LAJMI I FUNDIT:

SHBA aktivizon në Shqipëri Shtabin e Forcave Speciale për Evropën

SHBA aktivizon në Shqipëri Shtabin e Forcave Speciale për Evropën

Aktivizohet në Shqipëri Shtabi i Përparuar i Komandës së Forcave Speciale Amerikane në Evropë. Ky shtab do ofrojë ekspertizë të lartë dhe do të sigurojë ndërveprueshmëri me Forcat Speciale shqiptare, por edhe me ato të rajonit.

Për ambasadoren amerikane në Shqipëri Yuri Kim, prania e kësaj baze amerikane, tregon se lidhjet mes Shqipërisë dhe SHBA janë më të forta se kurrë.

“Vitin e kaluar mikpritët “Defender ‘21” duke dëshmuar se marrëdhënia jonë e sigurisë ishte gati për nivelin tjetër. Dhe ja ku jemi. Me vënien në funksion të Task Forcës për Ballkanin për herë të parë në histori, Shqipëria ndoshta për habi të të gjithëve, do të jetë baza e një pranie të përhershme ushtarake amerikane”, u shpreh ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.


Ndërkohë ministri Peleshi theksoi se “ky vendim erdhi në momentin e duhur, në kulmin e pasigurive dhe situatës së zymtë që po kalon kontinenti ynë, si dhe dëshmoi për të disatën herë lidhjen e fortë që buron nga Partneriteti Strategjik i Shqipërisë me SHBA-të”.

“Vendi ynë e ka bërë të qartë qëndrimin për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, sipas kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Mbështetja jonë për Ukrainën ka qenë dhe do të vijojë të jetë e palëkundur. Kjo mbështetje konsiston në qëndrime politike, diplomatike, e cila kulmon me veprimet dhe qëndrimet tona në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, por edhe mbështetje të natyrës praktike ushtarake.  Për më tepër, kush mendonte se do të na përçante në këtë situatë të vështirë, bëri llogari të gabuara, pasi, Aleanca jonë, BE-ja dhe gjithë Komuniteti Perëndimor u bashkuan dhe janë më të bashkuar se kurrë më parë, në mbështetje të Ukrainës”, theksoi ministri Peleshi./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori