LAJMI I FUNDIT:

Shalë: Zjarr në godinën e komunës

Shalë: Zjarr në godinën e komunës

Një zjarr ra të hënën në godinën e komunës Shalë në Shkodër.

Policia tha se “disa persona i vunë zjarrin godinës së komunës por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme të konsideruarshme materiale”, raportoi ora news.

Policia nisi hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./Telegrafi/