka Emetuese, Fed. Tregjet e financave vazhdojnë të mbeten nën presion.

Gjendje e tensionuar edhe në tregun amerikan të punës

Edhe gjendja në tregun amerikan të punës është e tensionuar. Me 5,7% kuota e papunësisë arriti në korrik nivelin më të lartë qysh nga marsi i vitit 2004. Edhe më pesimist është ish-shefi i Bankës Emetuese të SHBA, Alan Greenspan. Ai në gazetën "Financial Times" madje paralajmëroi për një krizë të shekullit dhe parashikon që një sërë bankash nuk do të mund t’i mbijetojnë kësaj krize.

Pasojat e koniukturës amerikane ndihen në të gjithë botën

Duket pra që zërat pesimistë mbi koniukturën në SHBA tani janë të shumtë dhe nëse dridhet ekonomia më e madhe në botë, dihet që tështin si pasojë e gjithë pjesa tjetër e botës. Madje as sinjalet pozitive, që nënkutpjnë, se jo gjithçka do të shkojë kaq keq, nuk influencojnë kundrejt skeptikëve. Ekonomia amerikane në tremujorin e dytë pas përllogaritjeve të para është rritur me rreth 1,9 % – ndërkohë që recesioni është krejt ndryshe. Por kjo rritje ka të bëjë vetëm me dhuratat tatimore disa miliardëshe të qeverisë së Bushit, thonë pesimistët. Këto shpenzime konsumi shumë shpejt do të shuhen dhe pastaj konsumatorët do të preken tërësisht prej krizës së kredive dhe të pasurive të patundshme.

Eshtë gota gjysmë e mbushur apo gjysmë e zbrazur?

Në sfondin e kërkesës së papritur solide të konsumatorëve në SHBA Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka rritur nga 0,5 në 1,3% parashikimin për rritjen e ekonomisë më të madhe në botë. Në sfondin e të tilla parashikimeve të bësh fjalë për recesion duket si pakujdesi. Aq më tepër që kësaj i shtohen edhe të tjera lehtësime. Çmimi i naftës dhe i energjisë, që ka shkaktuar goditje të forta inflacioni në mbarë botën, qysh prej disa kohësh po luhaten. Kjo i bën bankat qendrore në botë që të shpresojnë, se rritjet e çmimeve në të shkuarën ishin një dukuri e përkohshme dhe se tani ato po kalojnë në të ashtuquajturat efekte të raundit të dytë. Ndryshe nuk mund të kuptohet vendimi i Bankës Emetuese të SHBA, që e mbajti të pandryshuar inetresin e referencës. Edhe Banka Qendrore Evropiane në mbledhjen e saj të enjten do të përmbahet, që me rritjen e re të interesit të referncës të mos i frenojë edhe më shumë forcat e zbehta të rritjes ekonomike.

Aktualisht është e papërgjegjshme të fjasësh për recesion

S’ka asnjë diskutim: çdo zhvillim arrin një herë në pikën qëndrimit në vendnumëro. Ndërkohë kanë koniukturë të lartë pesimistët. Por në sfondin e sinjaleve kontradiktore të bësh fjalë për recesion, është e papërgjegjshme. Ai që vazhdimisht paralajmëron për krizë dhe recesionin që kërcënon, i bën të pasigurtë konsumatorët dhe ndërmarrjet, e tek e fundit e ndjell vet krizën. Rënia ekonomike, për të cilën flasin të gjithë dhe e presin, është një profetësi që përmbushet vetëvetiu: konsumatorët kursejnë, ndërmarrjet i shtyjnë investimet e tyre, shkurtohen vendet e punës, mallrat mbeten stoqe. Por deri këtu nuk duhet të arrijë puna. Ekonomia, është shprehur dikur ish-Ministri gjerman i Ekonomisë dhe Kancelari Ludvig Erhard (Ludwig Erhard) përbëhet gjysmë nga psikologjia. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë psikologët me ndjenjë nuk duhet ta bëjnë pacientin më të sëmurë nga ç´është në vërtetë. /DW/

Në trend Ekonomi

Më shumë
LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Kalo në kategori