LAJMI I FUNDIT:

Sfidë e ATK-së dhe Doganave mbledhjeve të të hyrave

Sfidë e  ATK-së dhe Doganave mbledhjeve të të hyrave

Përfaqësues të dy institucioneve kryesore për mbledhjen e të hyrave buxhetore, Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), kanë raportuar për herë të parë në komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa, rreth të hyrave dhe sfidave me të cilat ballafaqohen këto dy institucione.

Lulzim Rafuna, drejtor i Doganave të Kosovës, ka thënë se sfida kryesore e doganave është mbledhja e të hyrave nga pikat kufitare të cilat ndodhen në veri të Mitrovicës. Ai po ashtu është zotuar se dogana do të realizojë projeksionet e paraparë në buxhetin e këtij viti. “Sfidat më të mëdha që janë për ne që ne edhe pse jemi duke funksionuar në veri jemi duke I inkasuar detyrimeve importuese doganore , sfidë do të jetë funksionalizimi ose vendosja e plotë e asaj pjesës”, ka thënë Rafuna.

Ilir Deda, anëtar i komisionit për Buxhet dhe Financa ka kërkuar nga i pari i doganës të dijë se cilat sfidat më të mëdha që Doganat e Kosovës kanë dhe si do të mund mbledh të hyrat nga luftimi i evazionit fiskal. “Ju thatë që në fund doganat kanë me mbledh 40 milionë më shumë si rezultat i luftimit të evazionit fiskal, mua po më duket pak si shifër se po del që luftimi i evazionit fiskal edhe informaliteti është i mangët, por ajo nuk është vetëm punë e juaja por çka do të ndërmerrni që të rritet efikasiteti i luftimit të evazionit fiskal dhe informalitetit”, ka thënë Deda.


Ndërsa, Besa Gaxheri, anëtare e komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa, ka kërkuar të di se çfarë ndikimi do të ketë pakoja e re fiskale dhe vendimi i Qeverisë për ndryshimin e akcizës. ”Cili do të jetë ndikimi i pakos së re fiskale në buxhetin 2015 dhe planifikimi i buxhetit 2016 edhe KASH 2016-2018, duke e pasur parasysh ndryshimin që po e bëjnë ligjet, a keni bërë analizë në këtë drejtim. Në bazë të raportit tre mujor të hyrat në tre mujor janë realizuar 17 për qind edhe unë po dua me ditë që a keni bërë ndonjë planë me arrit me i mbledh të hyrat që janë planifikuar”, tha Besa.

Ndërsa, Rafuna ka treguar se pako e re fiskale do të ketë ndryshime edhe në të hyra të doganave. “Do të ketë ndikim por ende nuk e kemi një shifër të saktë për arsye se jemi duke pritur derisa të finalizohet ligji edhe ta dimë saktë do të jetë efekti i saj. Ndërsa sa i përket efektit të vendimit për akcizat të cilin e kemi marrë sipas analizave tona që i kemi bërë efekti është i pritshëm që të jetë 14 milionë euro në rast se importohet ajo sasi e mallit e cila është importuar sipas historiatit të vitit 2013”, ka thënë Rafuna.

Rafuna po ashtu ka raportuar edhe për të hyrat në tre mujorin e parë të këtij viti, ku tha se për këtë periudhë ka pasur rënie të sasisë së mallit për 12.61 për qind. “Dogana e Kosovës në periudhën janar –mars të vitit 2015, jemi përballur me një rënie të sasisë së mallit për shkak të faktorëve të cilët nuk kanë qenë në domenin. Kemi pasur një rënie të sasisë së mallit prej 12.61 për qind, mall më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014 janar-mars. Përkundër kësaj rënie të sasisë, ne kemi arritur që të kemi të hyra më shumë për 2 për qind se sa viti i kaluar “, ka thënë Rafuna.

Sipas tij, doganat kanë proceduar në prokurori vetëm gjatë muajve të parë 263 kundërvajtje doganore, ndërsa janë proceduar në prokurori 30 kallëzime penale.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme në këtë komisionin ka raportuar edhe drejtori i ATK-së, Behxhet Haliti, i cili ka thënë se ka pasur të hyra më shumë por me ngecje në realizimin e projeksioneve të të hyrave buxhetore. “Gjatë periudhës 3 mujore ka inkasuar rreth mbi 12 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ndërsa krahasuar me planin kemi ngecje për -5.3 për qind për periudhën raportuese”, ka thënë Haliti.

Gaxheri ka qenë ajo që ka kërkuar të di nga i pari i ATK-së, se sa është duke u luftuar informaliteti. “Të them që 15 vite që po mundohemi me ngritë sistemin e Administratës Tatimore, e dimë që është bërë punë e madhe por realisht në terren nuk është gjendja e kënaqshme…Cilat masa janë ndërmarrë për luftimin e ekonomisë joformale dhe evazionit fiskal.. çfarë problem konkret keni identifikuar ju.. cilat masa i ka marrë ATK për të shmang trendin e rritjes së borxhit dhe reduktimin e nivelit aktual të borxhit, si ka ndikuar vendimi i qeverisë, i fundit, ky për faljen e borxheve”, ka pyetur Gaxheri.

Ndërsa, Haliti ka thënë se nuk ka ndonjë ndikim në të hyra nga vendimi i qeverisë për faljen e borxheve. “Niveli i borxheve për periudhën 200 -2008 vetëm 30 për qind është bazë, ndërsa pjesa tjetër është ndëshkim dhe interes dhe administrate tatimore dhe gjitha masat që i ka marrë prej 2009 deri në 2014 ka mbledh po aq sa është mbledh 2000 -2008 po ka arrit në një pikë kur kostoja e amportuar edhe është e mundshme me shkuar më tutje”, ka thënë Haliti.

Ai po ashtu ka thënë se evazioni fiskla sillet rreth 27 deri në 32 për qind. “Administrata Tatimore luftimin e ekonomisë jo formale nuk ka vepruar në mënyrë prej rastit në rast me luajt rolin e zjarrfikësit…Kemi arritur që për çdo vit ne të kemi të hyra prej 3 fish deri në 5 fish sa është rritja e shkallës së GDP-së dhe ky ka qenë një zotim i joni ndajë qeverisë…Unë nuk them që nuk ka ekonomi jo formale …Nëse i marrim statistikat për ekonomi jo formale, unë pajtona që është një e treta si ekonomi jo formale 2008, thuhet se ka qenë ekonomi informale rreth 38 sipas një modeli, ndërsa me të njëjtat parametra të llogaritura këtë vit ose të publikuara në dhjetor nga një grupo i ekspertëve të Bashkimit Evropian del që është rreth 27 deri 32 me parametra të njëjtë që eshët matë nga Banka Botërore”, ka thënë Haliti.

Po ashtu, komisioni sot ka miratuar në lexim të parë edhe shqyrtimin në parim të Projektligjit për Tatimin në të Ardhurat Personale, shqyrtimin në parim të Projektligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, si dhe raportin vjetor financiarë të Instituti Gjyqësor të Kosovës për vitin 2014. /Telegrafi/